Hitleri mori “viager primitive” për të bërë seks me Eva Braun

elbruna

Anëtar i Respektuar
LONDER- Adolf Hitleri ka marrë “viagër primitive” për të kryer marrëdhënie seksuale me Eva Braun, nusen e tij të fundit me të cilën u martua një natë para vetëvrasjes. Të dhënat zbulohen në librin e ri i cili tregon për shëndetin e brishtë të Adolf Hitler.
Libri bazohet në shqyrtimin e arkivave të dokumentave mjekësore të klasifikuara si dokumente ushtarake. Në libër thuhet se diktatori kishte shumë frikë nga ilaçet hapa dhe shumicën e ilaçeve e merrte nëpërmjet injeksionit.

Autorët e librit “Ai ishte hitleri III” pretendojnë se Hiteli kishte marrë 82 lloje ilaçesh gjatë sundimit të gjemarnisë naziste duke përfshirë këtu dhe Viagrën primitive, e cila ishte një ekstrakt testosteroni.

Libri bazohet më shumë në letrat e doktor Theodor Morrell, i cili konsiderohej si një nga sharlatanët me afër Hitlerit.
I njohur si zoti i shiringave, sipas librit, në 1944 Morel nisi ti injektonte në gjakun e Hitlerit injeksione të përbërë nga testosterone dhe një koktaili të përbërë nga sperma dhe gjëndra të prostatit të demave të rinj.

Hitleri, atëherë 55 vjecar, besonte se kjo do ti jepte energjinë e duhur për takimet me të dashurën e tij të re, atëherë 32 vjecare e cila do të vdiste një vit më vonë në bunkerin e Berlinit si nusja e tij me e re.

Hitleri në moshën 56 vjecare vrau veten, edhe Eva Braun, 33 vjece,në prill të 1946 vrau veten ne bunker duke mire tableta cianuri, vetem një ditë pasi ato u martuan.

Doktorët tregojnë se Hitleri i cili urdhëroi vdekjen e miliona hebrenjve kishte frikë nga hapat, kështu që Morrel pjesën më të madhe të ilaçeve ia injektonte me gjilpëra.

Në një periudhë të caktuar të luftës, Hitleri merrte 28 lloje ilaçesh në ditë, nga 82 lloje droge.

Zbulime të tjera tregojnë se Hitleri kishte një frikë të madhe nga kanceri, presioni i lartë gjakut, dhimbjet koke.

Historiani Henrik Eberle dhe doktori Hans Joachim Neuman, profesor i mjekësisë në spitalin universitar të Berlinit thonë se ato u përpoqen të zbulonin nëse gjëndja e tij fizike e dobët në një farë mënyre kishte ndikuar në vendimin e tij monstruoz për vdekjen e miliona hebrenjve.

Autoret mbyllin librin e tij duke shkruar se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe shton “Në asnjë moment Hitleri nuk vuante nga patologjia e zhgënjimit. Ai ishte gjithmonë i vetëdijshëm për veprimet e tij. Ai ishte tërësisht i ndërgjegjshëm”

Akademikët besojnë se studimi i tyre ka zhdukur disa mite.

Ato nuk kanë gjetur prova që të mbështesin këngën britanike të kohës së luftës sipas së cilës Fuerhrer ishte vetëm me një testikul, apo që kokëshpulla i tij ishte deformuar pasi kur kishte qenë i vogël ishte kafshuar nga një dhi, apo që personaliteti i tij ishte prekur shumë nga konsumimi i substancave ekzotike gjatë gjithë karrierës së tij.

Ata gjithashtu nuk kanë zbuluar asnjë provë se Hitleri vuante nga sifilizi për të cilën shkruhet në 14 faqe në autobiografinë e Mein Kampf të quajtur ndryshe si sëmundja e hebrenjve.


(balkanWeb)
 
Back
Top