Histori njerëzore/ Të jetosh në shtëpi me pitonin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Histori njerëzore/ Të jetosh në shtëpi me pitonin

She-slept-with-a-snake-and-then-the-vet-told-her-something-shocking%E2%80%A6.jpg


Prej disa vitesh gruaja nga India mbante një gjarpër piton 4 metra të gjatë në shtëpi. Ajo e donte zvarranikun dhe kujdesej shumë për shëndetin e tij. Madje, gruaja tha se ajo flinte në shtrat me të dhe gjatë natës ai përdridhej rreth trupit të pronares.

Kur gruaja i dha ushqimin, pitoni e refuzoi atë prej disa ditësh. E shqetësuar për shëndetin e tij, e çoi tek veterineri. Gruaja iu lut që ta shpëtonte zvarranikun, pasi e donte shumë. Madje i rrëfeu veterinerit se ata flinin bashkë. Nga biseda që pronarja zhvilloi me këtë të fundit, u gjet edhe “diagnoza” e pitonit.

Veterineri i jep asaj lajmin shokues se gjarpri ndaloi së ngrëni për arsye se po përgatiste stomakun e tij për një vakt të madh, ai po përndiqte prenë e radhës. “Zonjë, gjarpri juaj nuk është i sëmurë. Ai po përgatitet që të ju hajë juve. Kur ai rrotullohet rreth trupit tuaj, e bën një gjë të tillë që të masë peshën e presë së tij, në mënyrë që të përgatitet për sulmin. Ai nuk po ha që të ketë hapësirë boshe në stomakun e tij për vaktin e bëshëm”, i tha veterineri.

thealbanian
 
Back
Top