Hepatiti B, mjekimi dhe masat parandaluese

sensuu

sweet
V.I.P
Hepatiti B, mjekimi dhe
masat parandaluese


Shiko fotografinë 1729977


Hepatiti B është një nga infek sionet serioze më të zakon shme të
mëlçisë. Ai shkaktohet nga virusi i hepatitit B(HBV), i cili sulmon
mëlçinë. Rreth 2 bilion individë janë të infektuar në botë me këtë virus
dhe rreth 350 milion jetojnë me infeksion kronik. Ai shkakton rreth
620.000 vdekje çdo vit. Virusi fillimisht gjendet nëmëlçi por gjithashtu
është prezent në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Kur një
person merr fillimisht hepatitin B, thuhet të ketë një infeksion akut.
Shumica e të të rriturve janë në gjëndje të luftojnë virusin dhe ta
eleminojnë atë duke rimarrë veten pa patur asnjë simptomë. Nëse
virusi mbetet në gjak për më shumë se 6 muaj, atëherë individi
zhvillon një infeksion kronik me hepatit B. Fatmirësisht, rreth 90% e
të rriturve e rimarrin veten dhe zhvillojnë antitrupa përkundrejt virusit të hepatitit B.
Fatkeqësisht te foshnjet e femijët numri i të infektuarëve që zhvillojnë infeksion kronik është i lartë. Rreth
90% e të porsalindurve zhvillojnë hepatit B kronik, ndërsa rreth 50% e fëmijëve nuk zhvillojnë infeksion
kronik.Individët që rimarrin veten nga hepatiti akut do të zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Pas infeksionit të pare
me virusin, trupi di të mbrojë organizmin nga një rimarrje të HBV(hepatic B virus). Themi se ata bëhen imun
ndaj virusit të hepatitit B. Ndërsa ata që nuk mund të eleminojnë virusin edhe pas 6 muajsh infeksion, virusi
qëndron në mëlçi dhe gjak për të gjithë jetën. Këta individë diagnostikohen me hepatit B kronik. Edhe pse
shumica e individëve me hepatit B kronik bëjnë një jetë të shëndetshme, ata janë gjithmonë në rrezik për
zhvillimin e e sëmundjeve serioze të mëlçisë gjatë jetës së tyre. Virusi në mënyrë të fshehtë dhe të
vazhdueshme sulmon mëlçinë për shumë vite pa u vënë re nga njeriu.
Melçia është organi më i madh i trupit. Kjo strukturë trekëndore e kuqërremtë shtrihet në kavitetin e sipërm
të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë diafragmës. Mëlçia luan një rol vital në trupin e njeriut sepse
prodhon dhe përpunon një gamë të gjerë substancash kimike si proteinat plazmatike (albuminat) dhe
faktorët koagulues. Mëlçia prodhon kolesterolin dhe proteinat që ndihmojnë gjakun për të transportuar
yndyrnat në pjesë të ndryshme të trupit. Qelizat e mëlçisë, gjithashtu sekretojne bilën, e cila eleminon
mbeturinat nga mëlçia dhe ndihmon në shpërbërjen dhe absorbimin e yndyrnave në zorrën e hollë. Një tjetër
funksion madhor është përpunimi i lëndëve ushqimore. Mëlçia ruan glukozën e tepërt si glikogjen. Po ashtu
kontrollon nivelet në gjak të aminoacideve. Nqs niveli i aminoacideve është shumë i lartë, mëlçia konverton
tepricën në glukozë, proteina, aminoacide të tjera dhe ure. Së fundmi, mëlçia ndihmon në pastrimin e gjakut
prej barnave dhe helmeve. Këto susbstanca shpërbehen dhe ekskretohen në bilë.
Simptomat e hepatiti akut
Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë
simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshijnë: ethen, lodhjen,
dhimbje të muskujve dhe kyçeve, humbje të oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin
probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin. Simptomat serioze përfshijnë
nauzenë, të vjellat, zverdhim të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter(verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve
mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme
mjekësore.
Simptomat e hepatiti kronik
Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar.
Personat me hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë
simptoma, virusi i hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë. Në mëlçi, infeksioni
me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi
fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke
zhvilluar insufiçiencë hepatike. Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të
mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të
përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të
kenë humbje në peshë dhe ethe.
Diagnoza
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të diagnstikojë lehtësisht një infeksion me hepatit B. Ky test
diagnostikues kërkon antigenët dhe antitrupat në gjak. Nëse mendoni se jeni infektuar kohët e fundit, duhet
të kalojnë nga 4-6 javë në mënyrë që virusi të gjendet në gjakun tuaj.
Nëse testi tregon se ju nuk jeni i infektuar me hepatit B, mos harroni që jeni akoma në risk. Merrni vaksinën
e hepatit B 6 muaj pasi ju keni kuptuar që jeni i infektuar, duhet të bëni një tjetër analizë gjaku. Nëse virusi
nuk shfaqet do të thotë që ju jeni imun ndaj hepatit B dhe nuk mund të infektoheni sërish.
Nëse virusi është ende i pranishëm, atëherë ju keni një infeksion kronik me hepatit B.
Nëse ju keni hepatit B kronik ju duhet të bëni çdo 6 muaj kontrolle të rregullta te mjeku specialist për
sëmundjet e mëlçisë (hepatologu). Mjeku do t'ju bëj ekzaminimin fizik, analiza gjaku si dhe EKO të mëlçisë.
Disa prej analizave të gjakut të rekomanduara prej doktorit përfshijnë ALT (një enzimë e mëlçisë që tregon
për dëmtime të organit), ngarkesa e virusit ( sasia e virusit hepatit B në gjak) dhe AFP (që tregon për kancer
të heparit). Disa pacientë mund të kenë nevojë për biopsi.
Trajtimi i hepatitit B
Në rastin e infeksionit akut me hepatit B, nuk ka një trajtim të përgjithshëm. Rekomandohet pushimi në
krevat dhe menaxhimi i simptomave. Trupi do të lufotjë virusin permes mekanizmave të tij mbrojtës. Për
infeksionin kronik me hepatit B ende nuk ka një kurë të plotë. Gjithsesi, pjesa më e madhe e të infektuarëve
me hepatit B kronik mund të presin të jetojnë gjatë dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme. Ka mjekime që
ndihmojnë ngadalsimin e progresit të sëmundjes së mëlçisë duke ulur aktivitetin e virusit. Edhe pse jo të
gjithë individët me hepatit B kronik kanë nevojë për mjekim. Mjeku do të të kërkojë të bësh kontrolle të
paktën dy herë në vit dhe në bazë të rezultateve të testeve diagnostike do të përcaktojë edhe formën e
mjekimit.
Më poshtë janë 5 barnat që përdoren në mjekimin e infeskionit kronik me hepatit B. :Entecavir (Baraclude),
Pegiinterferon alfa-2a (Pegasys),Interferon alfa-2b(Intron A), Lamivudine(Epivir-HBV) dhe Adefovir
dipivoxil(Hepsera)
Almedicus
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top