Historia 4-vjeçare e dashurisë së Boris Johnson

‘E quaja “Aleksandi i Madh”/ Historia 4-vjeçare e dashurisë së Boris Johnson, kush është biznesmenia që e ‘ngushëllonte’ pas dështimeve, hetimet për favorizime dhe kërkesat për foto ‘hot’


35-vjeçarja pretendon se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në banesën e saj në Sordic High Street, disa orë para se politikani të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të Londrës.
dsadasd.jpg

BRITANI E MADHE- Biznesmenia amerikane Jennifer Arkiuri, ka treguar detaje nga marrëdhënia 4-vjeçare që ka pasur me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Në një intervistë për tabloidin britanik “Sunday Mirror”, ajo ka bërë me dije se marrëdhënia e tyre kishte zgjatur për 4 vite, nga 2012 deri në 2016.
Në intervistën e dhënë, ajo u shpreh se kishte rënë në dashuri me Johnson në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Londrës, në një kohë kur ai ishte ende i martuar me Marina Ëheeler, me të cilën ka dy djem e po aq vajza.
affair.jpg
35-vjeçarja pretendon se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në banesën e saj në Sordic High Street, disa orë para se politikani të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të Londrës. Siç pretendon 35-vjeçarja, gjatë lidhjes së tyre Johnson nuk i mbante dot duar larg saj, megjithat përveç tërheqjes seksuale kishin edhe një lidhje shpirtërore.
“Ne kemi qenë në një lidhje për katër vjet. Unë e doja atë dhe kisha shumë arsye për t’u ndjerë kështu,”-tregoi ajo.

Ajo gjithashtu pretendon se shumë herë, kur Boris Johnson ndihej “poshtë” me humorin, drejtohej nga ajo për ngushëllim, duke i kërkuar asaj foto seksi ose kohë për t’u takuar. Arkiuri tregon për një ngjarje të 2015, kur ndodhej në dhomën e një hoteli në Tel Aviv, teksa papritmas mori një mesazh nga “Aleksandri i Madh”, kryetari i Bashkisë së Londrës, që i kërkonte me dëshpërim një foto. Kjo pasi ishte zhgënjyer që disa zyrtarë palestinezë kishin anuluar takimet e planifikuara me të, menjëherë pas kritikave të tij ndaj bojkotit të produkteve izraelite.
Marrëdhënia e Arkiuri me kryeministrin aktual britanik ishte nën vëmendjen e mediave përgjatë vitit të kaluar, pasi biznesmenia 35-vjeçare akuzohej se kishte marrë trajtim preferencial për sipërmarrjet e saj gjatë tetë viteve që Johnson shërbeu si kryebashkiak në Londër. Megjithatë nga përfundimi i hetimeve rezultoi se nuk u gjetën shkelje të ligjit, përveç atyre etike.

/dosja.al
 

Attachments

  • dsadasd.jpg
    dsadasd.jpg
    68.2 KB · Shikime: 54
  • affair.jpg
    affair.jpg
    194 KB · Shikime: 0
  • dsadasd.jpg
    dsadasd.jpg
    68.2 KB · Shikime: 0
  • affair.jpg
    affair.jpg
    194 KB · Shikime: 0
Johnson ndihej “poshtë” me humorin, drejtohej nga ajo për ngushëllim,

Te vjen e gjynah kur i sheh surratin, me vertet i duhet nje ngushullim!
Cben paraja dhe pozita.... se te ishte nje vendas i zakonshem zja hidhte syte kjo zonja per 100 vjet as per ngushullim e as per miredita!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top