Historia e panjohur e ABC-se

asopaj

Antarë
Roli kombetar i kishes ungjillore ne berjen e Alfabetit shqip

Historia e panjohur e ABC-se

Kush e lindi Kongresin e Manastirit?

Nje nga ngjarjet me te shenuara te kultures shqiptare eshte Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
Historikisht ishin ber shume perpjekje qe me ne fund te gjithe shqiptaret te perdorin nje alfabet te vetem.
Pa e menjanuar asnje veprimtar te kesaj qeshtjeje kuptohet se meritat u takojn atyre qe e kurorezuan kete identitet kombetar: jo shkronja arabe, jo turke dhe jo greke, por shkronja shqipe (latine-evropiane). E kush ishin me meritoret?!
Historia shqiptare nuk i permend ne nivelin e gjenezes, ideve, kreacionit dhe pergjegjesive te atyre patrioteve shqipetar qe po e benin alfabetin shqip.

Me meritoret e Kongresit te Manastirit jane ata qe nga M. Grameno i quan "foleja kombetare". Kjo fole i kishte njerezit e saj qe ishin themelues dhe drejtues te ketyre institucioneve: Kisha Ungjillore(protestante) Korce, me 1891; Shkolla e se dieles, me 1891-ne kuader te kishes; Shkolla e Vajzave, me 1891; shkollalaike qe udhehiqej se pari nga Sevastia; Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, me 1892-shoqeri ungjillore dhe letrare; Letera e Vllazerise, me 1892-gazete; Ylli i Mengjesit-shoqat e grave.
Selia e ketyre organeve ishte Korca, dhe ne krye te kesaj foleje gjendej fillimisht Gjerasim Qeriazi, pastaj Gjergj Qeriazi dhe Pareshqevi Qerazi.

Kulturen shqipetare nuk e shohe te parcializuar e aq me pak qe vlerat e saj kombetare te perfetarizohen. Me kete dua te them qe nuk esshte fjala te shihet se cfar bene disa burra e gra qe ishin te krishter ungjillor shqipetar, por qe ne kulturen tone te thekesohet se cila ka qene vlera shoqerore dhe kombetare e Kishes Ungjillore Shqipetare. Gjate kohes se Rilindjes Kombetare ishin dy qendra ungjillore shqipetare: Korca dhe Manastiri.

Ishin pikerisht ungjilloret shqiptare qe dolen hapur ne Korce ne vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur ne Manastir prej vitit 1887. Ata guxuan te predikojne, te luten dhe te kendojn shqip. Guxuan te hapin shkolla ne shqip. Guxuan te shkruanin dhe te botonin shqip. Guxuan te hapin kishen shqipe. Keshtu u formua fryma dhe gjaku i atyre intelektualve shqiptare për ta bere alfabetin shqip.

Kongresi nuk do te kishte kurre suksesin e tij pa ndihmen e klubit “Bashkimi” te Manastirit i cili u drejtua per shume kohe nga Gjergj Qeriazi si nënkryetar. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe antar i Komisionit. Ai ishte perfaqesues i Shoqeris Biblike Britanike. Te tjer ungjillor qe ishin perfshir ne udhëheqjen e Alfabetit ishin Grigor Cilka, nënkryetar i komisionit; Pareshqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit te ABC-se; Kristo Dako, pjesmarres; Violet Kenedi, vëzhguese (e vetmje Amerikane qe mori pjese ne Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Ishte përgatitur nje liste me 150 delegat për ne Kongres, ku mbi 35 ishin ungjillore, prandaj thuhet ne raportin zyrtar te Kongresit se moren pjese shqiptare mysliman, katolik, ortodoks dhe ungjillore.

Kongresi ishte vendosur qe te hapte shtypshkronjen e vet dhe Gjergj Qeriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e pare shqiptare, dhe u be shume e njohur kudo nder shqiptare, por pastaj turqit e mbyllen.

Kishat ungjillore, sidomos ato ne Evropen Perendimore kishin mision hapjen e shkollave dhe botimin e librave, dhe keto misione po realizoheshin pak a shume edhe ne Shqiper duke u hapur fillimisht dy shkolla ne Korce, pastaj berja e ABC-ese shqipe, dhe se fundi filloj punen shtypshkronja. Keshtu “Foleja Kombetare” historikisht lindi (celi) Kongresin e Alfabetit.

Për kontributin e madh kombëtar qe kishte dhene “Foleja Kombetare”, me rastin e 40-vjetorit te veprimtarise, me 2 korrik 1931, ne Kamez (periferi e Tiranes), Mbreti Zog si dhe Nena Mbretereshe e dekoruan me cmim te larte. Kjo fole kombetare gjate kësaj kohe zyrtarisht quhej “Instituti Qeriazi” (Instituti Kyrias).


asopaj


By: Jete Studentore-Dr Femi Cakolli
 
iku dhe ky...

po ku po i le Fishten, Mjeden, Frasherin&co ???!!!

ju vetem per fe qe nuk jeni, pasi ju jeni "sherbetore" te besimit ne stilin amerikan, qe eshte asgje me shume sesa nje shtepi e bukur, vile bashkohore nga jashte dhe nje kasolle perbrenda.

Agron te lutem leri keto gjera...vetem tek historia mos u perziej pasi vetem aty qe s'ben pjese grupi qe ju perfaqesoni. Shqipetaret kane qene pagan, te krishtere, mysliman perpara se amerika te zbulohej dhe tani te vijne amerikanet ne shqiperi per te na treguar rrugen e zotit kjo eshte gjeja me e papranueshme. Shqipetari nuk ka patur kurre fe me te madhe se interesin dhe ceshtjen kombetare. Kjo eshte feja e shqiptarit, kjo eshte feja e vertete, kjo eshte ajo qe te gjithe duhet ti bashkohemi.
 
Redaktimi i fundit:
Po ca thu mo zoteri??
Tash paska dale ky tipi qe ka nderru fene,edhe ne Prishtine njihet si Pastor i nje kishe ungjillore evangjeliste qe nuk besoj se e kalon nr.dyshifror,...tani doli ky e te na "zbuloj"te verteten!!!???
Nga gjithkush mund ta besoja po vetem nga ky tipi JO.Cdo gje e paska lidhe me kishen ungjillore dhe me klubet e saja qe paska.

P.S.Une ta kisha rekomandu nje titull tjeter per kete teme
"Alfabeti i Kishes ungjillore"
 
P.S.Une ta kisha rekomandu nje titull tjeter per kete teme
"Alfabeti i Kishes ungjillore"[/B][/QUOTE]


taman, eshte i sposnorizuar nga amerika... me inisjativen e globalizimit, dhe deshiren per ti mesuar botes per fete. shqiperia i ka provuar te gjitha me rradhe dhe s'ka perfaqesuar ndonjeren prej tyre, thjeshte i ka thene truqve qe jam mysliman, italianve dhe austriakeve katolik, grekut dhe serbit ortodoks dhe ne te vertete ka qene ateist.

"FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA"
 
Ja sa per dijeni i nderuar:

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe


Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lënë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, puth nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 Atë Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillateri nxori një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.

Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipërisë, nga data 20 deri 27 gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në Universitetet e huaja Evropiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar "Përparimi" u caktua si qëndra financiare, që do të admimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.

Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerëz të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.

Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe myslimanë të ndershëm shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.

Gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.

Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai u kthye në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Pas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
 
Gjergj Fishta - Kryetar i Komisionit
Mithat Frashëri - Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit[1]
Ndre Mjeda - Anëtar i Komisionit
Parashqevi Qiriazi - Sekretare e Komisionit për abcenë
Grigori Cilka - Nënkryetar[1]
Luigj Gurakuqi - Nënkryetar i Kongresit[1]
Hilë Mosi - Sekretar i Kongresit për shqipen[1]
Thoma Avrami - Sekretar i Kongresit për shqipen[1]
Fehim Zavalani - Fjala Hyrse (kryetari i klubit "Bashkimi" të Manastirit)[1]
Nyzhet Vrioni - Sekretar i Kongresit për turqishten[1]
Fineas Kenedi - Vëzhguese e Kongresit[1]
Bajo Topulli - Anëtar i Komisionit
Sotir Peci - Anëtar i Komisionit
Gjergj Qiriazi - Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit
Shahin Kolonja - Anëtar i Komisionit
Dh. Buda -/- -
Mihal Grameno - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Gligor Cilki - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Sami Pojani - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Thoma Avrami - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Fillomena A. Bonati - -/- shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës
 
Redaktimi i fundit:
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
 
alfonci,

Nuk e di a e ke pare por te kam derguar nje porosi permes reputacionit.
Te lutem kujdesu per veten. Mos u mundo te mi besh bajat gjerat sepse e vetmja qe qe po me behet bajat, je ti!
Repektoje veten nese don respekt nga te tjeret.

Postimet tu duke u munduar per te hedhur balt mbi ungjillin jane te kota. Idet e u se amerikanet po na ndrroj "fen" jane mendime femijnore dhe te pa pjekura. Personi i pare qe ka ndar ungjillin me mua ka qen shqiptar. Me amerikanet jam takuar pas disa vitesh.

Nese llogaritje jote eshte se ne jemi produkt i amerikanve, cfare produkti je ti?
Katoliket produkt italian, Ortodoksit produkt Greg,Muslimanet produkt turk! A ka kuptim kjo? Keto mund ti mendoj nje i verber mendor. Prandaj te bej thirrje te ndalosh me mendimet e pamatura dhe te pa arsyeshme.

Me lejoni te ndaj me ju nje film dokumentar ne lidhje me krishterimin ne trojet shqiptare qe nga lashtesia. Ndoshta do te jet nje ndihme me e madhe.

[ame=http://video.google.com/videoplay?docid=2374449605029946340&hl=en]Ne_trojet_shqiptare_qe_nga_lashtesia.mpg[/ame]

Kalofshi mire,
asopaj
 
alfonci,

Nuk e di a e ke pare por te kam derguar nje porosi permes reputacionit.
Te lutem kujdesu per veten. Mos u mundo te mi besh bajat gjerat sepse e vetmja qe qe po me behet bajat, je ti!
Repektoje veten nese don respekt nga te tjeret.

Postimet tu duke u munduar per te hedhur balt mbi ungjillin jane te kota. Idet e u se amerikanet po na ndrroj "fen" jane mendime femijnore dhe te pa pjekura. Personi i pare qe ka ndar ungjillin me mua ka qen shqiptar. Me amerikanet jam takuar pas disa vitesh.

Nese llogaritje jote eshte se ne jemi produkt i amerikanve, cfare produkti je ti?
Katoliket produkt italian, Ortodoksit produkt Greg,Muslimanet produkt turk! A ka kuptim kjo? Keto mund ti mendoj nje i verber mendor. Prandaj te bej thirrje te ndalosh me mendimet e pamatura dhe te pa arsyeshme.

Me lejoni te ndaj me ju nje film dokumentar ne lidhje me krishterimin ne trojet shqiptare qe nga lashtesia. Ndoshta do te jet nje ndihme me e madhe.

Ne_trojet_shqiptare_qe_nga_lashtesia.mpg

Kalofshi mire,
asopaj

Tani keni ikur me taman.

Jeni produkt i deshtuar pasi ajo qe beni ju eshte per arsye financiare me shume se asgje tjeter. Jeni produkt amerikan pasi jeni nder te paret ju qe perfitoni viza, rroga dhe sherbime te tjera pa fund nga amerikanet.

Une nuk besoj se te kam postuar ndonje shkrim i cili nuk ju respekton juve. Une kam respektuar nje gje vetem, dhe ajo eshte e verteta qe u manipulua nga ju per interesa personale. Shqiperia ka pare shume njerez te tipit tuaj por te gjithe kane qene efektiv te momentin dhe deshtime te kohes qe kane lene vetem gjurme "erresire" ne historine e kombit tone.

Fete te gjitha jane produkte njerezore dhe si rrjedhoje nuk bejne ate qe pretendojne per te bere, nuk paraprijne dhe profetizojne ate qe thuhet, nuk jane deshmitare te asaj qe besojne. Si rrjedhoje une nuk i kushtoj rendesi kombesise se tyre, por duke qene se amerika eshte nje "bebush" persa i perket historise ku nese ne Itali dhe Greqi ka arritur nata ato akoma nuk kane filluar te shohin rrezet e diellit. Ekonomia dhe arritjet tekonologjike nuk te lidhin me te shkuaren, e shkuara eshte e pandryshuar, pavarsisht perpjekjeve te njerzve te tille si puna juaj qe vjen ketu dhe na i ben raste te tilla si krijimi i alfabetit produkt i peronave qe identifikojne idete dhe besimin fetar tuajin.

C'fare s'mund te pritet nga juve kur kerkoni te ndryshoni ngjarje te tilla historike o i nderuar?! Do te lutesha te mos i keqinformoni ato qe nuk kane njohuri per gjera te tilla, po beni dy te keqija ne te njejten kohe: po shtremberoni te verteten, dhe po i jepni energji te "helmuar" dikujt qe nuk e di per te verteten. Dhe me e keqja po tregoheni si jo shqipetar e cila eshte me e hidhura se te gjitha te tjerat.
 
Me pelqeu shumissimo komenti juaj alfonco.Sidomos kur shkruan "nese ne Itali dhe Greqi ka arritur nata..." atje ska arritur akoma dita.Shume e sakte .Ne Itali ka arritur nata dhe nuk po iken me tej,tutje sepse e mbajne vete fort prej dore Italianet.Ata qe drejtojne Ameriken jane drita...Ajo drite ka qene dhe Ne Rome,jo ne greqi sepse greqia s'ka ekzistuar ndonjehere.Greqia ekziston sot ne nje fare koncepti sepse ekziston Vatikani dhe Kisha Ortodokse.Por ajo drite u largua nga Roma dhe e la ne erresire ate pergjithmone.Ajo esht thjesht drita e drejtesise Universale.Lexo pak per objektin Stonehange ne angli dhe do te bindesh qe kur Anglezet njihnin persosmerisht levizjen e planeteve,sepse ate objekt nuk mund ta ndertoje dot ne te kunderten, para italianet e masnin kohen me 100 gabime ne sekonde,sa u bene qesharake ne periudhen e mesme.Por enigma qendron:pse nuk e perhapnin kete dije por e mbanin sekrete vetem per vete.Di gje ti per kete?
Ata qe drejtojne Ameriken jane pasardhesit e atyre qe ti e di se jane te rinj dhe s'kane histori.Ata kane aq shume kohe histori,sa do me duheshin 5 forume per te mbushur qe ti ta dije mire kete gje.Shiko Nju Jorkun,ne zemer te tij ke nje qytet me emrin "Albany" .Hy dhe gjeje mire origjinen e ketij emri qe s'eshte gje tjeter vecse "anglonizimi" i emrit "ALBANIA".HY DHE KERKO TE SHIKOSH SE KU KY MBIEMER ISHTE PERPHAPUR DHE NE C'PJESE TE ANGLISE.SHIKO SE ME KE LIDHET KY MBIEMER NE HISTORINE E ANGLISE DHE TE AMERIKES.
Sa per parime te drejta fetare,gje KJO qe pak KUPTOHET,AMERIKA ZBATON ME SHUME PARIMET E MUHAMETIT DHE TE KRISHTIT SHUMISSIMO SE VATIKANASIT E ITALISE DHE MYSLIMANASIT E MEKES.
Mos ngateroni gjerat elementare.Kishat jane kisha dhe nuk jane parime,shtetet jane shtete.Vjetersia eshte ose Historia eshte nje genjeshter e pranuar nga te zotet e saj por jo nga ne shqiptaret.Ajo na ka goditur me shume.Amerika ishte,eshte dhe do te jete aleati jone i perhershem.Kjo jo per interesa,por per parime nga te cilat udhehiqen drejtuesit e ketij Shteti qe nga momenti i formimit.Ata nuk kane timon Europian qe merr kthesa sipas eres ,timoni i tyre esht salduar mire drejt te ardhmes.Se c'fare kane bere ata ne 50 vjet,pseudoromakeve dhe pseudogrekeve do t'ju duheshin 100 mije vjet.
 
Redaktimi i fundit:
Me te verte nuk hajke shqip ti!
Te kam thene te mos merresh me mua se je i ri akoma. Te duhen edhe 500 vjet jete drite per ta kuptuar realitetin.

Jeni produkt i deshtuar pasi ajo qe beni ju eshte per arsye financiare me shume se asgje tjeter. Jeni produkt amerikan pasi jeni nder te paret ju qe perfitoni viza, rroga dhe sherbime te tjera pa fund nga amerikanet.

Hahaha, a po na ke zili qe po marrim viza ne e ty nuk po te japin a?! Ky eshte argument turpi. Vetem nje i mjeruar mund te flas keshtu.
Migjeni tha: Kafshate qe s'kaperdihet eshte ore vella mjerimi!

Besoj se e din qe amerika u jep viza vetem atyre qe u beson, qe nuk shkaktojn probleme, qe jane njerez tamam, qe kane karakter, dhe nuk u jep viza hajduteve, mashtrusve...
Pra ne kemi vetem pluse (+) dhe jo minuse (-) ne "shkolle"!

Dhe me e keqja po tregoheni si jo shqipetar e cila eshte me e hidhura se te gjitha te tjerat.

Ky eshte nje turp tjeter per ju!
Ata qe e formuan alfabetin ishin shqiptar. Une e tregova te verteten e gjuhes shqipe dhe nuk e shava ate. Ngule ne koke kete dhe mos u merr me me kete muhabet.
Ishin greket, italianet, turqit, qe deshen ta zhdukin shqipen, por jo! Derisa ka burra te vertet qe e duan kombin dhe Zotin, gjuha shqipe do ekzistoj.
Te keshilloj te lexosh librin: "Shqipetaret" nga Edwin Jacques, po ashtu edhe ndonje liber tjeter per historin e shqiptarve.

asopaj
 
Kongresi nuk do te kishte kurre suksesin e tij pa ndihmen e klubit “Bashkimi” te Manastirit i cili u drejtua per shume kohe nga Gjergj Qeriazi si nënkryetar. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe antar i Komisionit. Ai ishte perfaqesues i Shoqeris Biblike Britanike. Te tjer ungjillor qe ishin perfshir ne udhëheqjen e Alfabetit ishin Grigor Cilka, nënkryetar i komisionit; Pareshqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit te ABC-se; Kristo Dako, pjesmarres; Violet Kenedi, vëzhguese (e vetmje Amerikane qe mori pjese ne Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Ishte përgatitur nje liste me 150 delegat për ne Kongres, ku mbi 35 ishin ungjillore, prandaj thuhet ne raportin zyrtar te Kongresit se moren pjese shqiptare mysliman, katolik, ortodoks dhe ungjillore.

Gjergj Fishta - Kryetar i Komisionit
Mithat Frashëri - Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit[1]
Ndre Mjeda - Anëtar i Komisionit
Parashqevi Qiriazi - Sekretare e Komisionit për abcenë
Grigori Cilka - Nënkryetar[1]
Luigj Gurakuqi - Nënkryetar i Kongresit[1]
Hilë Mosi - Sekretar i Kongresit për shqipen[1]
Thoma Avrami - Sekretar i Kongresit për shqipen[1]
Fehim Zavalani - Fjala Hyrse (kryetari i klubit "Bashkimi" të Manastirit)[1]
Nyzhet Vrioni - Sekretar i Kongresit për turqishten[1]
Fineas Kenedi - Vëzhguese e Kongresit[1]
Bajo Topulli - Anëtar i Komisionit
Sotir Peci - Anëtar i Komisionit
Gjergj Qiriazi - Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit
Shahin Kolonja - Anëtar i Komisionit
Dh. Buda -/- -
Mihal Grameno - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Gligor Cilki - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Sami Pojani - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Thoma Avrami - Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]
Fillomena A. Bonati - -/- shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës


*Hidheni nje sy per te pare kontratditat tuaja qe sipas jush jane realiteti por qe nuk jane asgje me shume sesa nje genjeshter e varfer. Eshte turp qe ju ti jepni kesaj ngjrya fetare e aq me teper te atyre qe ju po i quani ungjilloret pasi nuk kane qene kurre aktor kryesore te ndonje procesi shoqeror apo politik. Nje deshmi e mire eshte fakti qe ato akoma nuk nihen zyrtarisht si te tille. Megjithate perpjekjet e amerikaneve per gjera te tilla po shihen si te pafundme me sugjerime, kerkesa dhe respekt persa i perket lirive fetare. Nje e fundit ishte ajo e bere dje nga England, numri dy i pentagonit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top