Heroina SHQIPTARE e Gjermanise

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fatmira Bajramaj, e njohur si Lira, është futbollistja që është vënë në qendër të vëmendjes në Gjermani. Vajzë e një familjeje nga Kosova, ajo është pretendente për të qenë futbollistja më e mirë e kampionatit botëror për femra në Gjermani. Mediat gjermane e kanë cilësuar si heroinën e futbollit në Gjermani. Fatmiraj Bajramaj ka lindur më 1988 në Kosovë dhe sot është një prej emrave më të njohur të kombëtares gjermane të femrave në futboll.
1309165290-fatime.jpg

Familja Bajramaj vendosi të largohej nga Kosova pas tmerreve dhe masakrave të regjimit të Millishevicit. Tabloidi gjerman, Bild e ka zgjedhur në faqe të parë duke e cilësuar si lojtaren më të bukur. Lira është sportiste dhe në të njëjtën kohë ushtarake rezerviste e ushtrisë federale gjermane. Ajo është shndërruar në simbolin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë gjermane, cka simulohet nga qeveria e Angela Merkel. Nga viti 2001, sot Lira, që është 23 vjec, është shtetase gjermane bashkë me familjen e saj. Dje në Gjermani nis kampionati i femrave në futboll dhe Fatmira Bajramaj është ndër favoritet kryesore për të marrë titullin e më të mirës. Ndeshja e parë do të jetë mes Gjermanisë dhe Kanadasë. Kombëtarja gjermane, kampione bote prej 2003-it, synon sërish titullin në 2011-n.

“Do të bëjmë c’është e mundur për të marrë sërish trofeun. Qëllimi ynë është të jemi kampione bote”, tha për mediat mesfushorja kosovare, Bajramaj. /Shqiperia
 
Titulli: Heroina SHQIPTARE e Gjermanise

Ekspertete e cilesuan se eshte prekur nga efekti Kurnikova duke patur parasysh bukurine e saj ata mendojne se ajo qysh tani ka me shume oferta per reklama se sa per vet sportin :flutur:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top