Historiku i datës 13 e premte si ditë e pafat

LeVoyageur

Once upon a time...
e%20premte%2013.JPG

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, gjithkush mundohet të shmangi lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre, shkruan tabloidi britanik ”The Sun”.
Ka tre të premte të datës 13 përgjatë vitit 2015, 13 Shkurti, 13 marsi dhe 13 Nëntori. Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Edhe pse nga pikpamja astrologjike nuk ka asgje për tu shqetësuar me këtë kombinim, sipas Robert Currey nga instituti i Equinox Astrology.
Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX. Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13. Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera. Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit. Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për ”tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907. Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas ث.Laëson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit. Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe.
Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17. Edhe sot, cdo ditë e premte e datës 13, njerëzir nuk vonojnë të kujtojnë ngjarje të këqija që përkojnë me këtë kombinim fatkeq.
abc news
 
Titulli: Historiku i datës 13 e premte si ditë e pafat

ncnccn sa i kam inat keto bestytnit qe nuk moren fund njeher e mir .Gezohun cdo date cdo dite se keto jan gejeshtar qe nuk kan asnje baz o njerz.
 
Titulli: Historiku i datës 13 e premte si ditë e pafat

Personalist kur esht data 13, dit e premte gjithnje me ecen mire
Nuk ju besoj, supersticioneve qe njerezit shpikin nga trute e kokes.
 
Back
Top