Hena dhe te pathenat e saj...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
405164_532497193428373_1344419936_n.jpg


Qe nga Antikiteti, njeriu eshte perpjekur te gjeje nje lidhje mes cikleve henore dhe ritmeve natyrale: nga rritja e bimeve, te sjellja e njerezve dhe kafsheve. Sot, bindjet e vjetra po analizohen nga shkenca. A ka lidhje mes ciklit henor dhe menstrual? Cikli menstrual, qe zgjat mesatarisht 28
dite, eshte shume i ngjashem me ate henor 29,5 dite. Ky cikel ishte mjaft i njohur ne antikitet. Ne fakt, filozofi grek, Aristoteli, theksonte se menstruacionet shfaqeshin me uljen e henes, ndersa “Maya”-t (dhe shume kultura te tjera), me henen e re. Ne Oqeani ka komunitete qe besojne ende sot se vete Hena ka menstruacione gjate henes se re. Ne fakt, nuk ka deshmi shkencore qe i konfirmojne keto bindje. Nderkaq, studimet e pakta tregojne se kane gjetur nje lidhje mes ciklit henor dhe menstrual, pavaresisht rezultateve kontradiktore. A ndikon hena ne ritmet jetesore te qenieve njerezore? Po, dhe e ben permes gravitetit te saj (qe shkakton baticat) dhe drites qe leshon. Baticat jane ngritje dhe ulje te nivelit te deteve qe perseriten çdo 12 ore e 25 minuta. Gaforret e llojit “Carcinus” ose “Uca”, qe perkatesisht jetojne ne Mesdhe dhe tropik, ndjekin kete cikel si per depozitimin e vezeve, ashtu edhe proceset e tjera. Ritme te ngjashme ndiqen edhe nga shume moluske dhe butake qe jetojne ne afersi te brigjeve. Ndersa koralet e llojit “Acropora” kane nje cikel mujor qe lidhet me shkelqimin e henes: fale nje gjeni specifik (Cry2), leshimi i vezeve dhe spermes per riprodhim ndodh ne korrespodence me henen e plote. Per me teper, hena e plote pengon gjahun (minjte dhe lepujt), sepse i ben me te dukshem, nderkohe qe privilegjon grabitqaret. Rezultatet jane nga me te ndryshmet: per shembull, luanet e detit te Galapagosit, ne netet e ndriçuara nga hena notojne me pak, por zhyten me ne thellesi per te ndjekur gjahun qe perpiqet te fshihet. A ndikon hena ne meteorologji? eshte e veshtire ta thuash nje gje te tille. Natyrisht qe hena ndikon mbi klimen, duke qene se ne zonat polare temperatura eshte me e larte se 0,55؛C kur hena eshte e plote, siç tregojne edhe vezhgimet diellore. Efektet e mundshme mbi motin jane me te veshtira per t’u percaktuar. Megjithate, ne disa raste duket se ka nje ndikim te vogel. Nje savane perreth henes paralajmeron stuhi? Kete e thone marinaret dhe eshte e vertete ne disa rrethana, pra kur drita e shperndare nga kristalet e akullit lart ne atmosfere, shkaktohet nga re stuhish qe po vijne. Ujqerit ulerijne me shume kur hena eshte e plote? Ritmet e kafsheve te nates natyrisht qe varen nga fazat henore, por nuk eshte e vertete qe ujqerit ulerijne me shume gjate neteve kur hena eshte e plote. Ne fakt e bejne me shume, pavaresisht se si eshte hena, ne te gdhire dhe gjate
perendimit te diellit, pra para dhe pas gjuetise. Mbushja e shisheve me vere duhet bere kur hena eshte e paplote? Kete e theksojne njerezit qe merren me kete pune, por nuk ekziston asnje prove shkencore qe e verteton kete. Megjithate, ne çdo rast nuk duhet harruar se sot metodat per prodhimin e veres ndryshojne shume nga ato te vjetrat dhe nuk jane me te lidhura me periodicitetin henor. Keshtu, nese kjo thenie e vjeter vlente ne te kaluaren, sot nuk ka kuptim qe te jete. A ndikon hena ne rritjen e bimeve? Po ne vjeljen e tyre? Sigurisht. Permes drites se saj, Hena ndikon ne ritmet jetesore te bimeve, por eshte e veshtire te thuash se ne ç’menyre. Gjithsesi, qe nga fillimi i historise, fermeret kane zhvilluar nje sere parimesh per ta bere me efikase bujqesine, duke i sinkronizuar aktivitetet e ndryshme me fazat henore. Ne kete menyre kane lindur edhe “kalendaret bujqesore”, qe lidhen me disa pika te veçanta: kur hena eshte duke u mbushur, lehteson rritjen e bimeve, ndersa kur hena eshte e paplote, e pengon. Ne fakt, asgje nga ajo qe u tha me lart nuk konfirmohet nga studimet shkencore, qe te pakten deri tani nuk kane hedhur drite mbi keto bindje, pavaresisht faktit se njerezit vazhdojne
te besojne. A mund te ndikoje hena ne sjelljet e njerezve? Ne fakt, kjo gje nuk mund te perjashtohet, madje shume persona mendojne se eshte keshtu. Pergjegjesi kryesor i ketij ndikimi, nese vertet ekziston, eshte melatonina, hormoni qe rregullon ciklin e gjumit dhe te zgjimit. Jane vezhguar me kujdes variacione te ciklit te melatonines ne lidhje me fazat henore, por jane variacione te vogla dhe nuk eshte e qarte nese shkaktohen nga ndriçimi henor, apo nga nje “ore” biologjike qe ka evoluar me racen njerezore dhe se do te vazhdoje te funksionoje edhe pa henen. اfare eshte efekti “Transilvani” dhe a ekziston vertet? eshte nje nga bindjet me te perhapura mbi henen: fakti qe hena e plote favorizon rritjen e agresivitetit mes njerezve dhe realizimin e nje numri te madh aksidentesh e katastrofash. Fenomeni e ka marre emrin nga fakti se, ne kinema dhe letersi, konti Drakula ne Transilvani ishte me aktiv gjate neteve kur hena ishte e plote. Ne te vertete, ne te kaluaren shume njerez
mendonin se Hena mund te ndikonte mbi gjendjen psikike te tyre, aq sa ne shekullin XIX ne Angli prania e henes se plote gjate nje vrasjeje konsiderohej si lehtesi ne proceset gjyqesore. Studimet shkencore lidhur me kete fakt nuk e kane konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni. Ndoshta sepse, siç theksonte nje psikolog amerikan, efekti Transilvani ekzistonte vetem ne te kaluaren, kur nuk kishte ndriçim artificial dhe hena ishte burimi i vetem i nates. Prania e saj mund te favorizonte pagjumesine, qe eshte nje faktor rreziku per kriza agresiviteti dhe epilepsie. Por sot, me shkelqimin artificial, kjo lidhje nuk ekziston me, dhe ne fakt as studimet nuk e konfirmojne kete gje. Me henen e plote rritet edhe numri i lindjeve? Edhe ne kete rast ka pasur shume studime, rezultatet e te cilave kane qene kontradiktore. Megjithate, studimi me i kompletuar eshte realizuar ne vitin 2004, ne Karolinen e Veriut, te 550 lindje nga viti 1997 deri ne 2001-shin dhe nuk u gjet ndonje lidhje mes fazave henore dhe lindjeve.

Marr Nga Facebook.Com Kuriozitete&Enigma
 
Titulli: Hena dhe te pathenat e saj...

Hena me shume perdoret si "navigation system" nga kafshet nga fakti qe kur eshte e plote ajo i corjenton kafshet gjithashtu dhe njerzit. Eshte veshtire te besosh qe hena e plot shtyn dike te bej nje krim apo dicka te demshme ne lidhje me njerzit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top