Historitë e grave me tatuazh

Love

βeℓℓe â๓e
Pjesë e riteve fetare apo e snobizmit, tatuazhet kanë qenë gjithnjë pjesë e kulturave, qysh prej vitit 3300 para Krishtit, deri në ditët tona. Historia e gruas së rrëmbyer nga indianët, e pikturuar në mjekër për t’i siguruar udhëtimin në botën tjetër…


Australian-model-Cindy-Ray-had-become-a-global-superstar-by-1962-474x324.jpg

Modelja australiane, Cindy Ray, u bë një superstar botëror në 1962

Zakonisht mendohet se tatuazhet janë një fenomen modern. Duke iu referuar librit “Bodies of Subversion: A Secret History of Women and Tattoos”, historia e tyre është shumë më e hershme. Që nga gratë vendëse të Amerikës që bënin tatuazhe nëpër trup si pjesë e riteve fetare, te gratë e shoqërisë së lartë viktoriane, që çmendeshin pas tatuazheve, bojatisja e trupit ka qenë pjesë e kulturave prej shekujsh.

Women-with-extensive-tattoos-1920-474x676.jpg

Gra me tatuazhe të shumta, viti 1920

Dhe ndërsa mbulimi i trupit me tatuazhe është bërë pjesë e një trendi popullor për dekorimin e trupit, për Olive Oatman, një nga të parat gra të bardha, që bëri një tatuazh, nuk ishte çështje zgjedhjeje.

Historia e saj nisi kur gjatë një udhëtimi u rrëmbye në moshën 13-vjeçare nga një grup indianësh Yavapais, bashkë me të motrën Mary Ann, 10-vjeçare. Përveç vëllait të saj, Lorenzo, i mbetur i plagosur rëndë, e gjithë familja e tyre u vra dhe ngjarja do të kujtohej si “masakra Oatman”. Të mbajtura peng për një vit nga rrëmbyesit, ato u trajtuan si skllave, duke duruar rrahjet e përsëritura. Fati e deshi që ato t’u jepeshin një grupi tjetër indianësh në shkëmbim të dy kuajve dhe të disa shtrojeve.

Bashkë me indianët Mohave ato u transferuan pranë Colorado River, ku u mbajtën në një nga familjet e fshatit dhe u trajtuan si pjesë e tribusë. Të dyja vajzat u mbuluan me tatuazhe, më e vogla nuk jetoi aq gjatë sa të fotografohej, pasi vdiq nga uria pas një zie që përfshiu rajonin. Ndërsa në fotografitë e Olivias dallohen disa vija mbi mjekër, pasi besohej se ato do të siguronin kalimin në jetën tjetër. Ajo jetoi me Mojavet deri në moshën 19 vjeç, kur autoritetet e Fort Yuma zbuluan se një vajzë e bardhë jetonte në tribu.

Gjatë negociatave ajo u shkëmbye sërish me dy kuaj e ca shtroje. Në Fort Yuma ajo u bashkua me të vëllain, Lorenzon. Më pas ajo u martua, por nuk lindi kurrë fëmijë. Pas vdekjes u fol se ajo ishte martuar me një Mojave dhe kishte lindur dy djem, por kjo nuk u vërtetua kurrë. Që prej kohës që Olive bëri tatuazhin e saj në vitin 1858, tatuazhet janë bërë pjesë e jetës moderne. Rreth 20 milionë britanikë mendohet të kenë një të tillë. Tatuazhet vihen re qysh në vitin 3300 para Krishtit, kur pikturimet e trupit ishin të zakonshme për njerëzit prehistorikë.

Njeriu i akullit, ضtzi, që daton në vitin 3300 para Krishtit, ka 57 figura, mes të cilave një kryq dhe 6 vija të drejta. Në vitin ’54 para Krishtit, njerëzit e pikturuar të Skocisë u futën tmerrin romakëve, falë tatuazheve të tyre të frikshme. Jul اezari përmend banorët e bojatisur të ishujve britanikë. Edhe më vonë do të dokumentohet prania e tatuazheve në banorët e tribuve, për t’u bërë më pas pjesë e kulturës dhe jetës moderne.

Olive-Oatman-%C3%ABsht%C3%AB-rr%C3%ABmbyer-nga-fisi-Mojave-pasi-familja-e-saj-%C3%ABsht%C3%AB-vrar%C3%AB.-Tatuazhi-n%C3%AB-mjek%C3%ABr-i-%C3%ABsht%C3%AB-b%C3%ABr%C3%AB-nga-fisi-Mojave-p%C3%ABr-t%C3%AB-siguruar-kalimin-e-saj-n%C3%AB-jet%C3%ABn-e-p%C3%ABrtejme-474x481.jpg

Olive Oatman është rrëmbyer nga fisi Mojave, pasi familja e saj është vrarë. Tatuazhi në mjekër i është bërë nga fisi Mojave, për të siguruar kalimin e saj në jetën e përtejme
Panorama
 
Titulli: Historitë e grave me tatuazh

personalisht me pelqejne, i kam 2 ,do bej edhe 1 te trete :)
 
Titulli: Historitë e grave me tatuazh

Me pelqen ti shoh tek te tjeret kur jan tatuazhe fine,,kan nje domethenje..
Personalisht per asnje arsye nuk do te beja tatuazh ne trupin time.,,dicka qe nuk eshte e imja origjinale e lindur ne trupin time ta stampoj per tere jeten,me duket shume absurde.
Gjithsesi keta tatuazhet qe jan per nje periudh kohore me duken me te kendshem.
 
Back
Top