Hiroshimë, fotoja e papublikuar e kërpudhës atomike

Love

βeℓℓe â๓e
Një foto e papublikuar më parë që tregon kërpudhën e shpërthimit atomik në Hiroshima, në vitin 1945 ka dalë në dritë së fundmi pasi u gjet në bibliotekën e një shkolle fillore të qytetit.

Hiroshima-fotoja-e-papublikuar-e-kerpudhes-atomike.jpg


Fotoja bardhë e zi, e cila mendohet të jetë shkrepur rreh 30 minuta pas shpërthimit atomik , diku tek 10 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit më të fuqishëm të historisë së njerëzimit, tregon se si reja e dendur e tymit është përqendruar sipër qiellit të qytetit japonez që pothuajse u shfaros nga faqja e dheut.

Ky është imazhi i parë i qartë i fotografuar nga toka gjatë shpërthimit atomik të Hiroshimës, ndërsa deri më tani disponoheshin vetëm imazhe të marra nga ajri.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Hiroshimë, fotoja e papublikuar e kërpudhës atomike

Cf tmerri, gjithsesi them edhe cf ''mrekullie'' krijojne njerezit
Me duket pak e cuditshme se si eshte ruajtur kjo gje..?
 
Back
Top