Historia e gjatë e ndikimit të Vladimir Putinit për ta destabilizuar Perëndimin

Historia e gjatë e ndikimit të Vladimir Putinit për ta destabilizuar Perëndimin​

1665738466729.png
Rusia e Putinit përdor fondet. Por instrumentet e saj të ndikimit janë mbi të gjitha të tjerat.

I njëjti zyrtar i lartë i administratës së Xho Bajden, që në një video-konferencë raportoi se inteligjenca amerikane ka zbuluar të paktën 300 milionë dollarë transferta sekrete për partitë politike, drejtuesit dhe politikanët e huaj në 24 vende që nga viti 2014, shtoi se Shtetet e Bashkuara, presin një përdorim në rritje të mjeteve të ndikimit të fshehtë nga rusët gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo fushatë synon të sabotojë sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe për të ruajtur ndikimin e Rusisë në botë. Kur flitet mbi operacionet, për të cilat Kremliniështë akuzuar në të kaluarën për ndikim në politikën e jashtme, si për shembull me Brexit, zgjedhjen e Donald Trump president, protestat e separatistëve në rajonin e Katalonjës në Spanjë, humbjen e referendumit të Mateo Rencit në Itali, propagandës kundër vaksinave apo presion ndaj presidentit italian Serxho Matarela për të inkurajuar formimin e një qeverie më pro-ruse, referenca është në thelb për një punë të kryer në platformat e rrjeteve sociale.

Sidomos përmes një Agjencie të Kërkimeve në Internet me seli në Shën Petersburg, e cila ka fituar pseudonimin “fabrika e trolleve”, dhe financuesi i së cilës është Jevgeni Prigozhin.

I ashtuquajturi “Kuzhinieri i Putinit” ka krijuar edhe kompaninë private të mercenarëve “Vagner” që synon të përforcojë ndikimin e Rusisë në vende të ndryshme të botës.

Departamenti i Shtetit, ka deklaruar se ka dërguar dokumentacionin përkatës në ambasadat dhe konsullatat në vendet në fjalë. Por sipas shërbimeve amerikane, kjo shumë do të ishte vetëm maja e ajsbergut. Pra 300 milionë dollarët, janë vetëm një shumë minimale, dhe Moska ndoshta ka preferuar të transferojë fonde të tjera më në fshehtësi.

Në të nuk përmenden emra apo vende, por Departamenti i Shtetit thotë se mund t’i bëjë publike së shpejti. Është e paqartë nëse ka ndonjë problem me hetimin apo deshifrimin, apo nëse emrat lihen qëllimisht pezull për të mbajtur dikë nën presion. Por fakti që financimi nuk është mjeti kryesor i ndikimit të Putinit, u përmend që në vitin 2017 gjatë një aktiviteti në Romë nga politologu ukrainas Anton Shekovcov.

Një nga ekspertët kryesorë në marrëdhëniet midis Putinit dhe lëvizjeve populiste të së djathtës dhe të majtës, dhe autor i një libri mbi historinë e tërheqjes reciproke midis Rusisë sovjetike dhe post-sovjetike dhe fashizmit dhe radikalizmit krahu i djathtë, Shekovcovdeklaroi në atë kohë se “provat më të forta për financimin real nga Rusia kanë të bëjnë vetëm me një grupim të vogël të ekstremit të djathtë në Poloni, që nuk ka shumë ndikim”.

Në fakt, ishin edhe 9 milionë eurot që mori hua në vitin 2017 partia e Marin Lë Pen nga “First Czech Russian Bank”. E themeluar në vitin 1996, me kapital në Pragë dhe Moskë, e blerë në vitin 2002 nga “StroyTransGaz”, kompania ruse që ndërton gazsjellësit për “Gazprom”.

Më 20 prill, presidenti francez Emanuel Makron e sulmoi Lë Pen gjatë një debati elektoral dhe ajo u përgjigj: “Nëse u detyrova të shkoja jashtë vendit për një kredi, kjo ka ndodhur sepse asnjë bankë franceze nuk ka pranuar të ma japë atë. Unë jam një grua absolutisht e lirë”.

Por sipas hetimeve të mëvonshme nga “Le Monde” dhe “Mediapart”, Lë Pen u kishte kërkuar bankave ruse 40 milionë euro kredi. Më pas, në shkurt 2019, u zbulua historia e takimit të zhvilluar më 18 tetor 2018 në hotelin Metropol në Moskë, midis 3 italianëve dhe disa rusëve të paidentifikuar.

Ndër italianët ishte Xhanluka Savoini, një drejtues i LEGA, partia e së djathtës ekstreme, president i shoqatës Rusi-Lombardi, ish-zëdhënës i Mateo Salvinit, dhe një lobist i fortë i marrëdhënieve midis Rusisë dhe kësaj partie. Flitet se në atë takim pati negociata për shitjen e naftës.

Marrëveshja parashikonte një financim të fshehtë të fushatës elektorale të LEGA në kuadër të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian. Tre milionë tonë naftë do të bliheshin nga “ENI” për 1.5 miliardë dollarë, ndërsa 65 milionë dollarë nga kjo shumë do të kalonin në arkën e LEGA-s.

Një ditë më herët, më 17 tetor, po në Moskë, Ministri i Brendshëm i atëhershëm MateoSalvini kishte marrë pjesë në një takim të organizuar nga Confindustria në hotelin “Lotte”, ku mori pjesë edhe Savoini. Në fakt, shumë analistë thanë menjëherë se ishin të sigurt se takimi ishte mbikëqyrur nga shërbimet ruse, pasi hoteli Metropol është dukshëm nën kontrollin e rreptë të FSB-së.

Në realitet, një marrëdhënie organike midis LEGA-s dhe regjimit të Putinit, ekziston në formën e një pakti bashkëpunimi me partinë Putiniane Rusia e Bashkuar. I nënshkruar në Moskë më 6 mars 2017, ai skadoi më 6 mars të këtij viti, por në mungesë të komunikimit u rinovua automatikisht deri më 6 mars 2027.

Siç kujtonte gjithmonë Shevkocov, në atë kohë LEGA votoi sistematikisht pozicionet pro Putinit në Evropë. Në Parlamentin Evrpian kjo parti u inkuadrua brenda një grupi në të cilin ai është pjesë e një bërthame të fortë pro-Kremlinit, së bashku me partinë e Marin Le Pen dhe Partinë e Lirisë (FPÖ) nga Austria.

Nga kjo e fundit mund të kujtojmë sesi më 18 maj 2019 Hajnc –Kristian Strahe dha dorëheqjen si kreu i partisë, si zëvendëskancelar dhe Ministër i Shërbimit Civil dhe Sportit, pas publikimit nga gazetat “Suddeutsche Zeitung” dhe “Der Spiegel”, të një videoje të xhiruar në vitin 2017 në Ibiza, ku ai pranonte oferta ryshfeti nga e vetëquajtura mbesa e një oligarku rus, që ishte në fakt një gazetare investigative.

Tek kjo aleancë përfshihet “Alternativën für Deutschland” (Afd). Një investigim i përbashkët i vitit 2019 nga “Spiegel”, “ZDF” dhe “BBC” mbi përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar tek parlamentet e vendeve të BE-së në vitin 2017, u publikua një dokument mbi deputetin e AfdMarkus Fronmaher.

Sipas një raporti të inteligjencës së BE-së, ai u kishte kërkuar rusëve ndihmë për zgjdhjetparlamentare në Gjermani në vitin 2017, në këmbim të besnikërisë në politikën e jashtme. Po ashtu gjatë asaj fushate, 3 anëtarë të Afd shkuan në Moskë me bileta të paguara nga rusët.

Në fakt, muajt e fundit Afd-ja ka bërë një fushatë shumë të ashpër kundër sanksioneve, madje deri në atë pikë saqë kancelari Sholc e ka etiketuar atë si një “parti të Rusisë”. Pra ka dyshime për financime si dhe dëshmi për mbështetje. Në Itali, kjo ka të bëjnë jo vetëm me LEGA-n, por edhe me partinë Pesë Yjet dhe Forza Italia.

Në të kaluarën në listë ishin edhe Fratelli D’Italia të Xhorxhia Melonit, por tani duket se kjo parti e ka ndryshuar radikalisht linjën e saj. Gjithsesi të tria partitë e qendrës së djathtë u akuzuan gjatë një interviste nga ish-ambasadorin amerikan në NATO, Kurt Volker. “Simpatitë e LEGA-s dhe Berluskonit për Rusinë ishin të njohura. Por tani mendohet se edhe Vëllezërit Italianë mund të kenë marrë para nga rusët. “Ne e dimë prej vitesh që rusët shpenzojnë për të ndikuar në zgjedhjet në të gjithë Perëndimin. Ata kërkojnë të nxisin ndarjen në shoqëritë tona dhe midis vendeve tona. 300 milionë nuk është ndonjë shumë e madhe. Por ajo ka përmirësuar perspektivat e disa partive, si ajo e Lë Pen në Francë dhe Fratelli D’Italianë Italia”- tha ai. / “Linkiesta” – Bota.al
 
Per te qene korrekt me idene /mesazhin qe Bota.al (autori i shkrimit) kerkon te na percjelle/transmetoje, qe Federata Ruse ka paguar dhe influencuar disa parti politike evropiane apo grupime shoqerore (OJF-Organizata Jo Fitimprurese apo jo Governative) duhet te shtojme edhe anen tjeter te medaljes:
- Te gjitha shtetet lobojne per reputacionin e tyre nderkombetar, te gjitha shtetet investojne fonde okulte (te pa deklaruara ne bilancet qeveritare) per ti imponuar shteteve te tjera dhe atyre te sferes se influences- pikpamjet e tyre!
Kjo ka ndodhur historikisht, dhe ndodh ende ne glob, duke filluar qe nga vendet me pak peshe ne arenen nderkombetare (Pakistan versus India per rajonin e Kashmirit/ Turkey versus UE and others per ceshtjen e Kurdistanit /Greqia versus ALB und Makedonija/Serbija kunder RKS-se) etj etj plot.....
Por le ti kthehemi vendeve me rendesi dhe me peshe ne arenen nderkombetare sic jane USA/UE/CHINA/ :
- USA shpenzon miliarda USD$ per t'ju imponuar botes dhe sidomos Unionit Evropian, pikpamjet dhe strategjine e saj ne ceshtjet nderkombetare, influencon direkt dhe pa turp ne Qeverite ne Lindjen e Mesme apo Ameriken Latine per ti mbajtur ato te lidhura fort ndaj sferes se influences dhe interesit te se saj!
Fakte kemi plot sa te duash: Arabia Saudite, Qatar, Iraq, Jemen, Oman, apo Panama, Guatemala, Venezuela, Colombia, Brazil, etc etc.....
Me luften midis Ukraine-Russia, kemi nje nderhyrje dhe presion te paster ne Qeverite e Unionit qe ti bashkangjiten linjes se USA-s kunder Rusise, edhe pse linja amerikane bie totalisht ndesh me interesat tona evropiane!
Rezultati eshte qe Macron i FRA, Draghi i ITA, Scholz i DE, Johnson i UK, and others, binden dhe zbatojne me perpikmeri direktivat qe nisen nga Washingtoni. Me pak fjale dhe thene shqip: Kemi humbur sovranitetin si UE!
- UE nepermjet Bruxelles, nga ana e saj influencon vendet anetare qe te zbatojne politikat evropiane ne cdo materie/lende:
duke filluar nga ato te rendesishmet ne politiken e jashtme .
(dihet qe UE- nuk ka nje linje politike te jashtme te vecante dhe te sajen, por ajo i eshte lene ne dore cdo shteti single qe perben unionin)
Kemi jo pak raste te dokumentuara te nderhyrjes se UE (Bruxellit) ne politikat e brendshme dhe te jashtme te shteteve anetare si Hungaria, Italia, Greqia, Sllovakia, Austria,Polonia etc etc...
Nuk mjafton vetem kjo: Vete disa shtete single te UE-se dhe pa asnje rakordim me Bruxell-in zyrtar, zhvillojne politika te brendshme dhe te jashtme (influenca dhe shantazhe reciproke) ndaj te tjereve per interes personal dhe jo per interesin e komunitetit te perbashket pra te Unionit Evropian! Fakte? Po kemi sa te doni:
- GREQIA: (vend antar i UE dhe Nato) zhvillon politika agresive dhe jashte kontekstit te UE ndaj Turkey/ALB/MKV/BUL/EGYPT/ etj....
lobon fuqishem per pretendime territoiale dhe expansioniste ndaj fqinjeve te saj qe kane aplikuar per Statusin e Vendit Kanditat ne UE, kercenon hapur shtetin Turk per ZEE (Zonat Exlusive Ekonomike) ne Mesdhe qe gjoja i takojne vetem asaj dhe askujt tjeter, bllokon per me shume se 20 vjet shtetin e Maqedonise per te aplikuar ne anetarsimin ne Bashkesine Evropiane me nje sebep banal sic eshte puna e emrit te saj, ne bashkepunim me Francen ushtron presion mbi Egjyptin dhe Turqine per ZEE ne Detin Egje, irritohet dhe nevrikoset pa arsye per prezencen e Turkey (anetare e NATO-s edhe kjo njesoj si GR) ne Lybia , shantazhon ALB per gjoja "mos respektim" te te drejtave te Minoriteteve ne Shqiperi etj ksi budalliqesh....
- FRANCA: zhvillon politika agresive dhe militare, influencon dhe shantazhon padrejtsissht dhe ne kundershtim me "vlerat demokratike te unionit) vendet e Lindjes se Mesme, nderhyn brutalisht ne Lybia duke rrezuar padrejtsisht Kolonel Ghedafin i zgjedhur ne menyre demokratike nga populli i tij, dhe duke shkaktuar nje katastrofe humanitare dhe emigracioni te papare ne historine Evropiane.
Nderhyn brutalisht dhe pa cipe ne Liban, Sudan, Egypt, Eritrea, Lybia (biles njeh si autoritet Gjeneralin e milicianeve keqberes: Haftar- kur e gjithe UE njeh dhe bashkepunon me Kryeministrin Legjitim: Serraj)
E gjitha kjo, ne emer te ish-kolonializmit francez atyre aneve!
- ITALIA: Brekedhjere qe e kane humbur sovranitetin e tyre qysh me 8 Shtator 1943, i kane deleguar cdo sovranitet Bruxell-it e cila nga ana e saj ja ka deleguar sovranitetin italian Washingtonit Zyrtar.
Sot, perpara se cdo vendim te merret ne Rome- ka kaluar ne filtrat e Washington DC dhe eshte vendosur meperpara atje!
Krejtesisht ne disakord me linjen e politkes se jashtme evropiane (dhe sidomos asaj Franceze) ne ceshtjet e Lindjes se Mesme dhe sidomos asaj te Lybia, China dhe Rusia.
Te gjithe e dine Projektin e Madh Italian per rinovimin e "Rruges se Mendafshte" te Marco Polos te 1,5 viteve me pare, i cili me shpejtesi u mbyt dhe u arkivua!
S'kishte si te ndodhte ndryshe: Presioni nga USA dhe UE ishte teper i madh, keshtu qe qeveria italiane e kohes u detyrua ta abandonoje kte projekt gjigand dhe fitimprures me China!
Persa i takon lidhjeve apo influences se Rusise, i ka shpjeguar artikulli i mesiperm.
- GJERMANIA: uh, e kam paksa te veshtire ta komentoj pa ndjenja subjektive por disa gjera qe pluskojne mbi uje si tapa dhe duken qartesisht mund ti them:
E lidhur dhe e varur kryekeput nga politikat energjitike te Gazprom Rusia, por edhe vendi i Pare ne Evrope per politikat e Energjise se Rinovueshme. Leviz/manovron ne fushen e shahut te politikave nderkombetare dhe evropiane me veshtirsi por me guxim dhe me dinjitet!
(mos harrojme qe deri para 20 vjetsh Deuschland ishte krejtesisht pa influence ne politiken nderkombetare per shkak te kufizimeve kushtetuese qe i ishin imponuar pas WWII)
Epoka e frau Merkel, e nxorri DE nga "qoshja" ne te cilen e kishin detyrur te futej, dhe me pas ajo shpalosi te gjitha energjite e saja si Lokomotive Terheqse e mbare Unionit ne politiken e brendshme dhe te jashtme!
Influencon me vendimarrjen e saj jo vetem neve (Wienn-Österreich) apo lobin gjermanfoles ne Evrope, ( CH/AUT/ Liechtenstein/ITA) por edhe mbare Evropen!
E lidhur me 1000 fije te padukshme me Rusine, por njekohesisht e lidhur poashtu me 1000 fije te dukshme me Evropen e Bruxell, Paris, Rome, Madrid, London!
Fijet e padukshme shtriheshin nepermjet Nord Stream 1 und 2, ndersa fijet e dukshme shtriheshin ne cdo vendim marrje te UE-se per cdo ceshtje perfshi edhe ato Ballkanike te cilat nuk benin pjese ne axhenden e Parisit, Londres, apo Amsterdamit etc!
###############################################
Me kto shembuj qe solla desha te ilustroj idene qe kot e kane harxhuar bojen dhe letren kta te Bota.al per te perlyer Rusine, kur nga ana tjeter kane aplikuar te njejtat metoda dhe standarte ne rest of the world!
Me vjen ne mendje nje shprehje e bukur dhe kuptimplote shqiptare:
- Zot me ruaj nga Miqte, sepse nga Armiqte ruhem vete!
Qe do te thote: Zot na ruaj nga "miqesia dhe standartet e dyfishta" te Unionit Evropian , sepse nga armiku Rus, di te ruhem vete! :);)
 
- USA shpenzon miliarda USD$ per t'ju imponuar botes dhe sidomos Unionit Evropian,
@Baba nga Durrsi
,te them te drejten se di pse keto vitet e fundit mua Shba me duket sikur vjen me nje thuper thane ne Be apo Ue,dhe thjesht diataz,urdheron si njerka tek femija.
Nuk e shikoj Evropen si nje force apo faktor politik qe mundet dhe ben ata qe vertete mbulon dhe mbron interesat e saj .
Evropa shpesh me duket nje induktim i interesave Anglo-Amerikane.
 
Rezultati eshte qe Macron i FRA, Draghi i ITA, Scholz i DE, Johnson i UK, and others, binden dhe zbatojne me perpikmeri direktivat qe nisen nga Washingtoni. Me pak fjale dhe thene shqip: Kemi humbur sovranitetin si UE!

E paske pas thene me poshte,sepse te citova tek fjalia ,dhe me pas e lexova komplet komentin tend.
 
- USA shpenzon miliarda USD$ per t'ju imponuar botes dhe sidomos Unionit Evropian,
@Baba nga Durrsi
,te them te drejten se di pse keto vitet e fundit mua Shba me duket sikur vjen me nje thuper thane ne Be apo Ue,dhe thjesht diataz,urdheron si njerka tek femija.
Nuk e shikoj Evropen si nje force apo faktor politik qe mundet dhe ben ata qe vertete mbulon dhe mbron interesat e saj .
Evropa shpesh me duket nje induktim i interesave Anglo-Amerikane.
Po e dashur ke shume te drejte, observacioni yt eshte real dhe akut/i mprehte!
- Per ceshtjen e konfliktit UA-RUS mendoj qe Unioni Evropian jo vetem qe i eshte bindur verberisht vullnetit te USA-s te cilet e kane konsideruar Rusine si "armik permanent/te perhershem" te USA-s por eshte shtyre edhe me tej ne menyre autonome duke vendosur sanksione ndaj saj !
Mirpo eshte evidente, sic e kane shpjeguar qarte me fakte dhe me shifra, analistet e fushes ekonomike te "The Economist"/ "Bloomberg"/ "Goldman Sachs"/ "Standart &Poor" etc etc media te specializuara ne fushen zhvillimit ekonomik dhe perspektives se saj, qe kto sankisone jane te kota dhe jo-efikase, biles jane shnderruar ne nje Boomerang per vete Unionin Evropian.
Shiko e dashur: Kam 30 vjet jashte shtetit, kam bredhur me shume se 1/2 e Evropes ne gjithe kto vite, por te garantoj me ndershmeri qe nje inflacion te tille (ne prag te 2 shifrave 8,9-9,2% ) qe verejme sot, nuk kemi pasur kurre!
Pra mendoj qe UE- eshte nxituar dhe eshte treguar miope ne perspektive duke ndjekur verberisht politikat e Washingtonit dhe duke rrenuar interesat e ekonomike te vete Unionit.
Nje shembull banal por real:
Ti e dashur qe ndodhesh ne Athens /Hellas (supozoj), akoma nuk e ndjen nevojen e gazit per ngrohje sepse temperaturat jane ende te suportueshme per ju, e konsideroni normale klimen e juaj te bute ne mes te Tetorit me temp rreth 16-18-22 grade dhe nuk ndjeni ende nevojen per ngrohje!
Mirpo une qe ndodhem 2000 km lart/larg teje ne alpet austriake, natürlich qe e ndjej te ftohtin sepse ktu tek une eshte 6-8 grade, dhe vuaj per mungesen e Energjise se "dikur" e merrja nga Rusia.
Per cfare arsye duhet te "ngordhim se ftohti" neve ne Nord Europe?
- Me shume rendesi paska "fitorja e Ukraines" mbi Rusine qe jane dy vende jashte UE (pra extra-komunitare) dhe "e vlerave tona demokratike Perendimore" sesa mirqenia dhe komoditeti yne si pjese perberse e Komunitetit Evropian?
Si duhet t'ja shpjegoj une Lilit (plakes time) qe rrin gjith diten nen batanije e mbeshtjelle si Ungarische Salami (Sallam Hungarez) apo nje prind femije qe ka femijet e vegjel qe i mberdhijne ftohtit pa ngrohje, sepse neve si UE kemi vendos te ndjekim USA-n ne cmendurine e saj?
Te garantoj qe neve si qytetare te Komunitetit Evropian (perfshi edhe ju ne Ellada) nuk na intereson shume se cfar bejne ukrainasit dhe ruset me njeri tjetrin- sesa na intereson nevoja dhe domosdoshmeria e jona per te mbijetuar dhe per te ecur perpara! :)
 
Pa desh me u ndal e me ba analiza, se duhet me i ra shkurt se skam kohe :lol:

Per temen lexoni A.Dugin i cili kishte kohe qe punonte per Teorine e Katert te Politikes, ku mbeshtet Putin dhe me shume gjasa sipas shume studiuesve do jete strategjia filozofike e Putinit per te rimarre rolin vendimtare ne Planet.

Njerez Dugin flet per Civilization Rus

Ju ftoj ta lexoni e ta degjoni ne autonomi per te kuptu hapat e Putinit.
 
Ju ftoj ta lexoni e ta degjoni ne autonomi per te kuptu hapat e ardhshem te Putinit.
 
Evropa ja mori kusuret mire, si nxense ngelse politikisht, dhe si femije i keq i Amerikes ahahahaha.
 
Pa desh me u ndal e me ba analiza, se duhet me i ra shkurt se skam kohe :lol:

Per temen lexoni A.Dugin i cili kishte kohe qe punonte per Teorine e Katert te Politikes, ku mbeshtet Putin dhe me shume gjasa sipas shume studiuesve do jete strategjia filozofike e Putinit per te rimarre rolin vendimtare ne Planet.

Njerez Dugin flet per Civilization Rus

Ju ftoj ta lexoni e ta degjoni ne autonomi per te kuptu hapat e Putinit.

Evropa ja mori kusuret mire, si nxense ngelse politikisht, dhe si femije i keq i Amerikes ahahahaha.
A duhet me fol per konspiracion?
 
A duhet me fol per konspiracion?
Pse jo, sa per konspiracion diku pata lexuar qe: ufot apo zhvillimet e tjera ne univers nuk kane interes te merren me qenien tone ketu ne toke, sepse vertetuan se populli Rus akoma eshte barbar dhe gjakderdhes per luftra.
Kete teorin e pata lexuar diku para nja 4 vitesh.
 
Te njejten gje mund te them per rracen evropiane (kaukaziane) qe ne 150 vitet fundit kane vra mbi 200 milion njerez ;)
 
Te njejten gje mund te them per rracen evropiane (kaukaziane) qe ne 150 vitet fundit kane vra mbi 200 milion njerez ;)
Gjithesesi Prosupozohet qe BE eshte per te mbrojte interesat e evropes.
Sic po shihet jo vetem qe si mbron por i denigron dhe behet pale me SHBA e cila nga ana saj vetem perfitime ka.
Nderkohe qe Evropa po keput ushqimin e pare per tavolinen prodhuese te zenxhirit ekonomik te saj.
Spo thote askush te miratoj luften Ruse por e barrierat e saj vetem sapo veshtersojne vete Evropen, se rubla Ruse vetem rritje po njeh.
 
Po kto greket cfare mendojne per rusine
 
Po kto greket cfare mendojne per rusine
Sdi gje shume.
Ky qe kane tani eshte orbit e SHbA.
Rusine e denon komplet bota prendimore apo Demokratike per luften qe nisi,askush s`duhet apo s`mund ta perkrah.
Aq me teper Gr sepse der neser e sulmon Turku,keshtu qe keta duhet ta denojne shume me ashper se pjesa tjeter realisht. por tjera tema keto.
Por pertej kesaj boshti ortodoks eh qendron besoj sadopak.
 
Ok, e di politiken e Greke, pyetja ishte (se ndoshta nuk isha i qarte) njerzit cfare mendojne per kete rast te paprecednet dmth te shpallesh armik nje vend si rusia duke ditur historikun e tyre te marredhenieve te shkelqyera mbi te gjitha te aspektit fetar ...
 
Nuk u pelqen ne aq sa kam kuptuar une. Por te them drejten dhe si teme trajtimi nuk eshte qe hap muhabet rreth saj shume.
 
Nuk u pelqen ne aq sa kam kuptuar une. Por te them drejten dhe si teme trajtimi nuk eshte qe hap muhabet rreth saj shume.
Jo them si eshte sjellja e shoqerise civile e mediave e elitave te ndryshme dmth jane pronuncuar kjo eshte ideja ...se me sa kuptoj nuk eshte se jane shume te lumtur ..gjithsesi ashtusikurse thua ti ata kne nje hale nje sy dhe u duhen aleat te forte dhe te palekundur
 
Median e ka blere ky qe eshte ne pushtet ndaj cdo idiotesi qe ben vepron apo servire mbeshtet qorrazi.
 
Lufta ne Ukrahine nuk eshte thjesht nje lufte, per nja 4 krahina, se s`ka c`i do rusia ato se eshte vendi me siperfaqen me te madhe ne glob. Ceshtja eshte e lidhur me non graten dhe liken, si dhe me parate e financuara.
Kjo ceshtje tashme eshte qarte prej raportit te CIA-s per investimet ruse per pd. Cadra, bojkoti, rremujat, jane pjese e ketyre investimeve nja 500,000 dollare te deklaruara, por sa ka te tjera kjo nuk dihet. Sot financohet dyshja "nacionaliste" sala-like, pjese e 500 milion ne tere evropen. Kjo eshte lufta e putinit per te gjunjezuar perendimin, nepermjet partive te ekstremit te djathte, me shpresen se keto parti jane kunder integrimit evropian dhe BE-se. Eshte pjese e nje lufte "boterore" jo me arme si ne ukrahine, por nepermjet rublave ruse. Kemi te bejme pra me nje lufte mes qyteterimit perendimor dhe barbarise lindore te stepave dhe uraleve, si dhe islamikeve te cmendur te iranit, etj. Dyshja e krijuar jep shprese, sidomos kur therret likja per atdheun dhe kombin, por nuk duhet harruar se "nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve" sic ka thene nje i mencur. Po te shikosh thirrjet e fundit jane per dhune, per "rrezimin" e rames per sulm ndaj Kryeministrise, etj. Keto gjera diheshin me kohe, prandaj u shpall non grata familjarisht, gje qe po e vertetojne ngjarjet cdo dite.
 
U Ilo Pinci ,mirë se na urdhëruat 😛
Më ke munguar 😛
 
E nese eshte e kunderta qe thote titulli i temes?
Po nese egziston nje traktat i shkruajtur e firmosur nga Nato dhe ish Bashkimi Sovietik per mos shtrirjen e Natos ne vende si Suedia, Finlanda, etj kush eshte destabilizuesi ne kte rast??
Po nese dhe sot e kesaj dite Europa paguan gazin me te njejtin cmim si para nderhyrjes se drejte qe bene ruset ne Ukrahine dhe ne ne Europe e paguajme 3/4 here me shume pa asnje motiv? Nderhyrja ruse ne ato zona ku jane pothuajse te gjithe me nacionalitet ruse, e qe bombardohen nga Kievi qe ne 2014 ska cenuar fare paqen as stabilitetin ne Europe, destabilizues e kercenues eshte Nato qe do nje lufte qe mundet te kete pasoja fatale per gjithe kontinentin!!
Per mosnjohesit e gjeografise, Usa dhe Rusia kufizohen mes tyre nga ana tjeter e planetit, por sipas Natos, lufta programohet te behet te ne!!
Po nese shteti Maqedonise do bombardonte qe ne 2014 Strugen e zona te tjera ku popullsia eshte vec shqipetare, nderhyrja e shqiperise per te shpetuar bashkekombasit e vet do ishte destabilizuese? E nese Rusia do poziciononte arme berthamore ne kufirin Mexico-Usa, amerikanet nuk do "destabilizoheshin" e do flinin me te qete?? Nuk them qe Putini eshte engjell, por te flasesh per destabilizim dhe te harrosh lufterat e sa milione te vdekuar ka sjelle nderhyrja e Usa ne lindjen e mesme s'eshte normale.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top