Hepatiti B, urdhër për t'u vaksinuar të gjithë adoleshentët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar të gjitha DSHP-të të vaksinojnë adoleshentët që kanë lindur në vitet '91, '92 dhe 93.




Të gjithë adoleshentët, të cilat kanë lindur në vitet 1992 dhe në vitin 1993 dhe deri në 30 prill të vitit 1994 do të vaksinohen për parandalimin e hepatitit viral B. Kjo është urdhëresa e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar të gjithë Drejtorive të Shëndetit Publik të rretheve, të cilat do të marrin masa për të vaksinuar adoleshentët e këtyre viteve. Ndërkohë, dikasteri i Shëndetësisë ka dhënë të detajuar të gjitha hapat që do të merren në mënyrë që asnjë adoleshent që nuk e ka realizuar të këtë vaksinë të mos mbetet pa e bërë.


Udhëzimi
Në kuadrin e parandalimit të hepatitit viral B, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar vaksinimin kundër hepatitit viral B të adoleshentëve të lindur në vitet 1992, 1993 dhe për vitin 1994 të lindurit nga 1 Janar deri me 30 Prill. "Ndërsa fëmijët e lindur nga muaji Maj 1994 e në vazhdim, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, janë të vaksinuar kundrejt hepatitit viral B, por në të gjitha ato raste kur ky vaksinim nuk ka ndodhur këta fëmijë duhet të vaksinohen", bëhet e ditur në urdhëresën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke u shtuar se Instituti i Shëndetit Publik merr përsipër furnizimin me vaksinë, shiringa dhe kuti sigurie për të gjithë rrethet. "Vaksinimi në çdo rreth duhet të kryhet pranë qendrës shëndetësore me të afërt", bëhet e ditur në udhëzim.


Detyrat
Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar Drejtoritë e Shëndetit Publik të kryejnë disa detyra lidhur me vaksinimin masiv të adoleshentëve. Kështu, DSHP-të duhet të
evidentojnë emrat përkatës dhe datëlindjen e tyre dhe të përgatisin listat sipas shkollave dhe qendrave shëndetësore përkatëse. Të kryejnë në bashkëpunim me drejtoritë arsimore përkatëse lajmërimin nëpërmjet shkollave të personave që duhet të vaksinohen. Të lajmërojnë dhe përgatisin qendrat shëndetësore për vaksinimin e këtyre grupmoshave. "Gjithashtu, DSHP-të duhet të sigurojnë shpërndarjen e vaksinës në qendrat shëndetësore, sipas një kalendari të caktuar dhe të konsultuar me ISHP, sipas nevojave të qendrave për vaksinim", bëhet e ditur në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se duhet të sigurojnë që çdo qendër shëndetësore është e pajisur me kitet emergjencës së nevojshme për aplikimin e vaksinës dhe se duhet të pajisen me fletën përkatëse të përgatitur nga ISHP. Personat e vaksinuar duhet të shënojnë datat e vaksinimit me dozën e dytë dhe të tretë. Gjithashtu, po sipas udhëzimit, duhet që DSHP- të të regjistrojnë personat e vaksinuar në një regjistër të veçantë dhe të evidentojnë aplikimin e vaksinës, duke marrë firmën e secilit që vaksinohet.



Hepatiti B, transmetimi dhe shenjat
Rreziku i transmetimit të sëmundjes është 100 herë më i lartë se ai i virusit AIDS dhe rrugët e transmetimit janë të ndryshme. Kështu, sipas specialistëve, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura është një ndër rreziqet kryesore për ta marrë këtë sëmundje. Ndërkohë, edhe transfuzioni i gjakut dhe të derivateve të tij të infektuara është rrugë transmetimi i sëmundjes. Madje, nga hepatiti B mund të ndodhë edhe infektimi i të sapolindurit nga nëna mbartëse e virusit. "Sëmundja mund të merret edhe nga kontakti përmes lëkurës dhe mukozave lëngje biologjike të infektuara nga virusi", pohojnë specialistët, duke shtuar se kjo mund të ndodhë si pasojë e shpimeve ose prerjeve aksidentale me instrumente apo edhe nga manipulimet infektuara pa mbrojtjen e duhur. Ndërsa sa i takon shenjave të sëmundjes, specialistët pohojnë se shenjat e para janë lodhje, mungesë oreksi, dhimbje kokë, temperaturë, të vjella.



Pasojat
10% të rasteve në një hepatit kronik
40 % të rasteve në cirhose (shkatërrim i qelizave të mëlçisë)
5% të rasteve në kancerit të mëlçisë.



Rrugët e infektimit
Marrëdhënie seksuale të pambrojtura
Nga transfuzioni i gjakut
Nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.



Shenjat e sëmundjes



Lodhje
Mungesë oreksi
Dhimbje koke
Të vjella
Temperaturë...



Si të mbrohemi?
- Ekziston një vaksinë kundër hepatitit B
- Bëhen 2 injeksione me një muaj interval e një e tretë pas 6 muajsh.
- Për personat, që punojnë në spitale e klinika, kjo vaksinë duhet të jetë e detyruar.
- Mbrohuni nga raportet seksuale

Shekulli
 
Back
Top