Titulli: Heqja natyrale e gureve ne temth
اfarë janë gurët në tëmth, pse shkaktohen ato Këshilla nga specialistët për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundja
Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepri e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël. Gurët e tëmthit (litiaze biliare) janë një sëmundje e përhapur në Shqipëri, ashtu si dhe gurët e veshkave. Në Francë, 40 për qind e popullsisë mbi 60 vjeç dhe veçanërisht gratë vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë fshikëza e tëmthit mbulohet nga një membranë e hollë e vendosur poshtë mëlçisë, dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më më pak lëvizje.
Kur duhet operuar?
Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda. Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39° - 40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).
Efekti i ilaçeve
Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë patur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikacione. Për këtë arsye në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar. Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet lazer. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Në shumicën e rasteve, operacioni zgjat 3 orë, duke praktikuar laparoskopinë: një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.
Pas operacionit
Pas laparoskopisë, qëndrimi në spital zgjat 48-72 orë. Që të nesërmen pacienti mund të hajë. Dhimbjet lehtësohen pas 3 ditësh. Në shpatulla ndihet një dhimbje e lehtë pas futjes së gazit në bark. Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Por, një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në ½ e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë në 1/100 e rasteve. Vreri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrnave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.
Paketë këshillash
1- Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit.
2- Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
3- Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës.
4- Përdoreni erëzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet.
5- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
6- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.
Rigoni dhe vetitë e tij
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.TO