Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
391055_313758961968865_141388129205950_1421561_1041938338_n.jpg

Kompania italiane e veshjeve, Benetton, ka vendosur të tërheqë një reklamë të sajën ku shihet Papa Benedikti XVI duke puthur në buzë një imam të lartë egjiptian. BBC thotë se vendimi erdhi pas protestave të ashpra nga Vatikani.
Reklama ishte pjesë e një fushate globale. Ajo konsiston në fotomontazhe që tregojnë liderë politikë dhe fetarë duke puthur njëri-tjetrin në buzë.
Në imazhet e tjera shfaqet presidenti amerikan Barak Obama duke puthur në buzë presidentin Kinez Hu Xhintao, presidenti francez, Nikola Sarkozi duke puthur kancelaren gjermane Angela Merkel.
Vatikani tha se reklama ishte shokuese dhe nuk respektonte as rregullat bazë të respektit për njerëzit.
Benetton njihet për provokimet me anë të reklamave.
 
Pe: Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

Mos e hiqni more se ish nje kenge dikur: Le te puthen o le te puthen
 
Pe: Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

ahahahah do ishte reklama qe do shifeshe me shum shume here nga te gjitha lol
 
Pe: Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

Le Ti heqin nga ana komike,..pasi ata ne anen praktike te jetes kete kane bere do vazhdojne ta bejne,.vatikanit iu kane rene puplat goxha,..por prape ka influenca te fshehta qe penetrojne lehte neper politikat boterore,.si pa ndjere por me rezultat negativ ne kurrizin e popujve ,ndoshta dhe mbare boterore.
Nganjehere me duket rend i mirfillte skllavo-pronare dhe jeta e hsoqeris sone, qe ne e quajme moderne,..thjeshte jemi modernizuar dy anet,.por pronaret tani menagjojne pervec fizikut manipulone dhe mendjen e mases se gjere,.te njerzimit..
 
Back
Top