Kresha
A pretty face can never trick me
Norman Daniel
Fragment i marrë nga artikulli i Norman Daniel-it shfaqur në: "Encyclopedia of Religion, second edition, Thomosn Gale 2005
Vetë Kurani e përcakton sferën e polemikës midis myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ai shpall termat dhe vë caqet e pasaktësisë së krishterë. اështjet që ai përkufizon janë diskutuar qëmoti: Zoti nuk është tre; Jezusi nuk është biri i Zotit, ai nuk u kryqëzua (sure 4:157, 171), dhe Bibla është shtrembëruar dhe keqshpjeguar. Ky “korruptim” (tahrif), përfshin edhe fshehjen e paralajmit për Profetin.
Të krishterët, ngjashëm, janë orvatur të zhvleftësojnë Kuranin, por pa u përmbajtur brenda kufijve të krahasueshëm për të zgjedhur temat, madje shpesh ata kanë sulmuar emrin e Profetit për të treguar se shpallja e tij ishte trill dhe imagjinatë.
POLEMIKA MYSLIMANE
Për një kohë të gjatë, të krishterët vazhduan të jenë shumicë nën pushtetin mysliman, por ata nisën ta sulmojnë Islamin sapo e kuptuan se ai kishte ndërmend të qëndronte; prapëseprapë, është e përshtatshme të shqyrtojmë në fillim mësymjen myslimane mbi tahrifin. Një ndër myslimanët e parë që do të sillte prova se të krishterët, më shumë i kishin keqkuptuar sesa i kishin falsifikuar shkrimet e tyre, ishte shiiti Zejdi nga Jemeni, El-Kasim ibn Ibrahim (246 h/860 e.s.). Gjer në kundërvënien e ashpër ndaj kolonializmit të shekullit të fundit, polemika myslimane ishte fund e krye doktrinare. Në Librin e Besimit dhe Perandorisë, Ali ibn Sehl et-Taberiu, (shekulli i nëntë), një ish-nestorian, synonte, sa duket për të arsyetuar konvertimin e tij, të tregonte se shkrimet e krishtera e parathonin ardhjen e Muhamedit dhe porosisnin ndjekjen e Islamit, dhe në Përgjigje për të Krishterët, lidhur me Kristologjinë, sërishmi është mbështetur mbi njohjen e tij për burimet e krishtera. Me sa duket më e hershme (820 e.s.) është Apologjia e el-Hashimit, por kjo vepër na është bërë e njohur bashkangjitur me përgënjeshtrimin e saj, nga një tjetër vepër pseudoepigrafe shkruar nën pseudonimin Abd el-Mesih ibn Is’hak el-Kindi, mveshur Jahja ibn Adit (974 e.s.), dhe ka të ngjarë që ajo të jetë më shumë një argument mysliman i përpunuar dhe redaktuar nga të krishterët. Ndonëse ajo fyen Krishtërimin, sulmon dokrinën e Trinitetit, përçmon kryqin dhe dënon agjërimin e krishterë, ajo mban erë trilli. Më tipik është shkrimi i el-Xhahizit (869 e.s.), i cili është i vetëdijshëm për argumentet që përdornin në të vërtetë të krishterët (p.sh. që Kurani keqinterpreton besimet e tyre), por dija e tij është e përkorë, dhe ai është nisur më shumë nga ekzistenca e traditave të ndryshme brenda krishterimit ortodoks.
Kritika myslimane për Krishtërimin u forcua me shpejtësi në dituri dhe ndërlikim. Sulmi i Ebu Isa el-Varrakut mbi kundërthëniet e qenësishme në Kristologjinë tradicionale, duket të ketë ushtruar një ndikim të fortë dhe qe kundërshtuar bukur gjatë nga Jahja ibn Adi. Ibn Hazmi (1064 p.k.) i cili e sheh tahrifin në kuptimin e fjalëpërfjalshëm dhe ia kushton pjesën më të madhe te Dallimi i Rrëfimeve dhe Sekteve (Discernment of the Confessions and Sect) polemikave shkrimore dhe të metave tw ungjijve dhe librave të tjerë të Biblës. Imam Gazaliu (1111), në librin e tij Refuzimi i Plotë i Natyrës Hyjnore të Jezu Krishtit (Excellent Refutation of the Divinity of Jesus Christ), përdor shkrimet e krishtera ( të njohura nga burimet myslimane, thotë botuesi i tij i krishterë) për të kritikuar vetë qëndrimet kristologjike të kishave Kalkedonase, jo-Kalkedonase dhe Nestoriane. Kështu, myslimanët u sëmbuan me apologjetët e krishterë. Shihab ed-Din el-Karafi (1285 e.s.) në përgjigje të një Letre të përmbledhur për myslimanët nga Pali (Er-Rahib, Murgu) i Antiokut, peshkopit Melkit të Sidonit (1160 e.s.), shfaq një njohje të thellë të shkrimeve të krishtera dhe shtjellon edhe doktrina të tilla si ajo e Eukaristisë dhe abrogimit Kuranor (nasikh, mensukh). Ibn Tejmija (1328 e.s.) i ktheu gjithashtu përgjigje Palit, në një fjalim xhentil drejtuar mbretit të Qipros, duke ballafaquar autenticitetin e Kuranit dhe Biblës dhe duke parashtruar argumente të gjata kundër Trinitetit. Këto debate janë mjaft jobindës për të dy krahët.
Ndaj të mbyllurit të Mesjetës Evropiane, zëmë të zbulojmë autorë të krishterë të konvertuar nga Krishtërimi në rrjedhën e përparimit Osman. Abdullah el-Turxhumani (fillimi i shekullit të katërmbëdhjetë), një ish-françeskan, vuri në dyshim sërishmi autenticitetin e librave të shenjtë në Dhuratën e Njeriut të Mençur në Përgjigje të të Krishterëve. Murad Bej Turxhumani, një hungarez që shërbente në Porte, shkroi një apologji për Islamin në turqisht dhe latinisht (1556) dhe lavdet për Profetin në turqisht, latinisht dhe hungarisht; ai shkruan me përkushtim, shpesh duke përdorur terminologjinë e filozofisë religjioze perëndimore. Ungjilli i fabrikuar i Barnabës, është një dorëshkrim i pashtjelluar italian i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, një Muhamed evangjelik, i menduar të puqet me Jezusin kuranor, u hamendësua se kishte një burim Morisko ose prej konverti.