Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e rëndë e permetares: Burri merrte leje tek vjehrra kur vinte në shtrat me mua. E rrihte bashkë me...

Historia e rëndë e permetares: Burri merrte leje tek vjehrra kur vinte në shtrat me mua. E rrihte bashkë me...​

-640-0-60f6ee816e670.jpg

I papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, Nela Kobollari u martua me shkuesi me djalin nga një fshat i Përmetit në moshën 22-vjeçare. Por, sa shkeli në atë derë ish-vjehrra e priti me këmbët e para. Nuk pati një ditë të bardhë në dy vite martesë, pasi konfliktet nuse-vjehrrë u tensionuan më shumë edhe kur në jetë erdhi një fëmijë. I biri ishte nën tutelën e nënës, ndërsa kjo e fundit ndërhynte shpesh në marrëdhënien mes çiftit. 28-vjeçarja e mendoi disa herë të shkonte drejt divorcit, por ish-burri e mbante me mashtrime. Skenat që pa në atë shtëpi ia bënë jetën ferr, të shumta ishin rastet kur ish-vjehrra vinte dorë edhe mbi bashkëshortin e saj. Një marrëdhënie e pazakontë në një familje, ku ajo bënte ligjin. Mes dilemave të vazhdueshme nëse duhet ta merrte apo jo këtë hap, Nela Kobollari vendos më në fund të divorcohet, kur vajza ishte 8-muajshe.

Jam martuar 22 vjeçe me shkuesi. Në fillim kishim një marrëdhënie të mire, por mentaliteti në atë familje ishte i vështirë. Vjehrra kishte probleme, ajo me mua debatonte shumë dhe shtëpia ku hyra ishte si një kasollë. Dy herë e kam shpëtuar vajzën nga rënia e tavanit. Burri ishte shumë i lidhur me nënën dhe e pyeste për gjithçka edhe kur shkonim të flinim ne dhomë. Kohët e fundit ai nisi dhe alkoolin. Vjehrra përdorte fjalë të ulëta, ajo dhunonte ish-vjehrrin, madje ka qëlluar edhe djalin e saj. Në atë familje nuk jetohej më. Me ardhjen në jetë të vajzës gjërat u përkeqësuan. Ish-vjehrra dhe ish-burri më kanë dhunuar. Ajo më derdhte gjellën dhe i thoshte djalit që nuk ka gatuar nusja. Ai nuk punonte, vetëm më dhunonte, më godiste me çfarë kishte në dorë. Që kur u martuam, ai më gënjente duke më thënë se do të punonte. Kur kërkova divorcing ish-vjehrri kërkonte të qëndroja në shtëpi. Prindërit më thonin të duroja se gjërat do të ndryshonin, por unë vendosa të ndahem, pas dy viteve martesë."

Për shumë kohë jetoi tek shtëpia e prindërve po në qytetin e Përmetit, të cilët e ndihmuan të rriste vajzën, por sot e kanë të pamundur. Vogëlushja është 6 vjeçe dhe nëna kërkon t’i mundësojë një jetë më të mirë se fatin që pati vetë ajo.
"I dhashë shansin se nëse ai do merrte një vendim për të mbajtur familjen do të kthehesha tek ai. Më vjen shumë keq për vajzën, pse duhet të përjetojë edhe ajo çfarë kam kaluar unë. Dua që ajo të bëj një jetë normale. Prindërit me ndihmuan të rris vajzën, por nuk mundem më. E kam të vështirë të gjej një punë dhe nuk kam asnjë çati mbi kokë."

Prej disa ditësh 28-vjecarja ndodhet në Tiranë, në kërkim të një pune dhe vajzën e ka lënë në fshat tek prindërit për pak kohë. Historia u pblikua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
g.shqip
 
zoti na ruajt, vuajtja njerzore s`ka fund.
Por s`kuptoj pse martohen a`thua s`kane mundesi te mbajne familje. :(
 
Duhet shum pune e lote qe ai mjerim dhe ajo injorance marramendese qe mbreteron ketu te venitet e ku te tilla histori te zhduken nje here e pergjithmone per te mos patur plage te ketij dimensioni.
 
Zot na ruaj. Sdua ti besoj se ekzistojne keto dhoj vjehrrash ?
 
Femra te liga ne shpirt... te ndyra... qe meritojne vetem vetmine.
Ju duket sikur ju ke vjedh djalin... jan xheloze dhe psikopate.
 
@Ledia a je tu e biresu naj njanen 25-35 vjece e banu vjerra jeme ma
Nuk kam nevoj me biresu ken se shyqyr zotit i kam dy djem e tapo vjen koha tyne me me ba vjeherr. ?
Te kam thene dhe njeher tjeter bejme mes ne dyve sa te dush humor e shaka por mos me perzi te tjere ?
 
Te merrte vajzen e tu vinte flaken si shpi ti piqte ne hell kafshet!
 
Te merrte vajzen e tu vinte flaken si shpi ti piqte ne hell kafshet!
Po, pastaj te perfundonte ne burg.

Pse flisni kshu?
Sipas jush nuk e ka menduar dhe ajo ket gje ne nje moment deshperimi?!
Eshte e lehte te flasesh kur je spektator
 
Po, pastaj te perfundonte ne burg.

Pse flisni kshu?
Sipas jush nuk e ka menduar dhe ajo ket gje ne nje moment deshperimi?!
Eshte e lehte te flasesh kur je spektator
Me mire ne burg se ne ate situate ?
 
Kta nga Permeti jane popull i bute se tja kishte bere ndonje nuse tjeter e conte dhe burrin dhe vjerren per kismet ke mullixhiu.
 
Vetem edukimi mundet ta shpetoj cdo kend. Kur ke arsimin dhe punen me mbajt veten s'ja ke nevojen dhe friken askujt.Nuk detyrohesh te durosh dhunen e asgje qe nuk e meriton ta perjetosh nga te tjeret.
 
Ca heq femra e shkrete!☹️
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back