Historia e vaksinimit dhe anti-vaksinimit

Aki

misfit
Nuk gjeta nje teme te ketille dhe mendova qe nuk do ishte keq te kishte nje:

Te fillojme nga krijimi i vaksinave:
Gruaja e ambasadorit te Anglise ne Turqi me 1715 u infektua nga variola vera (lija e vertete) dhe mbeti e deformuar nga ai infeksion, por...gjate kohes qe ishte ne Turqi ajo u njoh me nje metode qe e benin plakat ne Turqi qe njihej si inokulim (kjo metode sipas deshmive qe jane zbuluar eshte praktikuar qysh me heret ne Kine dhe Sudan),qe nenkuptonte marrje e materialit nga nje person i semure (zakonisht nga fluskat e mbushura me qelb qe paraqiteshin ne lekure) dhe injektimin e atij materiali tek njeriu i shendoshe me shpresa se personi do pesonte nje infeksion te dobesuar dhe do ta kalonte semundjen me lehte duke fituar imunitet te perhershem. Keshtu ajo me 1718 vaksinoi djalin e saj dhe pati ide qe kete metode ta sjelle edhe ne Angli.
Me vone, disa hulumtues te ndryshem ne Angli, Gjermani dhe nje ne France duke patur njohuri se infeksioni me kete virus te ben imun nga semundjet e metejshme, arriten te vaksinojne e afermit e tyre me sukses, por vaksinimi fitoi fame dhe arriti te aplikohet ne mase t egjere pas dokumentimeve dhe hulumtimeve te Edward Jenner. Edward Jenner ishte nje mjek anglez qe injektoi djaloshin e kopshtarit te tij me 1796. Pasi djaloshi pati vetem temperature dhe ndjenje shqetesimi, nuk pati simptome tjera me te renda nga semundja. Me vone Jenner e injektoi djalin e dy here tjera me material infektues por djaloshi nuk pati as edhe nje simptom, gje qe vertetoi se kjo metode i mbron njerezit nga semundja e rende. Me vone te njejten gje Jenner provoi dhe ne 23 persona tjere dhe pati sukses. Dhe keshtu lindi vaksinimi (nga fjala latine vacca-lope sepse virusi ne fillim ishte i perhapur tek lopet nga dhe e moren semundjen njerezit madje dhe vaksinat e para shfrytezonin materialin e marre nga lopet).Vaksina kunder lijes se vertete u popullarizua aq shume sa qe u perdor nga ekspedicioni spanjol qe udhetoi neper dy Amerikat, Filipinet dhe Kine dhe u be i detyrueshem tek ushtaret e Napoleonit (nga suksesi i madh qe arriti Napoleoni edhe pse ne lufte me Angline i dha Jenner-it medalje dhe i liroi ushtaret e roberuar britanez me kerkese te Jenner-it). Rasti i fundit ne bote me variola vera ka qene me 1977 ne Somali, tek nje kuzhinier spitali qe nuk ishte i vaksinuar, qe me vone u be aktiv ne ngritjen e vetedijes per vaksinimin kunder poliomielitit. Me 1979 u shpall globalisht eradikimi i lijes se vertete.
Per historine e vaksinimit me tej mund te lexoni tek ky artikull

Cilat lloje te vaksinave ekzistojne:
-Vaksina kunder Hepatit B:
preferohet te merret ne 24 oret e para pas lindjes se femijes. Zakonisht jepen dhe dy doza tjera me ate qe, doza e rradhes jepet minimum pas nje muaji pas doze se pare dhe e treta minimum dy muaj pas dozes se dyte. Kush duhet te vaksinohet tjeter? Punonjesit e shendetesise, njerezit me shume partnere seksual qe mund te jene ne rrezik dhe femijet deri ne moshen 19 vjecare qe nuk jane vaksinuar ne lindje. Vaksina permban nje nga antigjenet e virusit (HBsAg). Nuk jane te njohura efekte anesore ndaj vaksines pos atyre qe kane alergji ndaj tharmit (ku krijohet vaksina) ose kane pesuar reaksion alergjik ndaj ndonje doze te meparshme me kete vaksine.

- DTP - vaksina kunder difteria, tetanus dhe pertusis. Vaksina perbehet nga toksinet qe lirojne bakteret qe shkaktojne difteria dhe tetanus dhe nga qelizat e vdekura te baktereve qe shkaktojne pertusis. Jepet ne forme te tri dozave, zakonisht ne muajin e 2,4 dhe 6 e pastaj rivaksinimi behet pas nje viti pas vaksinimit (15-18 muaj), pastaj rivaksinimi i dyte maksimum deri ne moshen 5 vjecare dhe rivaksinimi i trete deri ne moshen 7 vjecare. Ne disa vende ne moshen 18 vjecare meret dhe vaksina kunder tetanusit si vaksine e vetme. Efektet anesore jane te rralle, por mund te paraqiten tek femijet ne forme te skuqjes ose enjtjes ne vendin ku eshte marre vaksina, ose ne forme te temperatures dhe etheve, efekte me te rralla jane nese femija qan pandaluar per me shume se 3 ore, ose konvulsione ne forme te dridhjeve ose gerceve muskulare.

- HiB - vaksina kunder Haemophilus influenza tip B, qe paraqet nje vaksine te konjugurar te perbere nga kapsula polisaharide (e perbere nga sheqernat) e bakterit e lidhur me percues proteinik. Vaksina jepet ne forme te tri dozave ne muajin e 2,4 dhe 6 dhe rivaksinimi behet ne periudhen prej 12-18 muajsh (mosha e femijes). Nuk ajne dokumentuar efekte anesore shume te veshtire pos rralle mund te kete skuqje dhe entje ne vendin e vaksinimit, ose temperature dhe ethe.

- IPV - vaksina kunder poliomielitit/paraliza e femijeve (ajo I dmth vaksina e Inaktivuar- virusi i vdekur qe jepet ne forme intramuskulare). Ende ekziston dhe vaksina orale - vaksina e virusit te gjalle te dobesuar, qe po behen perpjekje per ta hequr nga kalendari i imunizmit pasi eshte dokumentuar qe ne disa rajone ka shkaktuar semundje te polios, edhe pse me e lehte. Poliomieliti vec me eshte eliminuar nga pothuajse e gjithe bota, shtetet ku ende ekziston si semundje ku qarkullon virusi i eger jane Pakistani dhe Afganistani dhe Nigeria ku qarkullon virusi i vaksines orale. Vaksina jepet poashtu ne 2,4 dhe 6 muaj, pastaj rivaksinimi behet pas 1 viti, ne moshen 4-6 vjecare dhe pas mbarimit te shkolles fillore ne 14-15 vjet. Efektet anesore si me siper - skuqje, dhimbje ose enjtje ne vendin ku eshte aplikuar.
Shiko fotografinë 1694684
Ja dhe Elvis Presley duke u vaksinuar kunder polios.

- PCV - vakcina kunder pneumokokut. Si edhe HiB mund te jene vaksina polisaharide qe perdorin kapsulen e bakterit ose te konjuguara qe shoqerohen me proteinen percuese (proteinat zakonisht kane aktivitet me te larte qe mund te shkaktojne reaksion te antigjenit dhe te aktivizojne sistemin imunitar te personit). Jepet ne 2,4 dhe 6 muaj, e pastaj rivaksinimi behet ne 12-15 muaj. Efektet anesore mund te jene marramendje, kokedhimbje, humbje te apetitit, plogeshti, skuqje dhe enjtje ne vendin e aplikimit.

- Vaksina kunder virusit rota - paraqet vaksine me virus te gjalle te dobesuar qe jepet ne tri doza ne 2,4 dhe 6 muaj. Vaksine qe nuk ka gjate kohe qe jepet, por mbron femijen kunder formave me te renda te diarese qe shkaktohet nga ky virus. Efektet anesore te dokumentuara deri tani jane diare e lehte, vjellje, por ka disa studime qe tregojne paraqitjen e bllokimit te zorreve nje jave pas marrjes se dozes se kesaj vaksine. Sipas studimeve ndodh diku ne 20 000 - 100 000 raste.

Keto dy vaksinat e fundit nuk jane te perfshire te kalendaret e imunizimit ne te gjithe boten, ne disa vende jepen me deshire, ne disa vende nuk aplikohen aspak (jane vaksina te reja dhe nuk kane arritur te perfshihen gjithandej).

- MPR - morbili (fruthi), parotiti (shytat) dhe rubeola. Perpos tere teorive konspirative kete vit u publikua edhe nje studim i bere ne Danimarke me rreth 650 mije femije qe konfirmoi se vaksina kunder MPR nuk shkakton autizem. Paraqet vaksine te viruseve te gjalle te dobesuar nga te tri semundjet. Jepet nje doze ne 12-13 muaj te mbushur te femijes dhe rivaksinimi behet deri ne moshen 6 vjecare (vaksina nuk jepet me heret nga fakti se foshnja ende ka antitruptha qe i ka fituar nga nena, por ne periudha shperthimi ose epidemie vaksina mund te jepet edhe ne femije 6 muajsh). Efektet anesore mund te jene skuqje dhe enjtje ne vendin e aplikimit, skuqje qe perhapet lehte neper trup, temperature, dhimbje ne nyje ose ne raste me te ralla konvulsione te shkaktuara nga temperaturat e larta. Nuk jepet te grate shtatzena, te te semuret me HIV/AIDS dhe te njerezit me sistem te dobet imunitar (semundje kanceri ose qe jane ne kemoterapi).

- Varicella - vaksina kunder lijes se dhenve. Te shtetet tona zakonisht lija kalohet ne menyre natyrale pasi nuk ka pasoja te renda qe mund te lere tek femija (preferohet te kalohet ne moshe te femijerise sepse sa me vone ne jete te fitohet aq me te veshtira jane simptomet), por ka vende ku jepet dhe vaksine. Pasi femija te kaloje semundjen fiton imunitet te perjetshem. Paraqet vaksine me virus te gjalle te dobesuar dhe jepet ne 12-15 muaj dhe ne 4-6 vjec me efekte anesore te njejta si vaksina e MPR.

- Hepatit A - edhe kjo vaksine nuk eshte e perhapur gjithandej (nuk eshte perfshire ne kalendarin e imunizimit tek femijet). Jepet ne 12-23 muaj te femijes dhe doza e dyte 6 muaj pas dozes se pare. Mund te jepet si vaksine me virus te gjalle te dobesuar (e atenuar) ose me virus te vdekur (inaktivuar). Efektet anesore jane kokedhimbje, lodhje, temperature ose humbje e apetitit.

- Vaksina kunder meningokokut - paraqet vaksine te konjuguar ose polisaharide dhe mund te jepet ne 11-12 vjet dhe 16 vjet te mbushura te femijes. Edhe kjo vaksine nuk eshte perfshire ne te gjitha kalendaret e imunizimit. Si efekte anesore mund te paraqiten temperatura ose ose skuqja dhe dhimbja ne vendin ku aplikohet, ndersa ne raste me te rralla plogeshti, ethe, kokedhimbje, vjellje dhe diare etj.

- HPV - vaksina kunder Human Papilloma Virus, ose ndryshe virusi qe shkakton kancer ne qafen e mitres. U jepet vetem vajzave (ne shtete si Kanada, Zelanda e Re, SHBA, Australi, Korea Jugore, Irlande eshte aprovuar t'u jepet edhe meshkujve), diku ne moshen 11-12 vjece, maksimum deri ne 14 vjet, ne forme te nje ose dy dozave qe duhet te jepen 6-12 muaj pas njera tjetres. Paraqet vaksine proteinike. Efektet anesore - dhimbje ne nyje dhe muskuj, temperature, marramendje ose alivanosje, kokedhimbje dhe plogeshti. Studimet e fundit te bere ne Skoci kane treguar se me perhapjen e vaksinimit eshte ulur numri i femrave te semura me kancerin e mitres/qafes se mitres.

- BCG - paraqet vaksinen kunder bakterit te tuberkulozes qe jepet nga dita e pare e lindjes maksimum deri ne 2 muajt e pare. Paraqet vaksine te bakterit te gjalle te dobesuar qe ne shume shtete eshte hequr nga perdorimi per shkak se nuk mbron teresisht nga tuberkulozi (sidoqofte eshte vertetuar qe mbron nga format me te renda te semundjes). Te ne jepet akoma.

- Vaksina kunder gripit - kjo vaksine merret cdo vit ne sezonin e gripit qe fillon nga java e 40 e vitit deri ne javen e 20 te vitit te ardhshem (diku nga fillimi tetorit deri ne gjysmen e majit te vitit te ardhshem). Vaksina eshte e sigurt edhe te femijet edhe te grate shtatzena. Efektet anesore mund te jene temperature, dhimbje ne muskuj dhe ndjenje neverie/perzierje.

-Sado qe prinderit mund te kene frike, efektet anesore jane shume te rralle dhe jane me te lehte se vete semundjet qe shkaktohen nga keta viruse. Kontraindikim per vaksinim jane vetem llojet e kancerit, ne raste kur femija ka alergji ose semundje tjera kronike apo autoimune konsultohuni me mjekun para se te vaksinoni.

Faqja ku mund te gjeni me shume te dhena mbi kalendarin e imunizimit sipas CDC : Vaksinat e femijerise
Ja dhe ku mund te gjeni tek faqaj e CDC cfare permbajtje kane vaksinat: permbajtja e vaksines
Lista e shteteve dhe vaksinat qe duhet te merrni kur te shkoni ne ato shtete (mos harroni me pare te kontrolloni ne kartonin ose librezen e shendetesise nese disa prej atyre vaksinave vec me i keni marre gjate femijerise) : Lista e shteteve dhe vaksinave qe duhet te merren nese udhetoni atje
Ketu mund te gjeni shtetet dhe vaksinat ne kalendarin e imunizimit te femijeve
Shtetet e Evropes varesisht nga vaksinat qe i kane te detyrueshme dhe te sugjeruara : Lista
 
Gjithe kjo ne rregull.po pse skan provu te vetja po te djali kopshtarit !
Dhe mpr jam e bindur 100 % qe shkakton autizam :)
 
Sa i perket historise se anti-vaksinimit ka ekzistuar qe ne fillim me krijimin e vaksines se pare.
Me 1800s pasi vaksina kunder lijes se vertete filloi te behet e obligueshme, njerezit filluan te kene frike dhe te luftojne kunder te drejtave qe duhet vete te vendosin nese duhet te vaksinohen apo jo. Karikaturistet e Frances po krijonin ilustrime me frike se njerezit pasi do merrnin vaksina me material te marre nga lopet do dukeshin keshtu:
Shiko fotografinë 1694693

Ne angli u shqua William Tebb. Nje biznismen aktivist qe ishte kunder vaksinimit dhe u denua me ligj plot 13 here sepse refuzonte te vaksinonte vajzen e tij. Me 1880 ai formoi Shoqaten e Londres per heqjen e vaksinave te obligueshme, e pastaj e prishi per te formuar nje shoqate tjeter, e pastaj shkoi ne SHBA ku inspiroi krijimin e plot shoqatave tjera kunder vaksinimit qe ne fund te formoje Shoqaten e Londres per parandalimin e varrimeve te hershme derisa njerezit te sigurohen qe ata qe kane vdekur....jane vertete te vdekur. Ate vete e dogjen nje jave pasi vdiq.

Pastaj me 1970-at u perhap teoria se vaksina e DTP eshte e rrezikshme, pasi nje spital ne Londer paraqiti 36 femije me semundje neurologjike qe sipas tyre i kishin fituar pas vaksinimit me DTP. Numri i femijeve te vaksinuar ra dukshem, doli e nje tip tjeter qe tha oh po kjo vaksina i ben femijet te semuren dhe pas tri epidemive me pertusis Komisioni i perbashket i imunizimit dhe vaksinimit ne Britanine e Madhe nisi nje studim qe perfshiu cdo femije ne Britanine e Madhe nga mosha 2-36 muaj qe kane qene te hospitalizuar per shkak te simptomeve neurologjike dhe konstatoi se vaksina s'ka te beje e keto raste dhe ekziston nje rrezik shume i ulet qe te mund te shkaktoje semundje te atilla.

E se fundi i famshmi Andrew Wakefield qe me 1998 nisi nje studim qe e publikoi pas disa vitesh duke dhene prova se vaksina kunder MPR shkakton autizem. Qe atehere jane bere studime te numerta qe perdeftojne se vaksina s'ka te beje aspak me autizmin, Andrew-it ia kane marre te drejten per te punuar si mjek ne Britanine e Madhe dhe u zbulua qe ai vec me ka qene i paguar nga nje kompani avokatesh qe kane dashur te tregojne se vaksina eshte e rrezikshme per femijet e tyre dhe keshtu ka patur konflikt interesi. Me 2010 Lancet, revista ku ishte publikuar studimi, e terhoqi artikullin e publikuar nga Wakefield.

Se fundi Thimerosal, komponenta e vaksinave qe permban merkur/zhive ka nxitur reaksione ne popullsi gjithashtu, por dhe per ate jane bere studime qe nuk shkakton autizem.

Ja dhe nje video ku eshte paraqitur nje debat paqesor mes 'provaks-eve' dhe 'antivaks-eve'
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Do thoja, para se te besoni ne te gjitha efektet anesore qe mendohet se i shkaktojne vaksinat (zakonisht te bera nga prinder qe nuk jane te informuar mjaftueshem), lexoni artikuj shkencore, CDC ose WHO ku i keni faktet e verteta mbi vaksinat.
 
Gjithe kjo ne rregull.po pse skan provu te vetja po te djali kopshtarit !
Dhe mpr jam e bindur 100 % qe shkakton autizam :)

Dhe shkencetaret qe bejne studime nuk jane te bindur 100%, jo me ne qe s'dijme gje prej gjeje, sidoqofte, nuk ka asnje fakt te mundshem qe i lidh te dyja. Vec me ka studime te tilla, ndersa sa per autizmin ka studime tjera qe tregojne per origjinen gjenetike qe mund te kete :)
 
Gjithe kjo ne rregull.po pse skan provu te vetja po te djali kopshtarit !
Dhe mpr jam e bindur 100 % qe shkakton autizam :)
Asnjehere nuk mund ta nxjerr me krye nje bisede ne lidhje me vaksinimin,sepse se njoh ate c'kurdis ajo industri,por n biseda eshte konsumuar qe vaksinimet sjellin shifra marramendese perfitimi nga kompanite qe i prodhojne.

Indutria farmacuetike eshte nje gjigande ,edhe besoj qe viruset jane te sjelle nga ata.

Rakete
Kundra rakete. :)

Ka nga ata qe nuk besojne,sa thojne qe beson ne ekstremizem ne keto konspiracione,por nje teze e hedhur eshte e kjo e te mbjellurit.
 
Dhe shkencetaret qe bejne studime nuk jane te bindur 100%, jo me ne qe s'dijme gje prej gjeje, sidoqofte, nuk ka asnje fakt te mundshem qe i lidh te dyja. Vec me ka studime te tilla, ndersa sa per autizmin ka studime tjera qe tregojne per origjinen gjenetike qe mund te kete :)
Origjina gjenetike , aq e perhapur sot ? E femija deri ne 2 vjet te fole e pas marjes te mpr vakcines ti ndalet goja? Cfar origjina gjenetike , kur do i kesh faktet para syve as shkencetareve mo nuk do ti besosh.
 
Asnjehere nuk mund ta nxjerr me krye nje bisede ne lidhje me vaksinimin,sepse se njoh ate c'kurdis ajo industri,por n biseda eshte konsumuar qe vaksinimet sjellin shifra marramendese perfitimi nga kompanite qe i prodhojne.

Indutria farmacuetike eshte nje gjigande ,edhe besoj qe viruset jane te sjelle nga ata.

Rakete
Kundra rakete. :)

Ka nga ata qe nuk besojne,sa thojne qe beson ne ekstremizem ne keto konspiracione,por nje teze e hedhur eshte e kjo e te mbjellurit.
Fiks , kur kam biseduar me nje Doktor ,keto mi ka then.
 
Asnjehere nuk mund ta nxjerr me krye nje bisede ne lidhje me vaksinimin,sepse se njoh ate c'kurdis ajo industri,por n biseda eshte konsumuar qe vaksinimet sjellin shifra marramendese perfitimi nga kompanite qe i prodhojne.

Indutria farmacuetike eshte nje gjigande ,edhe besoj qe viruset jane te sjelle nga ata.

Rakete
Kundra rakete. :)

Ka nga ata qe nuk besojne,sa thojne qe beson ne ekstremizem ne keto konspiracione,por nje teze e hedhur eshte e kjo e te mbjellurit.

Dakord, njerezit kane te drejte dhe ne teori konspirative :D dhe e vertete qe eshte mbase industria me se shumti e paguar, por une per vete jam vaksinuar dhe shume te tjere, te ishte nje rrezik aq i madh do ishte i dukshem. Mos harrojme se variola u zhduk si arritje e vaksines dhe polio eshte ne zhdukje e siper si arritje e vaksinimit.
 
Origjina gjenetike , aq e perhapur sot ? E femija deri ne 2 vjet te fole e pas marjes te mpr vakcines ti ndalet goja? Cfar origjina gjenetike , kur do i kesh faktet para syve as shkencetareve mo nuk do ti besosh.
Vaksina kunder MPR merret ne 1 vjec jo dy :)
 
E ka pas rastin femija te mare ne 2 vjet , per shkak asmes :)

Eshte femije qe e njeh dmth. Dhe jane bere hulumtime te metejshme, se dhe leukemia eshte gjenetike por paraqitet ne moshe 14 vjece, dmth sa per ta kuptuar mutacionet gjenetike qe i kemi nuk shfaqen te gjitha qe nga lindja, ka moshe te caktuar kur paraqiten veti te caktuara. Mutizmi mund te jete si faktor i shume shkaqeve te ndryshme, ama MPR nuk eshte nje nga ata.
 
Origjina gjenetike , aq e perhapur sot ? E femija deri ne 2 vjet te fole e pas marjes te mpr vakcines ti ndalet goja? Cfar origjina gjenetike , kur do i kesh faktet para syve as shkencetareve mo nuk do ti besosh.
Nejse ndoshta kjo qe thua eshte e vertete dhe une kete e lidh vetem me vaksinen e gripit jo me te tjerat.. Qekur doli ne qarkullim vaksina e gripit nr i autizmit u rrit jashtezakonisht shume. Normal sepse eshte vaksine qe behen cdo vit dhe ka efekte. Pyetja ime qe ja kam bere edhe doktoreve eshte se si mund te krijoje anticorpe nje vaksine gripi kur momentalisht ka 3 mije lloje virusesh qe e shkaktojne ate.... Kush e di prgj le te na e thote?
 
Eshte femije qe e njeh dmth. Dhe jane bere hulumtime te metejshme, se dhe leukemia eshte gjenetike por paraqitet ne moshe 14 vjece, dmth sa per ta kuptuar mutacionet gjenetike qe i kemi nuk shfaqen te gjitha qe nga lindja, ka moshe te caktuar kur paraqiten veti te caktuara. Mutizmi mund te jete si faktor i shume shkaqeve te ndryshme, ama MPR nuk eshte nje nga ata.
Teme e gjere , por ja kan ber dhe testin e gjenetikes dhe doli qe seshte gjenetike.
Pas vakcinimit pesoj ndryshim fatal femija.
 
Nejse ndoshta kjo qe thua eshte e vertete dhe une kete e lidh vetem me vaksinen e gripit jo me te tjerat.. Qekur doli ne qarkullim vaksina e gripit nr i autizmit u rrit jashtezakonisht shume. Normal sepse eshte vaksine qe behen cdo vit dhe ka efekte. Pyetja ime qe ja kam bere edhe doktoreve eshte se si mund te krijoje anticorpe nje vaksine gripi kur momentalisht ka 3 mije lloje virusesh qe e shkaktojne ate.... Kush e di prgj le te na e thote?

Zakonisht ndodh kshu, te gjitha shtetet raportojne ne CDC/ECDC ose varesisht cfare qendre kane per llojin e virusit qe qarkullon ne shtetin e tyre: nga java e 40 e vitit deri ne javen 20 te vitit te ardhshem (ja te themi 2018-2019) qe llogaritet si sezoni i gripit, sepse veres jane rastet me te rralla behet raportimi i grumbulluar/kolektiv javor. Me keto raste mjeket marrin gjak nga pacientet dhe i dergojne ne laboratore ku testohen dhe sipas asaj vertetohen viruset ne qarkullim. Ne baz te raportimeve qe behen pastaj ne CDC/ECDC ata japin keshilla per vaksinat per vitin tjeter. Mund te qelloje ndonje i trete, po patjeter, por do jete me i rralle. E tani ku eshte qellimi do thuash, jo per mua e ty, por per grupet e rrezikuara sic jane grate shtatzena, te moshuarit dhe njerezit me semundje kronike qe te mbrohen nga komplikimet e gripit qe mund te sjellin deri ne vdekje.
 
Teme e gjere , por ja kan ber dhe testin e gjenetikes dhe doli qe seshte gjenetike.
Pas vakcinimit pesoj ndryshim fatal femija.
Nuk ka baza Vajza, asnje baze shkencore qe mund te lidhe MPR me mutizem, i kam shenuar me larte efektet anesore, temperatura e larte qe eshte efekt anesor i rralle mund te sjelle ne alivanosje, fotofobi, kokedhimbje, konvulsione por mutizem jo, ose nese ndodhte sdo ishte vetem ajo.

Tani me thuaj cfare testimi gjenetik i kane bere dhe ku, se kjo veshtire perdeftohet tek ne :)
 
I kane ber ne shkup me Ane te gjakut :)
E kan kontruall e do mjek serb nga nishi .
 
@Aki ti e kupton degjoje ,pak a shum keshtu eshte gjendja dhe femijes qe njoh une.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Zakonisht ndodh kshu, te gjitha shtetet raportojne ne CDC/ECDC ose varesisht cfare qendre kane per llojin e virusit qe qarkullon ne shtetin e tyre: nga java e 40 e vitit deri ne javen 20 te vitit te ardhshem (ja te themi 2018-2019) qe llogaritet si sezoni i gripit, sepse veres jane rastet me te rralla behet raportimi i grumbulluar/kolektiv javor. Me keto raste mjeket marrin gjak nga pacientet dhe i dergojne ne laboratore ku testohen dhe sipas asaj vertetohen viruset ne qarkullim. Ne baz te raportimeve qe behen pastaj ne CDC/ECDC ata japin keshilla per vaksinat per vitin tjeter. Mund te qelloje ndonje i trete, po patjeter, por do jete me i rralle. E tani ku eshte qellimi do thuash, jo per mua e ty, por per grupet e rrezikuara sic jane grate shtatzena, te moshuarit dhe njerezit me semundje kronike qe te mbrohen nga komplikimet e gripit qe mund te sjellin deri ne vdekje.
Paske info te detajuara por prap shume evazive mbetet.
 
@Aki ti e kupton degjoje ,pak a shum keshtu eshte gjendja dhe femijes qe njoh une.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Epo plac qe me bere ta shoh tere kete video :)
Dmth e gjitha kjo vjen nga mosnjohuria, po dale te sistemohem me mendime.
1. Mjeket kane gabuar ne menyren si jane sjellur me te per shkak se skane pasur njohuri ne lidhje me autizmin
2. Une nuk di per rast me Maqedoni te kete marre dikush 100.000 euro nga gjyqi per demtim nga vaksina.
3. Te gjitha ato qe permendi, diabeti tek femijet dhe paraliza cerebrale kane origjine gjenetike, madje une sdi cka pare ajo por ska vakcine qe shkruan efekt anesor - autizem ose ato tjerat
4. Permbajtja e vaksinave - prandaj e hodha tere ate tekst me web faqe e te dhena per te treguar permbajtjen e vaksinave. Tani tere materialet shtese qe vijne me vaksinen jane ne sasi shume te vogla dhe nese merr parasysh qe vaksina jepet ne forme nen lekure ose ne muskul ska si te shkoje nga gjaku deri ne tru e te krijoje autizem, qe mbeten vetem viruset e dobesuar dhe deri me sot nuk eshte pare as fruthi, as rubeola, as parotiti te shkaktojne autizem, e kur smundet virusi si do e beje vaksina qe permban viruse te dobesuar.
5. Autizmi eshte multifaktorial, ka shume shkaqe qe e nxisin por vaksinat sjane nder ato dhe tashme ke shume studime ne lidhje me te
6. Pashe dhe mbi ate videon ruse, djali kishte pesuar meningoencefalit dhe po ka viruse qe e shkaktojne ate, por sdi per cilen vaksine behet fjale, prandaj sflas dot gje
7. Ajo tjetra foli qe e kishte vene re nga syte nga fotoja se djali kesaj nenes ka pesuar sulm ne tru. Eu, kete se ben dot nje neurolog me pervoje, te vereje sulm truri te se kaluares nga nje foto, por kjo e beri, nuk ekziston as deshmi as raste qe vaksina te shkaktoje sulm ne tru.
8. Nese vec me ka vaksina qe mund te shkaktojne efekte te renda, pik se pari qe te arrije deri te korja e trurit per te bere ndryshim ne emocione e sjellje do perfshinte mbeshtjellesit dhe siperfaqen ne forme te meningoencefalitit qe do shfaqej ne forme te simptomave te ndryshme (kome ne rastin me te keq, por paraliza, humbja vetedijes, kokedhimbje, fotofobi e shume tjera) e jo me nje humbje te rastesishme te te folurit.
9. Ka femije hipersensitiv qe mund te krijojne alergji ndaj vaksinave, prandaj ne keto raste shkohet te mjeku dhe konsultohet me specialistet e duhur nese do vazhdoje vaksinimi apo jo.
10. E tere ceshtja eshte te mbrohen femijet. Po si do thuash. Nese vaksinohen tere femijet e shendoshe, nuk do semuren, ose po u semuren do kene nje forme me te lehte dhe mundesi me te vogel per ta percuar semundjen tek femijet me semundje kronike tek te cilet nese infektohen mund te sjelle edhe deri ne vdekje, sic qe rasti te ne kete vit, pasi humbem 4 femije nga fruthi pikerisht nga qe ka shume prinder qe nuk i vaksinojne femijet dhe keshtu e mundesojne percimin me te lehte mes njeri tjetrit.
11. Se fundmi do doja te flas per shtetet e Evropes ku nuk eshte vaksina e obligueshme, me saktesisht per Gjermanine, mbase nuk eshte sepse kultura e vendit eshte me e ngritur ne nivel, pasi pavaresisht qe vaksinimi nuk eshte i obligueshem, 95% te femijeve jane te vaksinuar, numer qe konsiderohet sukses i arritur.
 
Flm qe pate nerva per ket shkrim e vlersoj :) .
Tani pyetja vijon ktu : Pse kur nje prinder i kerkon mjekut nenshkrim per garantim qe pas vakcinimit nuk do ti ndodhe gje femijes , mjeku nuk e nenshkruan ?
Dhe pse femijet te pavaksionuar nuk pranohen ne shkoll , dhe frika e femijeve tjera te vaksinuar se do tja percjelle semundjen nje femij te pavaksionuar , si mundet ato me u semur , kurse ato tani mo jan te vaksionuar dhe jan te mbrojtura ? E qe permende rrastet me vdekje nga fruthi , rasti i fundit ne shkup qe femija vdiq nena deklaroj se femija ka qen e vakcionuar .dmth vaksina nuk e mbrojti.
 
Unë jam vaksinuar, fëmijët do i vaksinoj, fëmijët e mi fëmijët e tyre do i vaksinojnë e kështu më radhë :D
 
  • Haha
Reactions: Aki
Flm qe pate nerva per ket shkrim e vlersoj :) .
Tani pyetja vijon ktu : Pse kur nje prinder i kerkon mjekut nenshkrim per garantim qe pas vakcinimit nuk do ti ndodhe gje femijes , mjeku nuk e nenshkruan ?
Dhe pse femijet te pavaksionuar nuk pranohen ne shkoll , dhe frika e femijeve tjera te vaksinuar se do tja percjelle semundjen nje femij te pavaksionuar , si mundet ato me u semur , kurse ato tani mo jan te vaksionuar dhe jan te mbrojtura ? E qe permende rrastet me vdekje nga fruthi , rasti i fundit ne shkup qe femija vdiq nena deklaroj se femija ka qen e vakcionuar .dmth vaksina nuk e mbrojti.

Per shkak te efekteve anesore qe i shkruajta me siper, asnje nuk mund ta dije me siguri qe s'do kete efekte anesore, por prap po e cek dmth jane te shenuara edhe ne CDC efektet anesore varesisht nga lloji i vaksines, i kam vene edhe web faqet per ato. Shumica e femijeve jane te shendetshem, prandaj prinderit nese kane dyshime per alergji duhet ta paraqesin te mjeku, nese pas ndonje vaksine paraqitet alergji atehere prap duhet te konsultohet me mjekun nese duhet t'i marre vaksinat tjera apo jo.
Per fat te keq vaksinat nuk mbrojne 100% nga semundja, vertete qe raste te tetanusit e te difteriae nuk i gjen me te ne, pertusis shume rralle, dhe fruthi kur vaksinohej ishte i rralle, por prap mund te paraqiten (parotiti me shume), por arsyeja pse femijet vaksinohen eshte se ne kete menyre edhe po u semuren, vaksina i mbron nga format me te renda dhe femijet e vaksinuar qe semuren kane aftesi shume me te ulet per ta percuar vaksinen, por ketu frika nuk do ishte per femijet e vaksinuar, frika eshte se femijet e pavaksinuar e kane rrezikun me te madh per t'ia percuar njeri-tjetrit ne shkolle pasi dhe kontakti eshte me i shpeshte.
Sa per rastin e Shkupit, femija ishte me i vogel se 1 vjec dhe nuk ishte i vaksinuar.
 
Edhe nje gje se harrova, MPR vaksinat vec e vec jane krijuar diku nga fillimet e viteve 60-a, rastet e para te autizmit jane diagnostikuar me vitet e 40-a, dmth atehere jane diagnostikuar, a raste mund te kete patur e shume me pare qe nuk kane ditur si t'i emerojne.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top