Hipnoza, gjashtë të vërteta që duhet t’i mësoni mirë

Monique

With or Without u
Kur një person hipnotizohet, kjo do të thotë se ai ndodhet në një gjendje të ngjashme me gjumin. Truri i tij ka tendencë të jetë më aktiv gjatë këtij lloj gjumi, i ngjashëm me gjendjen kur njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Kur ju hipnotizoheni nuk jeni aq i vetëdijshëm për veten. Ka shumë mite që përfshijnë hipnozën, dhe pjesërisht kjo i detyrohet gjendjes në të cilën ai ju vendos.
Të qënit i hipnotizuar mund t’iu ndihmojë në shumë mënyra. Por para se të përjetoni hipnozën është mirë të dini të vërtetën mbi të. Mos kini frikë të hipnotizoheni për shkak të një miti. Edhe pse hipnoza nuk është për të gjithë. Paraprakisht duhet të bëni një studim të detajuar për të parë nëse kjo është gjëja më e drejtë për ju. Më poshtë po paraqesim 6 mitet e zakonshme rreth hipnozës.
6. Ju mund ta gjeni veten të mbërthyer në gjendjen e hipnozës
Disa njerëz besojnë se ju mund të mbeten të mbërthyer në gjendjen e hipnozës. Unë besoj se një pjesë e kësaj frikë ka të bëjë me filmin “Office Space”. Personazhi kryesor ishte duke u hipnotizuar, dhe gjatë pjesës dërrmuese të atij filmi ai qëndroi në atë gjendje. Nëse dikush ju ka thënë se nuk do të zgjoheni kurrë nga kjo ekstazë, mos e besoni. Fakti është se ju kurrë nuk jeni realisht në gjumë gjatë hipnozës. Gjatë këtij procesi, mund të ndjeni një relaksim meditues. Nuk do të ndjeheni të tensionuar, dhe stresi vetëm sa do të zbehet gjatë kësaj gjendje.
5. Njerëzit vullnetdobët mund të jetë më të lehtë për t’u hipnotizuar
Shumë njerëz e ngatërrojnë këtë me njerëz që mund të mos kenë shumë energji. Në fakt, ka një tendencë që e kundërta të jetë e saktë. Duhet më shumë përqendrim për një person që të hipnotizohet, për më tepër kërkon edhe inteligjencë. Njerëzit të cilët kanë një I.Q (koefiçent inteligjente) të ulët shpeshherë s’mund të hipnotizohen.
Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sepse edhe ata kanë mundësi të hipnotizohen, nëse realisht e duan diçka të tillë. Disa njerëz me probleme të tjera neurologjike apo shëndetësore, nuk mund të kalojnë në atë gjendje të tillë përgjumje. Kjo do të thotë se njerëz të cilët kanë prirje të jenë krijues apo që kanë një inteligjencë mbi mesataren, mund të hipnotizohen.
4. Të hipnotizohesh është vepër e djallit
Një mit popullor, thotë se të hipnotizohet është një punë e Djallit. Disa të tjerë gjithashtu mundet edhe të mendojnë, se ajo ka të bëjë me padukshmen. Pjesë e arsyes pse njerëzit e besojnë këtë, është për shkak të filmave horror dhe tregimeve për njerëzit që vdesin, pasi ishin hipnotizuar. Të tjerë që e besojnë këtë, mund të mos e kuptojnë plotësisht se çfarë është gjendja hipnotike. Shumë fe e kanë pranuar tashmë faktin, se hipnoza mund të ketë efekte shëruese.
Ajo mund t’iu çlirojë nga stresi, dhe madje edhe të forcojë sistemin tuaj imunitar. Gjithçka që mund bëni vetë është hyrja dhe dalja e shpejtë nga ajo gjendje. Vetëm se kjo nuk është e aq mirë dhe as e keqe. Një hipnotizues profesionist mund t’iu ndihmojë, duke ju udhëzuar gjatë kësaj gjendje në mënyrë që të mund të përmbushni dëshirat tuaja.
3. Njerëzit do të harrojnë gjithçka kur ata ndodhen në hipnozë
Në fakt shumë njerëz e mbajnë mend se çfarë ndodh, kur ata qenë duke u hipnotizuar. Disa njerëz mund të harrojnë për një farë kohë, por ajo është thjesht në pjesën e prapme të mendjes tuaj të ndërgjegjshme. Kujtesa nuk është zhdukur, dhe ju mund të hyni në të sa herë që dëshironi. Vetëm disa persona mund të harrojnë për një kohë të shkurtër, por shumica e njerëzve kujtohet për çdo gjë, kur zgjohen nga gjendja e gjumit.
2. Hipnoza është diçka e keqe për shëndetin e përgjithshëm të njeriut
Disa mendojnë se të hipnotizohesh, mund të jetë diçka negative për shëndetin e tyre në tërësi. Ata mendojnë se nuk do të jenë në gjendje për të fjetur ose kryer çfarëdolloj aktiviteti normal gjatë kësaj gjendjeje. E megjithatë, hipnoza është në fakt shumë pozitive për shëndetin tuaj, dhe mund t’iu ndihmojë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Trupi juaj është në një gjendje relaksi të thellë, në krahasim me kohën kur jeni plotësisht i zgjuar. Nuk jeni i stresuar. Ndjeni se keni më shumë kontroll mbi të ardhmen tuaj dhe fatin tuaj. Truri juaj është në gjendje të lëshojë shumë endorfinë, e cila qarkullon masivisht në gjak. Këto hormone do t’iu ndihmojnë të ndjeheni më të sigurtë dhe të lumtur. Njerëzit që mund të jenë në depresion, kanë tendencën të ndihen shumë më mirë kur hipnotizohen pikërisht për këtë sëmundje.
1. Ju mund të detyroheni të thoni apo bëni gjëra kundër vullnetit tuaj
Një nga mitet më të zakonshme, përsëri kryesisht falë filmave të Hollivudit, është që hipnotizuesi mund të detyrojë të bëni apo thoni gjëra kundër vullnetit tuaj, gjatë kohës që jeni i hipnotizuar. Ky është një mit. Klienti është ai që ka gjithmonë situatën nën kontroll, dhe jo hipnotizuesi. Ju nuk do të bëni asgjë që shkon kundër asaj që ju besoni, apo vlerave tuaja.
Shpesh herë, kur një person është duke u hipnotizuar, mesazhet negative neutralizohen apo zbehen. Zakonisht hipnoza është përdorur për të siguruar një mesazh që është pozitiv. Ajo shpesh herë përdoren për të ndihmuar me krijimin e një ndryshimi, por vetëm nëse klienti dëshiron të ndryshojë dhe është i gatshëm për të.
 
Hipnoza është një metodë e vjetër psiktoerapeutike për trajtimin e dhimbjeve të ndryshme, problemeve psikologjike. Përdoret në trajtimet stomatologjike e deri tek lindjet. Në kohët kur nuk ekzistonte anestezia, hipnoza ishte një mënyrë për të trajtuar dhimbjet gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Metoda natyrale më e lashtë dhe më efektive kundër dhimbjeve? Hipnoza. Megjithëse nuk është zgjidhja përfundimtare e dhimbjeve, hipnoza ka lindur që në antikitet si mjet terapeutik për të qetësuar dhimbjet. Deri në zbulimin e barnave analgjezikë, hipnoza praktikohej shumë, nga të njëjtët mjekë dhe kishte funksion qetësues.

Kur flasim për hipnozë nuk i referohemi botës së magjisë apo asaj ezoterike, por një gjendjeje që na lejon të përqëndrohemi në mendime ose ide dhe është shumë e dobishme për minimizimin e dhimbjeve. Hipnoza përdoret si një medikament i vërtetë natyral sidomos për disa sëmundje intestinale ose shqetësime pas traumave. Aplikohet gjithashtu për trajtimin e ankthit, depresionit, dobive dhe çrregullimeve të ushqyerjes. Pra, bëhet fjalë për një terapi shumë efektive kundër dhimbjeve. Ka shumë raste në të cilat hipnoza konsiderohet një indikacion i dobishëm klinik.
Megjithatë, jo të gjithë hipnotizohen. Në Itali, për shembull, një në 5 persona të rritur është rezistent ndaj hipnozës. Në këtë rast pra, përdorimi i metodës së hipnozës kundër dhimbjeve nuk ka efekt të dobishëm.
Në praktikë, ka disa patologji për të cilat hipnoza mund të funksionojë si p.sh disa forma të dhimbjeve të kokës, çrregullime të ngrënies, bulimi, anoreksi, varësi nga alkooli dhe duhani. Së fundi nga studimet është zbuluar se hipnoza ndihmon dhe gjatë lindjeve.
 
Hipnoza nuk kuron por te qeteson.. Te ishte ashtu nuk do ekzistonin ilacet. Ne lashtesi njerezit perdornin hipnozen per te zbutur simptomat. Por kjo arrihet kur pacienti e cliron veten nen pushtetin e hipnozes duke pastruar mendimet negative.
 
Hipnoza perdoret per kurimin e traumave ,sidomos te femijet ..
Te te rriturit eshte pak problem
Kam disa materiale ne anglisht lidhur me kte metode ,por duhen perkthyer, jane materiale nga Fluera Shkembi
 
Po ti pse i thu si sfide?
Ne ke info thuaji ,ci keni kto menyra si me nxjerre robte te paditur mahhh
Une e hapa te diskutojme jo per "he"
E para. Qe hipnoza perdoret per kurim.. Hipnoza nuk perdoret per kurim por si instrument i psikoterapise per te hyre ne boten e pacientit.
Dhe e dyta, trauma per femijet eshte trauma qe ka nevoje pikesepari per keshillat te nje psikologu duke kombinuar dhe me ca medikamente te buta per ta kapercyer dhimbjen psikologjike qe ngacmon nervat trupit dhe qe e kthen ne dhimbje fizike.
 
Duket qe se ke lexuar artikullin , lexoje e nje here pastaj bej debat


Në praktikë, ka disa patologji për të cilat hipnoza mund të funksionojë si p.sh disa forma të dhimbjeve të kokës, çrregullime të ngrënies, bulimi, anoreksi, varësi nga alkooli dhe duhani. Së fundi nga studimet është zbuluar se hipnoza ndihmon dhe gjatë lindjeve.


Pse nxitohesh aman , beni nje diskutim me argumenta e jo me gic mic
Xhanem po pretendoj shume eee?
 
E para. Qe hipnoza perdoret per kurim.. Hipnoza nuk perdoret per kurim por si instrument i psikoterapise per te hyre ne boten e pacientit.
Dhe e dyta, trauma per femijet eshte trauma qe ka nevoje pikesepari per keshillat te nje psikologu duke kombinuar dhe me ca medikamente te buta per ta kapercyer dhimbjen psikologjike qe ngacmon nervat trupit dhe qe e kthen ne dhimbje fizike.
Informohu njehere mos bej gjithologun se gama eshte e gjere.
Hipnoza ndihmon dhe evidenton traumat
Nuk i heq askush te drejten psikologut dhe mos harro psikologu nuk mjekon ,se ka ate tager
Por lexo edhe per mjekesine alternative :)
 
Çfarë është hipnoza?

Ne të gjithë kemi përjetimet tona gjatë ditës, kur përqëndrohemi shumë në një aktivitet, mendim apo pamje, aq sa gjithçka rreth nesh bëhet më pak e rëndësishme. Çdokush mund të kujtoj momente kur është përqëndruar psh: në leximin e një libri, ndjekjen e një filmi ose të një sporti, ndërkohë që koha ka kaluar shumë shpejt edhe zhurmat përreth janë larguar nga sfondi.

I njëjti proçes fokusimi dhe përqëndrimi në një gjë, ndërsa lë gjithçka tjetër në sfond, ndodh edhe gjatë aplikimit të hipnozës për të arritur rezultate në terapi.

Hipnoza nuk është magji ose diçka jonatyrore apo supernatyrore, ajo thjesht përdor proçeset që ndodhin natyrshëm në mendjet tona.

Gjatë hipnozës ti duhet të përqëndrohesh në sygjestionime apo imazhe pozitive. Por nëse ti vendos të mos përqëndrosh vëmendjen në këto sygjestionime apo imazhe, nuk mund ta përjetosh hipnozën, pasi nuk mund të hipnotizohesh kundër vullnetit tënd.

Disa njerëz kanë frikë se do të “ngelen” të hipnotizuar, por ashtu si nuk mund të ngecni gjatë leximit të një libri interesant apo ndjekjes së një filmi të bukur, ashtu nuk mund të ngecni edhe në hipnozë. Ju mund të dilni prej saj kur të dëshironi.



Kur është zbuluar hipnoza?

Rreth 4000 vjet më pare, njerëzit i përdornin elemente të hipnozës në Egjipt, Greqi dhe Romën e lashtë për të pasur rrezultate në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme. Fillesat e saj hipnoza moderrne i ka me punën e doktorit gjerman Franz Mesimer duke marrë dhe emrin mesimerizëm në shekullin XVIII.

Në shekullin XIX James Braid, i cili ishte kirurg në Mançester, vendosi emrin “Hypnosis” prej fjalës greke “Hypnos”, që do të thotë gjumë. Megjithatë hipnoza nuk është gjumë, edhe pse dikush që shikon një person të hipnotizuar do të mendoj se është në gjendje gjumi.

Hipnoza në ditët e sotme është integruar me terapitë psikodinamike dhe konjitiv-biheviorale, duke dhënë kështu rezultate më të larta dhe të shpejta.



Aplikimet e hipnozës

Ajo ka një shtrirje të gjerë në fusha të ndryshme si:

Hipnoza e skenës, ndodh ku principet dhe teknikat e hipnozës përdoren për të argëtuar spektatorët gjatë shfaqjeve, klubeve të natës dhe festave të ndryshme, ku njerëzit gjatë këtyre shfaqjeve duken qesharak. Kjo lloj hipnoze nuk lejohet të përdoret nga hipnoterapistët, të cilët e aplikojnë vetëm për efekt terapeutik dhe ndihmues te pacientët.

Hipnoza mjeksore dhe dentare, ku duket qartë mardhënia e fuqishme mendje-trup. Pacientëve mund t’u reduktohet frika apo ankthi gjatë trajtimit, të kontrollohet dhimbja e gjakëderdhja dhe plaga të shërohet më shpejtë.

Hipnoza kriminale, gjatë investigimeve kriminale kur nuk mund të sigurohet informacioni i duhur, pasi dëshmimtarët nuk mbajnë mend gjithë elementet e ngjarjes në mënyrë të ndërgjegjshme. Për shkak të natyrës së mendjes njerëzore (e vtëdijshme, e pavetëdijshme), kujtesa dhe detajet mund t’i shpëtojnë të vetëdijshmes, por jo të pavetëdijshmes njerëzore.

Hipnoza në edukim, ku ka qënë e suksesshme në proçesin e të mësuarit duke rritur përqëndrimin dhe ulur ankthin para provimit apo në trajtimin e fobive nga provimi.

Hipnoza në sport, që ndihmon në kontrollin fizik dhe përqëndrimin mendor të sportistit duke rritur performancën e tij. Përdorimi i vetë-hipnozës ndihmon sportistët të vizualizojnë gjithçka më parë duke rritur besimin në vetvete.

Hipnoterapia, që ofron trajtimin e problemeve emocionale dhe të sjelljes, duke ndihmuar pacientin të shkëputet nga vetja me qëllim që të punohet me të pavetëdijshmen e tij.

Hipnoza aplikohet në:

  • Ndalimin e duhanit
  • Kontrollin e peshes
  • Ataket e panikut
  • Problemet seksuale
  • Pagjumësi
  • Relaksim
  • Fobi
  • Të folurit në publik
  • Rritjen e besimi në vetëvete
  • Menaxhimin e stresit dhe të inatit
  • Tensionin e provimeve
  • Ngrënien e thonjve
  • Sindromën e zorrës së irrituar



Jo detyrimisht duhet të keni probleme që të perfitoni nga hipnoterapia. Me anë të saj ti mund të përmirësosh dhe rrisësh produktivitetin në punë dhe jetën tënde private përmes:



  • Rritjes së motivimit
  • Uljes të nivelit të stresit
  • Përcaktimit qartë të qëllimeve
  • Shprehjes së potencialit tënd të plotë
  • Dashurin ë p ër veten
  • Vler ësimi I vetes
  • Fuqizimi i potencialit të brendshëm





Një ushtrim i thjeshtë



  • Imagjinoni një situatë, person, mendim apo ngjarje që nuk të bën të ndihesh mirë
  • Bëhe pamjen sa më të qartë
  • Pastaj filloni ta zvogëlosh
  • Ulni shkëlqimin e dritës së pamjes
  • Vini re ndryshimin e ndjenjave tua
  • Atëherë bëhe pamjen pak më të mjergulluar (të trubullt)
  • Shtyje këtë pamje largë në distancë derisa të bëhet një pikë e vogël në horizont, të zhduket ose të shëndrohet në një diçka që nuk të shqetëson më
  • Në distancë shikon një pamje tjetër shumë të këndshme
  • Vure re që pamja përmbanë ndjenja pozitive, konfidente, të sigurta për ty
  • Lejoje këtë pamje të vij afër teje
  • Bëje pamjen më të pastër dhe të ndritshme duke u përqëndruar te ndjenjat e tua pozitive
  • Lëre këtë pamje të vij kaq afër teje, aq sa të bëhesh pjesë e saj dhe të përjetosh këto ndjenja të mbrekullueshme që rriten rreth dhe brenda teje.





Shkëputja



Në hipnoterapi, përmes kësaj teknike, pacienti shkëputet nga vetja dhe bëhet më objektiv për mënyrën se si e shikon problemin. Nga ky pozicion pacienti është në gjendje të ndryshojë perceptimin e problemit dhe kur ky perceptim është ndryshuar ka një mundësi të madhe që të gjejë një zgjidhje për të, “mendja që është e aftë të krijojë problemin, është në gjendje që të gjejë dhe zgjidhjen e tij”. Ne të gjithë bëjmë shkëputje nga vetja shumë shpesh, kur kthehemi tek kujtimet apo momentet tona më të bukura dhe menjëherë ndihemi mirë.

Një nga teknikat e futjes në hipnozë apo disocimit është dhe vajtja në vendin e preferuar të relaksimit.

Në këtë rast pacientit i kërkohet të imagjinojë sikur largohet nga vetja, në një udhëtim të bukur drejt vendit të tij të preferuar të relaksimit, diku ku ai e ndjen veten të qetë dhe të sigurt, që mund të jetë një vend i imagjinuar ose real. Pacienti ndihet shumë mirë, i relaksuar dhe i qetë pasi askush dhe asgjë nuk mund ta shqetësojë. Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron, të sillet si të dojë dhe të jetë totalisht i lirë.Vendi i preferuar i relaksimit është një nga teknikat që pëlqehet nga të gjithë pacientët. Kjo është në të mirën e tyre duke ndihmuar në qetësimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Pasi pacienti të jetë i qetë dhe i relaksuar në këtë vend, terapisti fillon proçesin e terapisë.





Rast i reduktimit të ankthit nëpërmjet hipnoterapisë



Hipnoterapia Klinike është një terapi që përdor hipnozën për të shfrytëzuar fuqinë e të pavetëdijshmes në trajtimin e probleme të ndryshme psikologjike e mjeksore. Ndryshimet në vetëdije arrihen kur trupi është i relaksuar dhe mendja e hapur, e fokusuar dhe e ndjeshme ndaj sygjestionimeve pozitive, duke shkaktuar kështu përmirësime të sjelljeve dhe simptomave të padëshiruara.

Gjatë seancës së hipnoterapisë ju jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, dëgjoni gjithçka thuhet, mbani mend gjithçka që doni dhe jeni në kontroll gjatë gjithë kohës.

Hipnoterapia ka rezultate të larta në trajtimin e ankthit dhe atakut të panikut. Kështu “SF” u paraqit te hipnoterapisti me simtoma të ankthit dhe atake paniku. Ai nuk shoqerohej më me shokët e tij dhe ndihej i lirë vetëm në familje. Megjithëse në punën që bëntë nuk i duhej të ishte në kontak me shumë njerëz, por gjithësesi ky djal 23 vjeçar e ndiente që diçka brenda tij duhej të ndryshonte.

Nëpërmjet hipnozës mundi të rikujtonte momentin e parë të atakut të panikut. Kishte qënë vetëm 11 vjeç kur kishte hyrë në një shkollë të re. Atëherë ai ishte tronditur dhe frikësuar sepse ambienti social ishte i ftohtë dhe formal, duke u ndjerë keshtu i humbur. Në ato momente ishte përpjekur të dukej sa mi i vogël dhe më i padukshëm që të mos binte në sy, por fatkeqsisht kjo sjellje nuk kishte funksionuar dhe ai ishte ndjerë i dobët para shokëve të shkollës për një kohë të gjatë. Që prej asaj kohe ishte përpjekur që gjithçka ai bënte të ishtë perfekte, me qëllim që të mos tërhiqte vëmendjen e të tjerëve.

Nëpërmjet hipnozës dhe regresionit (kthimit në të kaluarën), ai mundi të kuptonte shkakun e vërtetë të ankthit. Me anë të sygjestionimeve të drejtpërdrejta të bëra gjatë terapisë filloi të kishte kontroll mbi veten, të mos shfaqte atake paniku dhe të mund të frekuentonte ambjente të reja dhe të panjohura. Ai u ndihmua me anë të hipnozës të shqyrtonte arsyet e ankthit dhe të rifitonte identitetin personal, filloi të ndihej mirë më veten dhe të jetonte në mënyrë më te plotë.

Ka shumë ngjarje që ne nuk mund t’i kujtojmë, por ato vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë të përditshme dhe hipnoterapia është ajo që na ndihmon të kuptojmë këtë pjesë të fshehur të vetes duke sjellë njëherësh përmirësime të dukshme.
 
Sipas Doktor Elton Kazanxhi , Hipnoza ne Shqiperi po perdoret si ne mjeksi po aq edhe ne psikoterapi

Disa nga fushat apo varesite ku perdoret eshte :

1. Stomatologji
2. Psikologji (nje sere fobish mund te kurohen me hipnoze)
3. Dobesimi
4. Lenia e duhanit
5. Dhembjet (si migrena , sinoziti, etj)
6. Antistresi
7. Motive personale ( motivimi, guximi etj)
8. Te zenit e mjeteve si avioni . makina etj
9. Semundjet e lekures (alergjite , ekzemat)
10. Crregullimet sexuale
11. Shtatezania
12.Lehtesimi i Astmes
13. Mbajtja e gojes
14. Urinimi ne shtrat
 
Po lexoja tani pak ne google per hipnozen sa qenka e mire aq dhe e frikshme
ne fakt eshte disi , por nese perdoret nga profesionist dhe per arsye mjeksore ska asnje problem
Hipnoza ndahet ne tre grada
 
Sipas Doktor Elton Kazanxhi , Hipnoza ne Shqiperi po perdoret si ne mjeksi po aq edhe ne psikoterapi

Disa nga fushat apo varesite ku perdoret eshte :

1. Stomatologji
2. Psikologji (nje sere fobish mund te kurohen me hipnoze)
3. Dobesimi
4. Lenia e duhanit
5. Dhembjet (si migrena , sinoziti, etj)
6. Antistresi
7. Motive personale ( motivimi, guximi etj)
8. Te zenit e mjeteve si avioni . makina etj
9. Semundjet e lekures (alergjite , ekzemat)
10. Crregullimet sexuale
11. Shtatezania
12.Lehtesimi i Astmes
13. Mbajtja e gojes
14. Urinimi ne shtrat
Hipnoza te ve ne gjume per te bere operacione pranaj thote ne mjekesi kurse ne psikoterapi perdoret hipnoza ne trajtim te problemeve psikologjike
 
Hipnoza te ve ne gjume per te bere operacione pranaj thote ne mjekesi kurse ne psikoterapi perdoret hipnoza ne trajtim te problemeve psikologjike
epo mos u merr me injorancen time , por fol me argumenta
se nuk kam thene askund se hipnoza kuron kancerin ,se na habite
 
1. Gjendje letargjike (gjendje e lehte gjumi)
2. gjendje kataleptike (mesatare)
3. gjendje sonambulistike (e thelle)
 
Megjithate do te zbertheje komplet injorancen tende. Qe tani po fillon te terhiqesh po duke fshire dhe postimet mia! Me ben dhe mua injorant me injorancen tende.
 
Megjithate do te zbertheje komplet injorancen tende. Qe tani po fillon te terhiqesh po duke fshire dhe postimet mia! Me ben dhe mua injorant me injorancen tende.
shiko te keshilloj fillimisht nje psikolog e pastaj nje psikoanalist se je vertet shume rende
Po deshe te le nje takim me Flueren se e kam mike ....kaq per ty e bej sinqerisht se po me dhimbesh :)
 
Une kam nje mik psikolog.
Praktikisht me foli per hipnozen.
Dhe me propozoi ta beja.
Ne fakt ishim te dy ne luhatje,sepse vertete mund te arrije deri aty sa te fshihen gjerat negative por ngel trauma ne tru.
Kjo e thene edhe nga nje tj psikolog qe njoh.

Pra sado qe ti e fshin nje kujtim,truri do jete ne kerkim te asaj gjeje qe i mungo.
Dmth e di qe i mungo dicka dhe do e kerkoje.

Hipnoza psh me tha dikush tjeter,shume kurioze per jeten e saj,dhe nese ekzistonte misherimi ,kishte deshtuar vetem per faktin qe ishte iperaktive.

Tani une po flas ne tema te pergjithshme,smund e sduhet te fshini ajo cfare ju formon.
 
Lexova 1 dite para disa kohesh qe thoshte qe shkencetaret kishin gjetur zonen ne pjesen e trupit ku ngarkoheshin gjitha emocionet negative......dhe duke ia rikujtu ate friken ankthin ose panikun qe e shqetesonte do arrin tja fshinin si dicka negative dhe do e kiahte akoma ne kujtese por qe zdo e perjetonte negativisht nuk do e kapti ankthi paniku me rreth asaj situate
 
Lexova 1 dite para disa kohesh qe thoshte qe shkencetaret kishin gjetur zonen ne pjesen e trupit ku ngarkoheshin gjitha emocionet negative......dhe duke ia rikujtu ate friken ankthin ose panikun qe e shqetesonte do arrin tja fshinin si dicka negative dhe do e kiahte akoma ne kujtese por qe zdo e perjetonte negativisht nuk do e kapti ankthi paniku me rreth asaj situate
duke u perballur dhe jo duke e shmangur ashtu sherohen , ska menyre tjeter
 
Une kam nje mik psikolog.
Praktikisht me foli per hipnozen.
Dhe me propozoi ta beja.
Ne fakt ishim te dy ne luhatje,sepse vertete mund te arrije deri aty sa te fshihen gjerat negative por ngel trauma ne tru.
Kjo e thene edhe nga nje tj psikolog qe njoh.

Pra sado qe ti e fshin nje kujtim,truri do jete ne kerkim te asaj gjeje qe i mungo.
Dmth e di qe i mungo dicka dhe do e kerkoje.

Hipnoza psh me tha dikush tjeter,shume kurioze per jeten e saj,dhe nese ekzistonte misherimi ,kishte deshtuar vetem per faktin qe ishte iperaktive.

Tani une po flas ne tema te pergjithshme,smund e sduhet te fshini ajo cfare ju formon.
Une kam patur nje bisede me Fleuren e cila eshte psikologe dhe hipnoterapiste
Pervec atyre qe thame me siper , ekziston edhe pjesa qe cek ti.
Eshte e vertete ne besimin budist , misherimi ose fakti qe jemi burim energjish dhe shpirti yne kalon nga nje dimension ne nje tjeter , hipnoza perdoret per te zbuluar kush kemi qene ne jeten e meparshem.
Por asnje hipnoterapist nuk e keshillon venien ne hipnoze pa qene me pare menderisht i pergatitur. Kjo behet e mundur me ane te meditimit.
Ka plot raste kur ndeshemi me vende , ose ngjarje te cilat na duken si Deja vu , dhe kjo do te thote se shpirti une ka jetuar ne te njejten dimension.
Une psh ne nje bisede me te i shpjegova qe ndjej prezenca te padukshme (po e quaj kshu) , dhe kjo sipas saj lidhet me medituesit ....
Pra une ne nje tjeter jete mund te kem qene medituese (sipas saj aman )

Gjithsesi kjo lidhet ngushtimisht me praktikat e meditimit ,pasi nese vihesh ne hipnoze , eshte ajo qe thua ti ..ne vend te shuash nje kureshtje , jeta e meparshme behet me e forte se ty dhe mbizoteron
e ku i dihet mund te kemi qene edhe serial killer :p
 
Une do doja te ndaja mendimet e mia mbi temen, por kam nje problem. Sa hyj ne forum, truri im behet gjysem-funksional sepse mendohet vetem per @Senseo. Nje lloj hipnoze virtuale qe nuk e di se si ndodhi dhe si t’i shpetoj. Shkakton nje ndjenje torturuese, skllaveruese, poshteruese, shteruese... ?
 
une kam hequr dore njehere e mire nga diskutimet per shkak se duhet te shkoj te psikologia Feur
pastaj do shkoj te Frojdi per te bere psikoterapi ku te rrefej per seksin
 
Une do doja te ndaja mendimet e mia mbi temen, por kam nje problem. Sa hyj ne Fv, truri im behet gjysem-funksional sepse mendohet vetem per @Senseo. Nje lloj hipnoze virtuale qe nuk e di se si ndodhi dhe si t’i shpetoj. Shkakton nje ndjenje torturuese, skllaveruese, poshteruese, shteruese... ?
Hahahaahahahahahahah i shkar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top