Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Helmi i mambës së zezë zbut dhimbjet sikur morfina

Substanca e cila zbut dhimbjet njëjtë sikur morfina, por pa shumicën e efekteve anësore, është zbuluar në helmin vdekjeprurës të mambës së zezë, kanë njoftuar shkencëtarët francezë.



Ky gjarpër, i cili përdor neurotoksina për paralizim dhe vrasje të kafshëve të vogla, është një prej helmuesve më të shpejtë e më të rrezikshëm në Afrikë. Testet në minj, siç shkruan revista ‘Nature’, kanë zbuluar se helmi i këtij gjarpri mundet të shërbejë edhe për zbutje të dhimbjeve.
Shkencëtarët pranojnë se nuk munden as të supozojnë pse mamba krijon këtë substancë, njofton BBC-ja.
Ekspertët kanë hulumtuar helmin e 50 llojeve të kafshëve para se të zbulonin proteinat nga helmi i mambës të cilat zbusin dhimbjet, të cila më pas i kanë quajtur mambalgina.
Doktori Erik Linuelia nga Instituti për Farmaceutikë Molekulare dhe Qelizore nga Nisa thotë se proteina e zbuluar nuk ka efekte anësore si morfina, e cila shkakton dhimbje të kokës, vështirësi në mendim, vjellje dhe ngërçe të muskujve.
“Natyrisht, kjo është vetëm faza e parë dhe është vështirë të thuhet se a do të prodhohen ilaçe kundër dhimbjeve të njerëzve. Mbeten të bëhen edhe shumë punë me kafshët”, ka thënë ky ekspert. //keshilla
 
Pe: Helmi i mambës së zezë zbut dhimbjet sikur morfina

Morfina po u perdor shume edhe varesh nga ajo po nga ky helmi i mambes ka varesi??
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back