Hënë o Hënë

Lauri

Anunnak
I çmendur është njeriu që flet me hënën. Budalla është ai që nuk e dëgjon..🙂🙃
(William Shakespeare)
IMG_20221122_194029.jpg
Gjatë shekujve, hëna ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për artistët, filozofët dhe poetët.
Në të gjitha kulturat në mbarë botën Hëna është konsideruar hyjnore në besime të ndryshme, me përsonazhet perëndi në pantheon sumer, babilonas, arab, ku më i njohuri ishte perendia Sin.
hqdefault.jpg
Derisa, në korrik 1969, misioni Apollo 11 e lejoi njeriun të ulej në Hënë, duke materializuar kështu ëndrrën e ëndrrave të njeriut 🌖
sbarco-sulla-luna.jpg
Nuk lihet pa përmendur mrekullinë e frymëzimit të të dashuruarve, që i bën ato më romantik me fjalët dhe sytë drejtuar hënës. romeogiulietta.jpg
Shakespeare i kushton një hapësirë hënës, në skenën e famshme të ballkonit, ku Xhulieta e re i drejtohet kështu të dashurit të saj Romeo: “Oh, mos u beto për hënën, hënën e paqëndrueshme që shndërrohet çdo muaj në sferën e saj, që edhe dashuria jote të mos dalë si e njëjta hënë e ndryshueshme”. Natyra e paqëndrueshme e hënës e aftë të ndikojë në sjelljen njerëzore, duke ndryshuar qëndrueshmërinë e saj.

Temë mbi hënën pra.
Mund të postoni çdo gjë që i përket hënës. Nga fotot, poezi, shkrime, dedikime etj 🌖
@Soulmind temë u hap 🙂
IMG_20221122_190551.jpg
 
Lauri, une po e inaguroj keshtu temen; me foto dhe vargje te miat 😁

20220810_220130.jpg
Sonte,
ashtu si dhe shume nete te tjera
kur hena eshte e plote.
Qendroj mbeshtetur ne parvaz,
Lehte.
Se me duket sikur me vret mishin, shpirtin pesha e mallit.
 
Redaktimi i fundit:
Po e vazhdoj me një kuriozitet; Që hëna është krijuar më një kohë shumë të shkurtër.
Jo vite apo muaj: u deshën vetëm disa orë që Hëna të merrte formë nga grumbulli i mbeturinave kozmike të krijuara miliarda vjet më parë nga ndikimi katastrofik i Theia, një planet me madhësinë e Marsit, me Tokën..🌖

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Po e vazhdoj me një kuriozitet; Që hëna është krijuar më një kohë shumë të shkurtër.
Jo vite apo muaj: u deshën vetëm disa orë që Hëna të merrte formë nga grumbulli i mbeturinave kozmike të krijuara miliarda vjet më parë nga ndikimi katastrofik i Theia, një planet me madhësinë e Marsit, me Tokën..🌖

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Sikur, oh sikur te isha betehoven instead of baboon....
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

@Soulmind saga eh "sikurve" vazhdon ti e ke fajin lool
 
Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.
IMG_20221201_155911.jpg
(Ismail Kadare)
 
Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.
Shiko fotografinë 1954915
(Ismail Kadare)

E bukur!
 
Hëna ndriçon si një pasqyrë,
vetëm flori edhe argjënd,
sonte s’e kam aspak vështirë,
të shoh atje portretin tënd!
IMG_20221201_220053.jpg
Sa më magjeps pasqyrë e hënës,
që gjithë Planetin pasqyron,
po s1ot në çdo tik-tak të zëmrës,
veç emri yt më tingëllon!

Koha trokon-po unë kam mbetur,
një romantik nga të qëmotit,
ndaj tek kjo Hënë sonte jam tretur,
si kripë e bardhë në pikë të lotit!

Shiko sot Hënën pambarim,
mund ta kundrosh ti nga çdo vënd,
që nga Ajo-portreti im,
do të shkëlqejë në syrin tënd!

Në zëmrën tënde ëmbëlsisht,
ta ndjesh magjinë edhe këngën,
hape dritaren qetësisht,
vetëm ngri sytë e shiko Hënën!

Mund të të kapi pak trishtim,
po jo trishtim si për një hall,
një i pafundëm mallëngjim,
sepse trishtim të sjell çdo mall!

Veç një sekondë ta shikosh,
gjith’ natën sytë s’do t’ja ndash,
edhe aspak s’do ta kuptosh,
se si nga malli do të qash!

Mua gjithmonë në këto netë,
më turbullon Hëna e Plotë,
s’e kam kuptuar kurrë as vetë,
pse sytë më mbushen plot me lotë!

Një lot i ëmbël që më shlodh,
kur dot s’e naj jetën me ëndrrën,
ndaj moj e dashur mos u lodh,
kur ndihesh vetëm-shiko Hënën!

Hënën e Plotë-magji e netëve,
e dua në pafundësi,
se dhe tani-pas dyzetë vjetëve,
kur shikoj Hënën të shoh Ty!
Nga ARBEN DUKA
 
Miles apart,
i am holding the cold coffee cup
with both hands.
and u are leaning at window ledge...
Looking at the same moon,
same dark sky and sparkling
stars...
... are we?!

SmartSelect_20221201_223513_Instagram.jpg
 
“Për të gjitha gjërat është faji i Hënës, kur i afrohet shumë Tokës, i çmend të gjithë.”
(Shekspiri)
IMG_20221202_161412.jpg
 
"Ne duhet të gjejmë guximin për t'u zhdukur nganjëherë. Për t'u larguar nga bota për t'u afruar edhe më shumë për veten tonë.
fasi_lunari_vita_agricoltura.jpg
Ashtu siç bën hëna, që shfaqet vetëm kur është koha për t'u shfaqur, dhe gradualisht pak nga pak, me hijeshi dhe delikatesë.
Pastaj zhduket përsëri, për një cikël tjetër, për një ndryshim tjetër.
Askush nuk e gjykon dhe nuk e konsideron egoiste për tërheqjet e sajë nga bota.
Ne, nga ana tjetër, kemi frikë të zhdukemi, nga njerëzit, nga situatat, nga imazhi që kemi për veten tonë dhe ta lëmë botën pa praninë tonë.
Kështu që ne me kokëfortësi vazhdojmë të jemi atje, me veshtiresi, me përpjekje të jashtëzakonshme, edhe nëse ndihemi të thirrur të shkojmë diku tjetër.
Ah sa më e thjeshtë do të ishte gjithçka nëse do të mësonim të zhdukeshim, për t'u fshehur, e tërhequr nga jeta.
Thjesht pak largim që të mund të kemi një pamje më të plotë dhe më të qartë të peizazhit të ekzistencës sonë.
Të zhdukesh nuk do të thotë të arratisesh, por shkoni në një vend ku qëndrojnë të gjitha pyetjet: brenda vetes.
Të zhdukesh do të thotë të tërhiqesh dhe lejoni të tjerët të ekzistojnë madje dhe mbi të gjitha pa ne.
Të zhdukesh do të thotë të mësosh të jesh aty vetëm me zemër. Atëherë do të thotë të kthehesh i rigjeneruar, i ndryshuar, i pasur dashuri.
Duhet të gjejmë edhe guximin të zhdukemi, për një kohë, për një kohë të gjatë ose përgjithmonë, për aq kohë sa duhet për të kuptuar se si të prekni shpirtin, vetës dhe të tjerëve.
Atëherë po, atëherë mund t'a rishfaqesh dhe praninë tuaj do të bëhet një përkëdhelje, për këdo që dëshiron ta marrë atë."
(Elena Bernabè)
 
Sonte Hëna mirë po flet
Është e mbushur plot gëzim
Porsi mjaltin që bën një bletë
Për ty @Lise po bëj k'të rimë

Hëna plot gjithmonë do rrijë
Ciklet e sajë jo nuk na duhen
Bashkë të ngjitur bri për bri
Fazave tjera ju nxjerrim gjuhën😝

E plotë për ne po shkëlqen
Çerek e gjysma jo nuk njohim
Hënës sonte kshu i pëlqen
Zemrat tona fort po i ngrohim

Një unazë për ty e kam
Hapja dorën pra ksaj Hane
Aty ku më shumë ndriçon
Është zemra e ksajë nate. 💖
IMG_20221202_161412.jpg
 
Sonte Hëna mirë po flet
Është e mbushur plot gëzim
Porsi mjaltin që bën një bletë
Për ty @Lise po bëj k'të rimë

Hëna plot gjithmonë do rrijë
Ciklet e sajë jo nuk na duhen
Bashkë të ngjitur bri për bri
Fazave tjera ju nxjerrim gjuhën😝

E plotë për ne po shkëlqen
Çerek e gjysma jo nuk njohim
Hënës sonte kshu i pëlqen
Zemrat tona fort po i ngrohim

Një unazë për ty e kam
Hapja dorën pra ksaj Hane
Aty ku më shumë ndriçon
Është zemra e ksajë nate. 💖
Shiko fotografinë 1955343
Uh cme emocionove mer burr ♥️
 
Tha qe kam fiksu me tu ba fiksim e ty qe ke fillu te me ndjesh ❤️❤️😍😍😝😂
Genjeshtare Hëna andaj gjithe mendojm se na vje pas.. shpifese mos e beso 😂😜
 
Une jam ujku qe i flas henes dhe ajo me ktheu pergjigje….ajo nuk genjen por po genjen ti veten qe nuk e pranon 😝😂
Edhe ujku genjeu kesulkuqen.. jo as ujkun se besoje 😂😜
 
"Kjo fotografi na tregon anën tjetër të Hënës, të cilën ne zakonisht nuk e shohim.
Ajo u kap nga anija kozmike kineze Chang'e 5-T1 në 2014. Kredia: Agjencia Kineze e Hapësirës."
IMG_20221208_194542.jpg
 
Hënë o hënë
A të them një fjalë
A më dëgjon sot brengun që kam
Tek ty të përplasem si valë
Se detin këto netë pranë se kam
Të shtrihem tek ty aty në prehërin tënd
Të përkundem deri sa brenga të shkoj
Të më dëgjosh me atë qetësin tënd
Paqja shpirtin të ma pushtoj

1670574622880.png
 
"Ti më kërkon prej kohësh, kur fjalët e Orakullit ishin tashmë të gjalla brenda teje.
Rruga që po ecni është e juaja, nga e drejta e lindjes. Shpirti juaj këndon mishërimet e shekujve të kaluar, dhe zemra jote e njeh të vërtetën përmes hijes që e mbështjell.
Bekimet e Shpirtrave të Lashtë qofshin të tuat, si dhe në dritën e syve tuaj😍Unë e njoh bartësin e frymëzimit hyjnor"
02908e79e4fa71c479a6c54e5e4d20e6.jpg
[Tempulli i Iside dedikuar Hënes🌖]
Tamplo-de-Filae-Templo-de-Isis-en-Aswan.jpg
Në shqip by Lauri x @Lise 💕
 
Hene o hene
Me ta lyp ma kishe dhene ???




















































Nja dy yje per drit se sme puno babazhuri lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top