Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Higjiena intime, gjithçka qe duhet te dini mbi te Lexo me shume: Higjiena intime, gj

Një higjiene e mire intime mund te ruhet edhe me gjeste shume te thjeshta. Fillimisht duhet ta dini qe vagina është një lloj “vete pastruesi”.

Pra nuk është e nevojshme qe te përdoren shume produkte te cilat edhe mund ta irritojnë. Nuk këshillohet absolutisht përdorimi i shampove apo xhelave te tjerë.

E mira është te laheni me ujë te freskët dhe mbase mund te përdorni nje produkt te këshilluar nga gjinekologu me pH dhe flor normal.

Shpëlahuni dhe thahuni mire. Duhet shmangur me çdo kusht njomja (sidomos gjate ciklit). Kur shkoni ne tualet fshihuni mire para dhe prapa për te mos çuar mbetjet fekale afër vagines. Kur shkoni neper pishina duhet te shpëlaheni shume mire sepse klori qe gjendet ne to është një agjent agresiv i cili mund te krijoje mukoza.

Kur flasim për kujdesin intim flasim edhe për florin vaginal. Por cfare është ne te vërtetë ai?

Flori vaginal është ekosistemi qe ne duhet ta mbrojmë. Ky flor është një bashkësi bakteresh mbrojtëse. Kur gjithçka shkon mire, këto baktere jetojnë ne harmoni. Me i rëndësishmi nder ta është ai qe quhet lactobacil. Ai ka aftësinë te sekretojë disa substanca te cilat na mbrojnë nga infeksionet e ndryshme: peroksidi i hidrogjenit dhe acidi laktik. Ne te vërtetë këto dy substanca ndalojnë shumimin e baktereve patogjne. Janë pikërisht ato qe ndërtojnë nje murr per te na mbrojtur nga infeksionet si dhe bëjnë te mundur ruajtjen e sasisë normale te aciditetit. Nëse për arsye te ndryshme (siç mund te jete marrja e antibiotikeve) ky bakter shkatërrohet, bakteret e tjera vaginale shumohen dhe lindin infeksionet.

Cfare duhet bere gjate ciklit?

Gjeja kryesore gjate ciklit është shmangia e mukozave. Nëse përdorni tamponë apo servieta është zgjedhja juaj, por kujtohuni gjithmonë te mos i mbani me shume se 4 ore. ثshtë shume e thjeshte per t’u kuptuar: nëse lihet qe gjaku te rrjedhe ai grumbullohet ne një vend dhe atje mblidhen edhe mikrobe. Këto mikrobe shumohen dhe fillojnë problemet. Nëse nuk ndërroheni shpesh mund te zhvillohet bakteri i quajtur Gardnerella. Ai gjendet ne vagjine, por kur shumohet se tepërmi fillon edhe një ere e pakëndshme. Nëse kjo ndodh mos përdorni deodorante, por shpëlahuni sa me shume te mundni.

Cfare ndodh kur kemi te kruara?

Kur kemi te kruara do te thotë qe ka mukoze. Kjo e fundit korrespondon me shumimin e një kërpudhë te quajtur Candida albicans. Kjo gjë nuk është shume e rende por te bezdis ne jetën e përditshme. Mund te shkaktohet nga mungesa e higjienës intime, nga antibiotiket apo dhe diabeti. Ne 70% te rasteve ajo çekuilibron florin vaginal.

Disa këshilla si te shmangni mukozat vaginale.

* Nëse do ju duhet te merrni antibiotike për një kohe te gjate duhet te flisni me mjekun ne mënyrë qe ai t’ju thotë me mire cfare te bëni për te mos pasur probleme me mukozën,
* Kujdes me marrëdhëniet seksuale shume te shpeshta dhe te dhunshme. Ato mund te favorizojnë mukozën. Përdorni produkte te cilat shmangin thatësirën vaginale.
* Diabeti, shtatzënia dhe disa sëmundje endokrine mund te favorizojnë përsëri mukozën. Flisni here pas here me gjinekologun.
* Nëse keni probleme lajini te brendshmet ne temperaturën mbi 60°. Kërpudhat nuk i rezistojnë dot kësaj temperature.
* Mund te përdorni një produkt për higjiene intime me pH alkalin i cili do qetësoje irritimet nga mukoza.
* Mos përdorni pantallona shume te ngushta.
* Natën është e mira te mos vishni te mbathura dhe ta lini trupin tuaj te ajroset.
* Mos përdorni te mbathura te pa thara mire./ikub/


Higjiena-intime.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back