Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

bella

Anëtar i Nderuar
"Shpesh personat zhduken perpara syve tane. Ndonjehere i gjejm, here te tjere nuk mundemi edhe pse i kemi pare gjithe kohen me te njejtet sy qe i pame te zhdukeshin"

Cecilia Ahen


1.Nje plak i vjeter ishte ulur vetem ne nje rrugice te erret. Nuk dinte se cfare rruge te merrte, kishte harruar nga vinte e ku shkonte. I ulur ne toke per te pushuar pak, ngriti koken dhe pa perball tij nje grua plak. Ajo beri nje qeshje gerrvishtese dhe i foli. "Tani deshira jote e trete, cfare mund te jete?!" Deshira e trete? Burri u habit. "Si mund te kete deshire te trete kur nuk kam shprehur nje te pare e nje te dyte?"... "I ke shprehur dy deshira" i tha plaka. "Deshira jote e dyte ishte, te kthehej gjithcka sic ishte para deshires se parë, prandaj nuk kujton asgje ..sepse gjithcka u kthye sic ishte para se te shprehje deshiren". U zgerdhi. "E per kete arsye te mbetet vetem nje deshire e vetme". Burri renkoi, "epo mire nuk u besoj shume ketyre budallalleqeve... Do doja te di kush jam une?"... "Vertet argetuese" tha plaka ndersa zhdukej. "Kjo ishte deshira jote e parë"



2.Te gjitheve u pelqen dita e pare e shkolles, nuk eshte keshtu? Nje vit i ri, nje klase e re, shoke te rinj. Nje dite plot me shpresa te reja. Nje dite e vecante ku trishtimi i realitetit nuk e prish argetimin. Por mua me pelqen shkolla per nje tjeter arsye, e dini? Une kam nje superfuqi, kur shoh personat perceptoj nje lloj auerole qe i rrethon, nje siluete e ngjyrosur ne baze sesa kohë i mbetet personit ne fjale per te jetuar. Pjesa me e madhe e bashkmoshatareve te mi ka nje ngjyre jeshile, qe do te thote se kane akoma shume kohe per te jetuar. Nje porcion i te verdhes me portokalli ka domethenie se personi me kete auerole do vdesi nga nje aksident ose tragjedi tjeter. Por auerolat me te mira jane ato me te Kuqe. Ndonjehere shoh njerez qe jane praktikisht si semafora te kuq ambulant. Personat me kete auerole zakonisht ose vriten ose vrasin veten hahaha eshte kaq argetuese te dish se dhe pak kohe kane nga fundi i tyre. Diten e pare te shkolles arrita me shpejt per te pare auerolat e shokeve te rinj. Djali i pare qe hyri ne klase e kishte te nje ngjyre te kuqe te ndezur hehehe qesha me vete...sa pafat or mik. Por sa me shume persona hynin aq me shume mbetesha i cuditur. Kishin te tere ne auerole te ngjyres me djalin e parë. Pashe nga dritarja...pashe refleksin tim e cila kishte nje ngjyre roze, mbeta kaq i shokuar sa smund te levizja. Me pas hyri profesori dhe mbylli deren e klases me celes. Auerola e tij kishte nje ngjyrë vjellëse jeshile.



3.Ku jam?
Eshte gjithcka e zeze perreth meje. Nuk ka asnje burim drite. E megjithate arrij ta shoh veten. Duket sikur trupi im eshte i vetmi burim drite, ne kete vend te erret. Filloj te eci. Eshte nje dysheme, ose nje tavan poshte kembeve te mia, nuk jam shume i sigurte. E ndjej, ndjej konsistencen e saj. E megjithate nuk nxjerr asnje tingull. Hapat e mi nuk bejne asnje zhurem. Jam, por ne te njejten kohe nuk jam.
Cfare bej ketu?
Vazhdoj te eci. Akoma, akoma dhe akoma. Nuk e di se ku po shkoj. Persa aq sa di mund te jem duke xhiruar ne te njejtin vend, ose po eci drejt infinitit. Koha nuk kalon, duket sikur ka ngecur. Ose mos ndoshta eshte shume e shpejte, dhe une nuk mund ti rri nga mbrapa. Nuk ndjej lodhje. Nuk kam uri, nuk kam etje.
Ndaloj, e mbyll syte. Kuptoj se nuk arrij te ndjej frymarrjen time. Ndoshta jam bere shurdh. Ve dy gishta afer hundes. Por asgje. Nuk po marr fryme. Coj nje dore ne kraheror. Nje goditje, dy goditje, perpiqem ta rianimoj... por zemra eshte ndalur.
Ndalur.
... Kam vdekur?
Sapo ky mendim me kap mendjen, ja ku shfaqen dy porta perpara meje. Jane dy porta absolutisht identike. Te bardha si bora, si qumeshti. Te ftohta si nje kufome. Nuk e di se ku te cojne. Nuk e kam idene. Provoj te hap njeren. Dhe paralizohem. Cfare ka brenda eshte kaq e tmerrshme per tu pershkruar.
Mbyll menjehere porten, i tronditur.
Dridhem, ndersa hap porten e dyte. E marr fryme lirshem. Me ne fund mund te filloj nje jete te re, mund te le pas gjithcka. Me ne fund mund te jem i lire. Kaloj brenda, dhe Satana me pret ne krahet e tij.

“Zgjodhe ferrin.”
Me thote me ze te bindes
“Nuk do isha kthyer kurre mbi Toke.”
Luciferi buzeqesh, dhembet e tij ndriconin midis flakeve. Me merr per dore.
E me hedh ne zjarr.

“Ah, cfare ekstazi e mrekullueshme! Lamtumire trup i vdekshem, lamtumire pergjithmone!Digjem, lekura ime cahet, ndahet nga kockat. Por nuk ndjej dhimbje."
Mbreti me merr perseri per dore. O cka mbeti.
Me nxjerr nga flaket.

“Mjaftueshem?”
Por une e lus te me rihedh ne flake. E lus te me bej te ndjej perseri ate ngrohtesi.
Luciferi inatoset.
Me hedh, nga porta ne te cilen hyra. E kyc ferrin.

Jo, jo! Gjithcka por jo Token!
Mbeshtes veshin ne porten e ferrit. Mbreti me flet. Qesh i argrtuar.
“Mendoje vertet se te vriteshe do te shpetonte nga jeta? Se do te lironte nga pesha e kohes?”
Heshti nje moment. E di qe eshte duke u argetuar.
“Vdekja eshte vetem fillimi.”


Shiko fotografinë 1426952

Nese dini apo keni lexuar histori te tilla ... mund ti shkruani eee :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

4.Daisy Clark ishte nje pasanike qe te gjithe urrenin. Kur vdiq, edhe pse ne moshe te re, te shumte ishin ata qe u ndjen te liruar. Sigurisht, qe ne varrimin e saj kishin ardhur shume njerez, por te gjithe ishin te kenaqur. Madje edhe burri i saj Larry, i cili nuk ndjente asnje therrime keqardhje qe i kishte helmuar dreken.
Gajte funeralit Larry nuk mendonte gje tjeter vecse nje gjeje: ajo shtriga ja kishte arritur ti bente nje reng te fundit. Kishte pasur idente brilante qe te varrosej me unazen floriri ne gisht te cilen ja kishte dhuruar vete, e qe me pare e kishte pasur nena e tij. Donte te rimerrte ate relike te familjes: nuk mund te lejonte qe ajo grua ta kishte me vete ne perjetesi!
Ate nate, Lerry hyri vjedhurazi ne varreza. I ngarkuar me lopate, filloi te germoj ne token e sapo hedhur, hapi me force arkivolin dhe per pak sekonda pa Daisyn: “Me shkaterrove jeten” peshperiti.
Duhet te bente shpejt. Shikimi i tij u spostua te duart e kryqezuara: drita e henes ndriconte unazen qe kufoma kishte ne gisht. Larry kapi unazen e terhoqi me sa kishte fuqi. Nuk dilte.
Ndersa po terhiqte unazen me gjithe forcen e mundshme, dora e Daisyt u mbyll. Zemra e Larryt shpetjoi ritmin, duke ndaluar perfundimisht kur degjoi ate zerin gerrices e urryes. “Cfare po kerkon te besh shpirt?”
Daisy u ngrit, syte e bardhe te fiksiuar ne nje pike boshe, lekura e vdekur, dora e Larryt ne te sajen.
E ate nate...
Ajo ishte nata ne te cilen Daisy u kthye ne shtepi.

Shiko fotografinë 1411168


5.Shume vite me pare, kur djali im ishte 6 vjec, pashe nje enderr te frikshme: enderrova sikur nje alien e merrte dhe largohej me te nga dritarja.
Ishte gjithcka kaq e vertet: une isha e shtrire ne krevat, nuk levizja dot, isha e detyruar ta shikoja e paafte ate krijese qe rrembente femijen tim. Kishte drite ne dhome, dhe nje fershellime me depertonte ne timpanet e vesheve.
U zgjova e tromaksur dhe tere djese. Mbeta e cuditur kur pashe djalin tim prane deres.
“Rri e qete, mami” me tha. “Iku tani, nuk duhet te kemi me frike.”
 
Titulli: Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

Interviste me nje xhind...


Pas nje rituali te perseritur dhe te nderlikuar dhe pas
shume e shume lutjesh,(ne disa gjuhe te
ndryshme)me ne fund arrita te komunikoj me nje
xhind te fuqishem.
Pas kontaktit me te,I bera nje “interviste” ku e pyeta
per shume gjera.Po ju sjell nje pjese te intervistes,ne menyre qe te qartesoheni te gjithe persa u perket
xhindeve dhe botes se tyre. Si quhesh?
Arkazel I kujt besimi je?
Nuk jam besimtar I feve qe njerezimi njeh.Jam
besimtar I fese se xhindeve. Sa eshte mosha jote?
(Nuk pergjigjet) Pse nuk pergjigjesh?
2537.Jam 2537 vjec. Vazhduan pyetjet e thjeshta... A mund te me trregosh rreth botes suaj?Botes se
xhindeve?
(Heshtje varri).Bota jone nuk ndryshon shume nga e
juaja.Pak a shume jemi njesoj por ne kemi shume
forma fizike si dhe jemi nivel me I larte se njerezit? Ne ç’kuptim?
Ne kemi mundesine qe te transformojme formen fizike
pa e shtremberuar formen shpirterore.Ne jemi te afte
qe te marim shume forma.Fuqite tona jane me te
medha se te njerezve prandaj ne jemi nivel me I larte
se rraca njerezore. Ju jetoni me ne apo ne nje bote tjeter?
Ne te dyja.Ne jemi brenda jush dhe jashte jush.E
kemi te pamundur te largohemi nga Toka,pasi jemi te
mallkuar qe te qendrojme perjet ketu.Por ekziston nje
dimesion tjeter ku ne mund te shkojme. Me trrego me shume?
Dimesioni tjeter eshte si nje shtepi jona ku jemi te lire
dhe kemi familjet tona.Gjithcka qe ne deshirojme atje
behet realitet.Por jo shume xhinde mund te shkojne
atje,sepse shumica e rraces tone eshte e ngecur ne
kete dimesion dhe eshte roberuar nga njerezit,te cilet pasi mesuan sekretin e lashte filluan te ndiheshin
superior. Per ke sekret te lashte behet fjale?A ka lidhje kjo me
fete?
Edhe po edhe jo.Edhe ka edhe s’ka.Shume kohe me
pare,perpara se ne xhindet te vinim ne Toke
ekzistonte vetem nje gje qe mund te na kufizonte
fuqite dhe mund te na roberonte.Ishte nje fuqi aq e madhe sa ai qe e zoteronte mund te behej “padroni I
botes tone”.Edhe kjo i’u dha si dhurate njerezimit. Nga kush?A eshte kjo fuqia e lashte ende aktive?
Burimi i sakte nuk dihet ende por ne edhe sote po
punojme per ta gjetur.Edhe pasi ta gjejme se kush
ishte do te hakmerremi.Po,fuqia eshte aktive
ende,perndryshe ne nuk do te ishim ketu sonte.Do te
ishim larguar.Kete fuqi ose me mire kete sekret te lashte e ruajne disa qenie me te larta se ne edhe ne
nuk mund t’ju afrohemi ose perndryshe do te
avullojme. Behet fjale per engjejt?
Po.Vellezerit tane qe nuk u bashkuan kurre me ne,por
i qendruan besnik nje besimi te verber. Si ndahen shtresat ne boten tuaj?
Ne jemi te ndare sipas fuqive qe zoterojme.Kush
zoteron me shume fuqi eshte shkalla e pare e keshtu
me radhe deri sa arrin ne shkallen e fundit.(Shkalla ne
kete rast ne kuptimin figurativ.) Po kjo eshte e kunderta e sistemit tone?
Pikerishte ketu qendron e gjithe historia.Ne jemi te
detyruar qe te jemi e kunderta e rraces
njerezore.Nese njerezimi do te fuqizohet ne do te
dobesohemi.Nese njerezimi do te dobesohet ne do te
fuqizohemi.Nese njerezimi shkaterrohet ne do te jemi te perjetshem,por nese njerezimi vazhdon
ekzistencen e tije,jeta jone e ka nje kufi. A keni ju nje lider?
(Heshtje.) (Zhurma te forta,dhe nuk pergjigjet.) Cili eshte drejtuesi juaj?Ose si funksionon sistemi juaj
komandues(drejtues)?
(Perseri nuk pergjigjet)(Pas pak castesh dhe shume
lutjesh e detyroj qe te flase)
Nuk te pergjigjem per pyetjen e pare pasi nuk kam
deshire.Por po te pergjigjem per te dyten. Sistemi yne funksionon si sistemi i perrallave ne librat
e shenjte. Ji me i qarte?(Po mbaronte afati i nates).Per ke
perralla e ke fjalen,fol?
(Nderkohe po vereja se po e humbisja kontrrollin dhe
e ndjeja qe nuk mund ta mbaja edhe per shume gjate)
Une kaq kam per te te thene.Nese do te dish me
shume,duhet qe te me detyrosh te flas. (Nderkohe nata mbaroi dhe kendezi kendoi per here te
pare.Duke mos pasur me kontrroll mbi te ai u largua
duke thyer te gjitha qelqurinat e dhomes ku e mbajta
te “lidhur”.Keshtu une mora nga Arkazeli te gjithe
informacionin qe desha me perjashtim te disa
pyetjeve.Per te cilat ai kundershtonte me shume ngulm qe te mos pergjigjej.) Nderkohe qe une po beja ritualin e mbylljes se portalit
djelli lindi,dhe kendezi kendoi per here te trrete.Qe
nga ajo dite e kam therritur Arkazelin shume e shume
here por ai nuk me eshte pergjigjur,dhe ne vend te tij
me erdhi dikush tjeter por kjo eshte nje histori e cila
duhet te prese. Shpresoj qe te gjithe te keni perfituar dicka nga kjo
histori,dhe gjithashtu shpresoj qe te kini nje mendim
te ri per xhindet dhe boten e tyre.Se fundja ne jetojme
ne ta dhe ata ushqehen me ne. PS: (Gjithashtu e pyeta edhe per Alienet apo per
simbolet e sotme dhe ato te te ardhmes,por nuk po e
bej publike kete pjese)
 
Titulli: Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

Isha vetem 11 vjece ateher kur jeta ime u shkatrrua pergjithmone, them pergjithmon sepse dhe sot qe jam 23 vjece jeta ime esht bosh sepse me mungon dikush. Ishim nje familje e lumtur, mami, babi, un dhe 4 motrat e tjera pas meje....Nje pasd...
ite kur sapo kishte filluar te errsohej, po beja detyrat e shkolles ne sallon, kur vjen babi i terbuar ne shtepi. Un ngrihem i flas ai sme kthen pergjigje. Shkon ne dhome merr automatikun dhe del perseri..pasi kuptova qe dicka nuk shkonte e kap tek menga e xhupit dhe i them babi ku po shkon, ai ma terhoqi doren me force dhe u drejtua per te rruga....Mami i shkon mbrapa dhe ai i kthehet duke i drejtuar automatikun..ik ne shtepi se te vrava dhe ty....Une vrapoj per te gjyshja duke uleritur xhaxhallaret e mi te cilet i kam afer ishin jasht nderkohe qe u them babi mori automatikun e iku asnje nuk luajti vendit...vec gjyshja i shkoj mbrapa duke i thirrur Sami ku shkon o biri nenes...Nderkohe qe automatiku kerciste ne rruge degjohet nje e shtene pistolete, u pa nje makin qe iku me shpejtesi te madhe..me pas qetsi absulute...u errsua un qaja ke njeri shikoja u thoja nuk dua qe babi im te vdesi...Isha vec 11 vjece nderkohe qe ne krahe mbaja nje nga binjaket motrat e vogla te cilat ishin vec nje vjece e gjysem... Pas pak oresh kerkimesh e gjejn babin kishte rene ne nje grope gelqereje te thate...e gjeten duke i dal shpirti...te shtepia ime vjen nusja xhaxhit e cila mezi gjeti menyren e i tha mamit Teut behu e fort se Samiu na la, e kan vra tani po e sjellin ne shtepi...Aty mami me perqafon qajm te dyja mu coptua zemra...dal jasht shikoj nje ambulanc te madhe njerez plot te gjith duke qare uleritur...shikoj xhaxhin them i them xhaxh ma kan vra babin ai duke qare me perqafon...kaloi nata me cojn ta shoh babin per her te fundit...e putha ishte i ftohte se ndjeva me te ngrohtesine e tij sa her me puthte e perqafonte...me cmend mungesa e tij...kam nevoj per te..por ai s'esht me ktu
 
Titulli: Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

NJE HISTORI RRENQETHESE!
Une mendova se nuk ka jete per mua me keto qe me kane ndodhur koheve te fundit.
Gjyshja ime ka vdekur ne vitin 1992,dhe ne kohen e fundit edhe babai im kishte pesuar aksident,dhe kishte vdekur.kam mbetur vetem me nene dhe motren e martuar.
Kishin filluar disa anomali me mua fillloj qe trupit tim ti vinte era e gjyshes sime te vdekur,pra rrobave te mia.Kete anomali kishte filluar te verente edhe nena dhe motra ime.
Nje nate ne muajin janar verejta se dikush hapi deren e kuzhines,une isha i ulur dhe prisja me padurim qe dera te hapej dhe te shikoj kush hapi deren.Pashe baban tim i cili rrinte para deres dhe me shikonte une u frikesova por kur desha te reagoj ai u zhduk.
Me 4 shkurt kishte qelluar dite e ejte,isha ulur prap ne ate kolltukun ne kuzhin dhe kisha harruar qe ne po ate vend nje muaj me para kisha pare baban tim te vdekur.Isha duke lexuar nje liber dhe dera e kuzhines u hap ne menyre te cuditshme,dera hapej ngadale mu sikur ate naten qe kisha pare baban tim.
Ishte perseri babi im,une u hutova dhe nuk flisja asgje,dhe disi fytyra e nenes time mu paraqit teksa shikoja shpirtin e babait tim te vdekur.Papritmas babi im u zhduk.
E njejta gje ndodhi edhe te ejten qe erdhi,babi im hapi deren dhe mu shfaq.Kete here do ta pyes se cfare do baban tim,pyeta cfare do baba,por ai me shikoi me dhembshuri dhe shkoi.
Te shtunen u kthyem ne shtepi une motra ime dhe nena ime dhe ndjem eren e tymit te cigares puro.Keto cigare i njohem pasi qe babi im i pinte vazhdimisht sa ishte gjalle.
Me 25 shkurt une isha ne qytet kur motra ime me thirri qe me tha qe nuk po mund ta marr maman ne telefon dhe se dera e shpis ishte e mbyllur.
Une erdha me vrap per ne shtepi per te pare cfare kishte ndodhur,pame deren e shtepis te mbyllur,une hapa deren me qelesin tim.Si eshte e mundur ta mbyll dikush deren kur vetem une kisha qelsat e shtepis.
Hym brenda dhe pame ne kuzhin qilimat e shprishur u cuditem por me pastaj ndjem parfumin e nenes tone,vajtem ne sallon dhe pame nene tone te vdekur e cila ishte ulur ne karrigen e gjyshes.
Ajo kishte poshte vetes ca gjak,por asgje nuk e spjegoi vdekjen e saj.
Me kurr nuk ndjeva aromen e gjyshes as te mamas time,as babi im nuk u shfaq me te ejteve,ishte e tmerrshme si duket babi im dhe gjyshja nuk kane mundur te pushojn te qete pa e marr edhe nenen time me vete.
 
Titulli: Histori te shkurtra terrori dhe paranormale

'Eshte nje histori e vertet qe shume pak mund te besojne , por ju siguroj qe ka ndodhur realisht..
'
Para shume vitesh nje kusherire e imja po me te njejtin emer si une ishte e fejuar,, dhe shume te dashuruar te dy.. te gjithe ju thoni si keta te dy askush ne bote nuk mund te duhet.. vjen nje dite qe i fejuari i saj vendos te shkoje ne grEqi si shume emigrante te tjere, dhe niset.

Fatkeqsisht ai vdes rruges aksidentalisht,,,,,Kusherira ime u be gjysem njeriu rrinte gjithnje e mbyllur ne dhome ,Ajo tregonte se cdo darke po ne te njeten ore 9 e darkes vinte i fejuari i saj dhe trokiste ne dritare dhe sikur fliste me te ,por te gjith e merrnin per te marre., kjo zgjati 2 vjet dhe prinderit vendosen ta fejonin me dike tjeter kundra deshires se saj...

Vjen dita e marteses dhe kjo merr prinderit e saj si dhe te fejuarin e ri dhe ju thote ,,une sonte do shkoj me te fejuarin qe kam pasur ai do vije te me marr sonte ne oren 9 dhe do iki me te,, prinderit e saj filluan ti thonin qe kjo gje nuk mund te ndodhe sepse ai dihet qe ka vdek dhe nuk mund te vije te te marre.

Ajo nuk flet me vec ju kerkon ta len 10 minuta vetem ne dhome,, po ju betohem qe fiks ne oren 9 kur kane hapur prinderit dhomen e kane gjetur A.... te vdekur ne krevatin e saj , dhe nuk ka vrare veten sic mund te imagjinoni, eshte gjetur e shtrire ne krevat dhe dritarja e dhomes e hapur , SOT e kesaj dite askush se di cfare ndodhi......''
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top