Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Meqense nje ndodhi e para rreth dy javeve vazhdon te ngelet ne mendjen time, dhe me ka bere te kuptoj mjaft mbi paragjykimin dhe racizmin qe ka ne pergjithsi ne kurriz te emigranteve, po perpiqem ta ndaj me te gjithe ju antaret e forumit nje histori personale.Duke mos pasur makine nje dite, i kerkoj nder nje mikut tim grek te me conte deri ne shtepi pas pune ,shkojme ne shtepi ulemi ne sallon dhe duke pire nga nje gote po shihnim lajmet, ne nje moment ne televizor shfaqet Karaxhaferi, [per ata qe nuk e njohin eshte kryetari i nje partie ekstremiste greke] reagimi i tij i menjehershem, te q.... familjen ,te votova heren e pare por nuk te votoj me.[meqense ne fjalimin e tij po i dilte ne mbrojtje atyre te cilet po shkaterronin athinen] per nje moment ndjeva habi se si nje njeri ne pamje te pare mjaft liberal mund te votonte nje ekstremist,dhe per me teper qe e fejuara e tij eshte shqiptare [nga vlora ]shume shpejt habia ime u kethye ne nje nenqeshje ironike dhe ai duke pare reagimin e fytyres sime u perpoq te justfikohej duke thene se meqe ja kish kerkuar i dhendri kish votuar kete parti,une duke e kuptuar qe u gjend veshtire ja preva shkurt dhe i thashe qe kushdo mund te votoje ate qe deshiron prandaj quhet vote e lire .Per nje shaka te fatit diten e neserme ai kish mesuar disa te shara ne shqip [mbase nga e fejuara e tij] dhe ne vend te me thote mirmengjes me thote me shaka te q..... motren, sigurisht duke e ditur qe une nuk kam moter, une qesha dhe per vete menyren se si e shqiptoi fjaline ,por krejt i kundert qe reagimi i nje shokut tone te perbashket [i cili eshte nga gjirokastra] qe i thote ashper se do ta therte me thike ne qofte se shante kedo shqiptar ne kete menyre .Pasi u qetesuan disi gjakrat miku im grek erdhi dhe po perpiqej te kuptonte pse ky inat i Gentit nga nje shaka e tij, duke e konsideruar shok deri ne ato momente po i tregoja se si e shara nga motra eshte mjaft e rende ska rendesi ke moter apo jo.Ai duke u perpjekur te shfajsoje veten me thote se dhe Genti shante shtetin grek por ai si kish thene gje .Duke pare qe shoku im grek diku deshi te dilte me ato qe po thoshte, dhe ish mjaft i nevrikosur,vendosa ta trazoj dhe me shume duke i thene se Genti kish te drejte po sa ai ta shante shtetin, meqense dhe ai i paguante cdo gje shtetit grek madje me shume se dhe vete greket pak rendesi kish nenshtetesia apo kombesia e tij .Miku im duke u nevrikosur edhe me,dhe duke mos pasur nje pergjigje per cka i thashe me pare ne menyre histerike fillon, ju shqiptaret keshtu dhe ju shqiptaret ashtu, ju nuk ta dini per faleminderit ju mbajme me buke dhe mjaft te ketilla lloj lloj fjalesh qe rendom jemi mesuar ti degjojme tani me dhe nga mjaft shqiptare te cilet keto te mbajturat me buke tashme po i besojne per te verteta. Por kulmi qe kur me thote se ju shqiptareve ju eshte rritur shume hunda dhe do e pesoni shume keq,duke u nxehur dhe une, e pyes me inat nga kush do e pesojme nga dikush si ty ,dhe pergjigjia e tij qe, po dhe une do jem nje nga te paret,pra kjo ish nje pergjigje se dhe ju shqiptaret mund ta pesoni si camet .Kaq me duhej per te mos i folur me me goje atij njeriu qe ish nga njerzit e pare qe njoha ketu ne dhe te huaj, qe para 4-5 vjetesh dhe qe e konsideroja shok . pra nje histori e imja, dhe mjaft vllezerve shqiptare qe jetojne ne emigrim . Diskutim te kendshem;ne qofte se ka dicka per te diskutuar.