Nga David Graeber & David Wengrow
Pjesa më e madhe e historisë njerëzore, ka humbur në mënyrë të pariparueshme. Lloji ynë Homo sapiens, ka ekzistuar prej të paktën 200.000 vjetësh. Por ne nuk e kemi thuajse asnjë ide se çfarë ka ndodhur për pjesën më të madhe të kësaj kohe.
Për shembull, në shpellën e Altamirës në Spanjën Veriore, pikturat dhe gdhendjet u krijuan gjatë një periudhe prej të paktën 10.000 vjetësh, midis viteve 25.000 dhe 15.000 Para Erës Sonë. Me sa duket, gjatë asaj periudhe kanë ndodhur shumë ngjarje dramatike. Por ne nuk kemi asnjë mënyrë që të mësojmë se cilat ishin shumica prej tyre.
Kjo gjë ka pak pasoja për shumicën e njerëzve, pasi shumica rrallë mendon mbi historinë e njerëzimit të shtrirë kaq gjatë në kohë. Për më tepër, nuk kanë shumë arsye për ta bërë këtë.Por kur reflektohet se përse bota gjendet në një kaos të tillë, dhe pse qeniet njerëzore e shpesh e trajtojnë keq njëri-tjetrin, ngrihen pyetje mbi arsyet e luftës, lakmisë, shfrytëzimit dhe indiferencës ndaj vuajtjeve të të tjerëve.
A kemi qenë gjithmonë të tillë, apo në një moment bëmë diçka që shkoi tmerrësisht keq?
Një nga njerëzit e parë që e shtroi këtë pyetje në epokën moderne ishte filozofi zvicerano-francez Zhan–Zhak Ruso, në një ese mbi origjinën e pabarazisë sociale, të cilën ai e paraqiti në një konkurs në vitin 1754.
Ruso shkroi se dikur njerëzit ishin të gjithë gjuetarë-mbledhës, dhe jetonim në një gjendje të pafajësisë fëminore si të barabartë. Këto grupe kishin mundësi të ishin të tilla, pasi ishin të izoluar nga njëri-tjetri, dhe nevojat e tyre materiale ishin të thjeshta.
Sipas Ruso, kjo gjendje e lumtur mori fund vetëm pas revolucionit bujqësor dhe ngritjes së qyteteve të para. Jetesa urbane nënkuptonte shfaqjen e letërsisë së shkruar, shkencës dhe filozofisë, por në të njëjtën kohë edhe të çdo gjëje të keqe në jetën e njeriut: patriarkalizmit, ushtrive të rregullta, ekzekutimeve masive dhe burokratëve të bezdisshëm që na kërkonin që ne ta kalonim pjesën më të madhe të jetës sonë duke plotësuar formularë.
Ruso nuk fitoi dot në atë konkurs, por historia që ai rrëfeu u bë narrativa dominuese ehistorisë njerëzore, duke hedhur themelet mbi të cilat shkrimtarët bashkëkohorë të “historisë së madhe”- si Xhared Diamond, Frensis Fukujama dhe Juval Noah Harari – ndërtuan rrëfimet e tyre për të na shpjeguar se si kanë evoluar shoqëritë tona.
Këta historianë shpesh e cilësojnë pabarazinë si rezultat të natyrshëm të të jetuarit në grupe më të mëdha dhe me një tepricë burimesh. Për shembull, Harari shkruan në “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit” se pas lindjes së bujqësisë, sundimtarët dhe elitat dolën “gjithkund … duke jetuar falë ushqimit të tepërt që prodhonin fshatarët, dhe duke i lënë këta të fundit vetëm me aq pak ushqim sa të mbanin veten gjallë”.
Dhe dëshmitë arkeologjike – nga Egjipti, Mesopotamia, Kina, Mesoamerika dhe gjetkë – duket se e vërtetojnë këtë pretendim. Provat tregojnë se në atë periudhë njerëzit nisën
të ndaheshin në klasa shoqërore. Provat e pabarazisë shfaqet në të dhënat arkeologjike, me ngritjen e tempujve dhe pallateve të para, të drejtuara nga sundimtarët dhe të afërmit e tyre tëelitës, si dhe të magazinave dhe punishteve, të drejtuara nga administratorët dhe mbikëqyrësit.
Qytetërimi dukej se donte të thoshte mjerim dhe vuajtje për ata që në mënyrë të pashmangshme do të reduktoheshin në bujkrobër, skllevër ose borxhlinj. Por nga ana tjetër ai mundësoi zhvillimin e artit, teknologjisë dhe shkencës. Kjo e bën të duket e pamundur idenë e pabarazisë sociale.
Të jetosh sot në një shoqëri vërtet egalitare, mund të jetë e mundur nëse je një pigme apo njënjë bushman në shkretërirën e Kalaharit. Por nëse doni të jetoni në një qytet si Nju Jorku, Londra apo Shangai – nëse doni të gjitha gjërat e mira që vijnë nga përqendrimi i njerëzve dhe burimeve – atëherë duhet të pranoni edhe gjërat e këqija.
Supozime të tilla kanë qenë ndër breza pjesë e historisë sonë të origjinës. Historia që mësojmë në shkollë, na ka bërë më të gatshëm të tolerojmë një botë, në të cilën disa mund ta shndërrojnë pasurinë e tyre në pushtet mbi të tjerët, ndërsa të tjerëve u thuhet se nevojat e tyre nuk janë të rëndësishme dhe se jeta e tyre nuk ka një vlerë të brendshme.
Për pasojë, kemi më shumë gjasa të besojmë se pabarazia është vetëm një pasojë e pashmangshme e të jetuarit në shoqëri të mëdha, komplekse, urbane, teknologjikisht të sofistikuara.
Ne duam të ofrojmë një përshkrim krejtësisht të ndryshëm të historisë njerëzore. Ne besojmë se pjesa më e madhe e asaj që është zbuluar në dekadat e fundit, nga arkeologët dhe studiuesit e disiplinave të afërta, bie ndesh me leksionet konvencionale të propozuara nga shkrimtarët modernë të “historisë së madhe”.
Ajo që tregon dëshmitë e reja të zbuluara, është se një numër befasuesi qyteteve më të hershme në botë, ishin të organizuara përgjatë linjave të fuqishme egalitare. Në disa rajone, popullsitë urbane u vetëqeverisën për shekuj me radhë, pa asnjë shenjë të tempujve dhe pallateve që do të ndërtoheshin më vonë.
Vendbanimet e banuara nga dhjetëra mijëra njerëz u shfaqën për herë të parë rreth 6000 vjet më parë. Historia konvencionale thotë se qytetet u zhvilluan kryesisht për shkak të përparimeve në teknologji:Se ato ishin rezultat i revolucionit bujqësor, që nxit një zinxhir zhvillimesh, të cilat bënë të mundur mbështetjen e një numri të madh njerëzish që jetonin në një vend.
Por një nga qytetet e hershme më të populluara nuk u shfaq në Euroazi por në Mesoamerikë. Dhe ai nuk zotëronte mjete me rrota apo anije me vela, nuk praktikonte transportin përmes kafshëve dhe aq më pak përpunimin e metaleve. Gati kudo në këto qytete të hershme, gjejmë deklarata madhështore të unitetit qytetar, rregullimin e hapësirave të ndërtuara në modele harmonike dhe shpesh të bukura, duke reflektuar qartë një lloj planifikimi komunitar.
Aty ku kemi burime të shkruara (për shembull në Mesopotaminë e lashtë), gjejmë grupe të mëdha qytetarësh që i referohen vetes thjesht si “njerëzit” e një qyteti të caktuar (ose shpesh “bijtë” e tij), të bashkuar nga përkushtimi ndaj paraardhësve të tyre themelues, Perëndive apo heronjve të tyre, infrastrukturën e saj qytetare dhe kalendari ritual.
Në provincën Shandong të Kinës, vendbanimet urbane ishin të pranishme mbi një mijë vjet përpara dinastive më të hershme mbretërore të njohura. Gjetje të ngjashme ka pasur edhe nëultësirat e Majave, ku qendrat ceremoniale me përmasa vërtet të mëdha, nuk paraqesin prova të monarkisë apo ndarjes së shoqërisë në shtresa, që datojnë deri në vitin 1000 Para Krishtit, shumë kohë përpara ngritjes së mbretërve dhe dinastive të Majave Klasike.
Çfarë e nxiti këtë eksperiment të hershëm social të urbanizmit?
Për të gjetur një përgjigje, ne mund t’u drejtohemi disa zbulimeve të tjera befasuese në kullotat e brendshme të Evropës Lindore, në veri të Detit të Zi, ku arkeologët kanë zbuluarqytete, po aq të mëdha dhe të lashta sa ato të Mesopotamisë. Më të hershmet datojnë rreth vitit 4100 Para Krishtit.
Më vonë ky model u braktis, dhe ne nuk e dimë ende arsyen. Por ajo që na ofrojnë ështëshumë domethënëse:një dëshmi e mëtejshme se një shoqëri shumë egalitare ka qenë e mundur në shkallë urbane. Po pse sot ka rëndësi kjo gjë? Sepse që nga Recesioni i Madh i vitit 2008, çështja e pabarazisëështëbërë një nga temat kryesore të debatit.
Natyrisht, e kaluara nuk mund të japë zgjidhje të menjëhershme për krizat dhe sfidat e së tashmes. Por e shkuara sugjeron që ne duhet të jemi shumë më pak pesimistë për të ardhmen tonë, pasi fakti i thjeshtë që një pjesë e madhe e popullsisë së botës jeton tashmë në qytete,mund të mos përcaktojë mënyrën se si ne jetojmë.
Ajo që sot na duhet është një tjetër revolucion urban, për të krijuar mënyra më të drejta dhe të qëndrueshme jetese. Teknologjia për të mbështetur mjediset urbane më pak të centralizuara dhe më të gjelbra – të përshtatshme për realitetet moderne demografike – ekziston tashmë. Përballë pabarazisë dhe katastrofës klimatike, ajo ofron të ardhmen e vetme të qëndrueshme për qytetet e botës, dhe kësisoj edhe për planetin tonë. Ajo që na mungon tani është imagjinata politike për ta realizuar këtë. Por siç na mëson historia, bota e re e guximshme që synojmë të ndërtojë ka ekzistuar më parë, dhe mund të ekzistojë sërish në të ardhmen.
Marrë me shkurtime
Shënim: David Graeber, antropolog dhe aktivist. David Wengrow është profesor i Arkeologjisë Krahasuese në Kolegjin Univesitar të Londrës. Ata janë autorë të librit “Agimi i gjithçkaje:Një histori e re e njerëzimit”, nga i cili është përshtatur ky artikull. / “The New York Times” – Bota.al