Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e dy lapsave !

183207_206233012721790_159148157430276_827553_2002333_n.jpg


Njëherë e një kohë, ishin dy lapsa, të cilët ishin shokë të ngushtë. Për shkak se ata nuk ishin mprehur kurrë, ata kishin të njëjtën gjatësi. Megjithatë, njëri prej tyre u lodh duke jetuar në heshtje dhe në pasivitet. Prandaj, ai shkoi tek një mprehëse lapsash dhe i kërkoi që ta mprehte atë. Duke u frikësuar nga mprehja, lapsi i dytë u tërhoq; ai ishte i vendosur të ruante paraqitjen e tij elegante. Pasi u mpreh, lapsi i parë vendosi të kalonte pak kohë larg shtëpisë. Ai u kthye pas njëfarë kohe “i shkurtër”, por i zgjuar. Pasi e pa lapsi elegant i pa mprehur nuk e njohu, madje nuk pranoi të fliste me të. Lapsi i mprehur mori guximin dhe ia tregoi se kush ishte në të vërtetë. Lapsi i gjatë u habit, dhe në fytyrën e tij u vunë re shenja talljeje, kur vuri re sa i shkurtër ishte shoku i tij i ngushtë. Lapsi i shkurtër nuk i kushtoi rëndësi talljes së mikut të tij. Ai filloi të fliste për gjërat që kishte mësuar gjatë kohës që kishte qenë larg. Ai filloi të shkruante shumë fjalë dhe të vizatonte forma shumë interesante, ndërsa po i tregonte mikut të tij të gjatë për përvojën që kishte kaluar jashtë shtëpisë. Në fakt ai kishte mësuar shumë gjëra që e kishin bërë më të zgjuar. Pas kësaj lot pendimi rrodhën nga sytë e lapsit të gjatë dhe ai menjëherë nxitoi tek lapsi që të mprihej. Ai e prishi barrierën e heshtjes, të pasivitetit dhe të frikës vetëm pasi e mësoi se kushdo që dëshiron të mësojë, në fillim duhet të vuajë. Megjithëse historia e mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe peripecitë e jetës.

Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona.

Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë. Megjithatë, suksesi duhet t’i atribuohet vetëm vullnetit të Allahut, sepse asnjeri nuk mund të ketë sukses në diçka nëse atij apo asaj nuk i jepet leja hyjnore nga Allahu i Plotfuqishëm. Frika sjell vetëm prapambetje dhe inferioritet në të gjitha aspektet e jetës. Mohimi i frikës së panevojshme është mundësia e vetme që kanë njerëzit nëse duan të bëjnë përpara dhe të jetojnë në mirëqenie. Ne duhet ta largojmë frikën tonë dhe të fillojmë të bëjmë jetën që duhet të bëjmë si qenie njerëzore racionale. ARD::
 
Pe: Historia e dy lapsave !

Megjithëse historia e mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe peripecitë e jetës.

Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona.

Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë.

Kjo ishte pjesa me domethenese,pjesa me poshte ishte fetare...

Thelbi i gjithe historise eshte dhene me shpjegimin...Kjo eshte dhe forca e njeriut,meqe erdhe ne jete dhe te bene te ekzistoje pa te pyetur,jeto jo vec ekzisto,e te jetosh do te thote luftosh,e te arrish ate qe do,edhe nese rrezohesh prap do ngrihesh,njeriu e ka ate force...
Askush ska jete te lehte,vec budallai...Por te gjithe perballen cdo dite me gjera te ndryshme kush me pak e kush me shume,kush me i dhene kush me i terhequr,secili ka kohen e vet ne veprimin dhe arritjet e tij,por sduhet dorezuar akoma pa filluar...Gjithmone e kam thene qe pervoja nuk shihet ne moshe e ne vite,por shihet ne ate qe ke perjetuar atje jashte shtepise,jashte cdo gjeje...Cdo gje nis dhe perfundon tek njeriu,sdua ti hyj temave jo zoti jo natyra,cdokush ka nje mendje por jo cdokush e perdor,ama kush e perdor ta perdori per mire e ta shfrytezoje sa me mire,cdo veprim qe behet automatikisht prap nga eshte nisur kthehet,frytet i merr me vone,cdo pergjegjesi e njeriut varet tek ai vete,tek veprimet e tij,tek sjellja e tij...Gjithsesi kush di qe ka nje jete,di qe ka dhe nje lufte qe pret te filloje:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back