Heshtja ... ??!!

Titulli: Heshtja ... ??!!

Heshtja ka ne nje far menyre anet positive dhe negative. Sepse vret si vetveten tone por edhe te tjeret.
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Heshtja eshte nje nga menyrat me te sinqerta te komunikimit skemi pse te shtiremi duke thene gjera qe si mendojme,kur heshtim jemi me te vertete ne dhe asnje tjeter
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Heshtja ... ??!!

kete shprehje e kam lexuar ne nje liber...?

LOL sje as i sigurte per ate qe thua nese e ke lexuar pse vendos pikepyetjen pas,pret ndonje konfirmim?
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Jo gjithmone ai qe hesht nuk ka argument .. sic thote nje fjale heshtja flet dhe per ate qe kupton ne nje moment te caktuar nese dikush nuk ka folur ka pare me elokuente te heshte se te flase,,,jo gjithmone ai qe flet ka te drejte se nje fjale e urte thot qeni qe leh nuk te kafshon apo lumi i qete eshte i thelle...por mbi te gjitha heshtja eshte dhe ngelet flori..
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Te heshtesh nuk do te thote se nuk ke asgje per te thene. . . Thjesht do te shikosh ku do te arrijne njerzit !!!
.
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Sa me pesimizem kjo heshtja e pershkruar.
Une flas jo brockulla por flas edhe per gjera qe skane rendesi.
Psh kam nje dialoguese mjaft te mire, kur flas me te
me sheh ne sy, me degjon me buzeqesh kur un buzeqesh,eshte engjell fare.
Mjaft e lavderova veten para pasqyres, sepse kohet e fundit nuk ecen me biseda me kafshe ehhh LOL

Mi amo troppo skam ca bej :D
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Nje filozof gjerman u shpreh njehere : - Nese folesit do te dinin se 70% e asaj qe thone do ti sherbente si kundersulm ndaj vetes se tyre,me siguri do flisnin me pak....Heshtja varet nga njeriu,nda personaliteti i tij...Ka njerez qe flasin shume e pa pushim,ka njerez qe heshtja i flet me shume se 1000 fjale...Heshtja varet ne cafre kendveshtrimi shihet,mund te shihet si urtesi e atij qe e di se fjalet e tij do lendojne ose do shkaterrojne dicka,heshtja mund te shihet si ''genjeshtra''e vetvetes,arma me e forte e nje njeriu te zgjuar....Gjithashtu heshtja mund te quhet dhe faj,disa njerez heshtin dhe nga mungesa e te shprehurit,nuk kane kapacitetin te nxjerrin ne pah ate qe dine,zakonisht keta quhen nga shoqeria si ''njerez te humbur''...Ka persona qe e vleresojne heshtjen ka nga ata qe se kuptojne,kur nuk kuptojne heshtjen nuk kuptojne as fjalet.....Heshtja eshte menyra me ''elegante''e komunikimit....
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Heshtja ashtu si mund te jete e dobishme ne disa raste, ne te tjera mund te jete arma me e madhe qe mund te vrasi nje shpirt. Mund ta quajme nje qetesi me veten tone, por qe mund te jete nje qetesi e dhimbshme ashtu si e gezueshme, apo heshtja (qetesia me veten) per reflektim.
Dikush ne rrethin tim shoqeror, nje dite me ka thene: "Heshtja eshte si nje grope e madhe e thelle, por me zhurma anas saj" .
Per mua personalisht, heshtja eshte nje shkaterrim i shpirtit, vetvetes time, mund ta perkufizoj, duke marre shkas nga tregimet fetare si: "Nje goje e ferrit, qe dalengadale kerkon te me perpije".
Jam teper person i heshtur dhe i mendueshem. Heshtjen, mund ta quaj si motren time te perditshme.....

Anne Bernard (psikologe): " Ekzistojne heshtje te pandryshueshme, te fiksuara ne nje ngurtesi perfundimtare: heshtja e shtepive te braktisura, shkretetirave te gjera e te medhaja, njerezve (qenieve) qe nuk kane asgje per te thene"
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Heshtja ... ??!!

E dashuroj heshtjen kur eshte momenti
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Heshtja le vend per interpretime... eshte nje pergjigje por e papercaktuar, secili e interpreton sic ka deshire...kurse une i pelqej gjerat troc, sdua te mendoj une ne nje rruge ose tjetren, besoj qe kur ke dicka per te thene... duhet te flasesh... dhe ta thuash qarte idene, mendimin, opinion tend.
Ama kur ske asgje inteligjente per te thene, heshtja eshte zgjedhja me e mire.
 
Pe: Heshtja ... ??!!

Jo perher te heshtesh te ben mir nganje her duhet te distancohesh dhe nga heshtja sado pak sepse te ben mir ne vetvete sepse nse mesohesh duke heshtur gjith kohes vjen nje moment qe sduron me ndaj esht me e mira ti kesh pak nga te gjitha :D
 
Pe: Heshtja ... ??!!

HESHTJA QE VRET

Lotët janë djersitja e mendimit.
Mendimet janë gjarpërinj.
I shndërroj në lule.
Lulja bëhet pemë.Pa gjethe.
Rrënjët trashëguan helm.
Rrënjët mbeten gjarpërinj.
I mbjell në një mur të gurtë.
Gurët nuk helmohen nga ato.
Këtë mur e dalloj vetëm unë.
Eshtë muri që ndan vështrimet nga fjalët.
Jashtë këtij muri vështrimet bëhen pulëbardha
që kurrë nuk kthehen më te unë.
Fjalët nuk e kapërcejnë kurrë këtë mur.
Të burgosura.bashkë me rrënjët e helmatisura.
Mund të jetë goja ime ky burg
dhe unë i burgosur në gojën time.
Vështroj pulëbardhat të kapërcejnë pa pengesë murin,
por nuk dëgjoj këngën e tyre.
Dëgjoj vetëm oshëtimën e heshtjes brenda murit.
Oshëtimë që më shurdhon.
Apo mos më shurdhon
largimi i pulëbardhave tej murit?


Aty mbushje, aty zbrazje. Nuk mbushet gjë duke u zbrazur. Kur zemra zbrazë ç’ka në të, sado të mbushet, s’mbush gjë. Shembulli i thesit të grisur. Aq më të gjera vrimat, aq më me rrëmbim bëhet shkapërderdhja. Zemër e grisur; shkapërderdh çka në të, e shpërqendruar. Jo e bindur, jo e qëndrueshme.



Ndalon, pyet, ç’ndodhi, me syrin kur loton, kalon pak kohë, thahet! Kur falesh, ndalesh, e të ikë mendja, atje-këtu diçka të shtyn e të pengon, e të mundon; trullosesh, nevrikosesh, por më shpesh ulesh, sikur vajton me zemër të plogështuar; gjendje kome. ا’ke, çdo herë kur thirresh me fjalë të bukura, e me këshilla të dobishme, e ndonjëherë me qortim, përgjigjesh, të lëvizin ndjenjat, të zgjohet zemra, ndihesh më i gjallë, të loton syri. E, ç’ke, kur pritet fryti, futesh në kujtime, diçka të heshttë!



Jo, loti kur thahet! Kur zemra zbrazet. Kur bindja lëkundet. Kur shpresa dobësohet. Po, sepse zemra prehet, kur qetësohet, nuk lëkundet, kur me besim mbushet, e kur diçka bën të zbrazë diçka, po qe e mirë, e ruan, po qe e keqe, e gjuan.



Hidhërimi, shprehje e pakënaqësisë. Kur duart lidhen. E gjuha nuk zgjidhë. Fjala e drejtë, fryt i të menduarit të ndërgjegjshëm. Por, kur fjala e drejtë nuk nxit veçse zhurmë, bërtitmë, nuk është fjalë që nxit vepër, por vajtim e ngushëllim. Po, të bërtitet, të bëhet zhurmë, të lëkunden shpirtrat e drejtë, por kur pena e gjuha thjesht mbettë ngjyrë e zë, shndërrohet në heshtje që vret.



Humbet forca e të menduarit të thukët, kur mendjen e pushton llahtaria e padrejtësive. Syri mjegullohet nga loti kur çnjerëzish sheh, e nga rënkimet e zemrës së pafajshme, veshi trumbetohet. Jo më, edhe trupi nuk është më shtatdrejtë, kërruset i paaftë të lëvizë, gishtërinjtë bëhen grusht, por fund kanë shtrirjen.
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Thon se heshtja esht zgjidhja midis nje sherri, jam e heshtur ne nje far pike poor slejoj qe te tjeret tme hypin ne shpin :D
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Hesht pergjethsisht para injorances,hipokrizis,smires!!
Sa jeton heshtja ne mua?!
Aq sa do jetoj dhe une!!
Heshtja eshte kreativitet ne biseden me vetveten..:)
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Heshtja dhe buzeqeshja jane dy fjale sh.te fuqishme :

buzeqeshja eshte menyra per te zgjidhur sh.probleme ,

HESHTJA per te shmangur shume probleme ...!

S.LOREN
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Hm, varet nga heshtja.
Heshtja me e bukur eshte kur flet me veten. Heshtja ndalon sh probleme, por njekohesisht te heshtes perballe nje padrejtesie eshte njesoj sikur te behesh pale me te padrejten dhe ne kete rast heshtja nuk justifikohet. Personalisht nuk jam njeri i heshtur ne kete drejtim! Por po, hesht kur e di qe do ishte me mire mos t eflisje, ose kur e di qe fjala do shkonte ne vesh te shurdher(kjo pasi ate qe do doja te thoja do e kem pas rithene me pare me siguri, Lol)
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Nuk do heshti per eliten politike ne vend , te cilet e kane uzurpuar vendin bie fjala . Por , do te heshti nese athere une flas i ve flakes zjarr edhe me shume ! Ka shume gjera per te thene , por jo te gjitha thuhen . Cdo gje e ka kohen e duhur dhe te limituar . Veprimi ne kohe eshte rruga me e duhure .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Heshtja ... ??!!

Sjam tip qe hesht... ndodh rralle
Dhe kur ndodh tremben; me mbysin me 1milion pyetje, fillojne ti japin nje emer heshtjes, dhe spushojne... kur ne te vertet skam asigjo. Thjesht du te rri ne qetsi, ne paqe me veten time.
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Ekzistojnë momente kur heshtja jehon më fuqishëm se çdo gjë tjetër.
 
Titulli: Heshtja ... ??!!

Kur nuk duhet heshtesh nuk bene te heshtesh . Edhe heshtja ka kohen e vete !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top