Helmi i bletes mund te siguroje nje mjekim per artritin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shkencetaret kane zbuluar qe helmi i bletes mund te kontrolloje inflamacionet e demshme ne kyce qe cojne me pas ne artritin reumatizmal.

Ata kane treguar qe helmi permban molekula qe shkaktojne nje rritje ne hormonet natyrore te trupit qe rregullojne inflamacionet. Jane rritur shpresat keshtu, qe helmi i bletes mund te perdoret per te zhvilluar trajtime te reja qe mund te ndihmojne te qetesojne dhimbjet e artritit dhe ndoshta edhe ta parandalojne ate.

Dr Suzana Beatriz Verissimo de Mello, nga universiteti i Sمo Paulo ne Brazil, tha qe helmi i bletes rriste nivelet e hormoneve anti inflamatore te quajtura glukokortikoide.
thumbnail.php

Ajo tha: "Helmi i bletes eshte nje perzierje komplekse e substancave qe jane te njohura qe shkaktojne pergjigje imune dhe alergjike tek njerezit."

"Megjithate, helmi i bletes eshte perdorur per qindra vjet me rradhe per te kuruar artritin reumatizmal. Studimi jone tregon qe helmi i bletes parandalon zhvillimin e artritit tek lepujt nepermjet veprimit te glukokortikoideve."

Terapia me pickimet e bleteve, ne te cilen pacientet durojne qindra pickime nga bletet me shpresen se do te behen me mire, eshte perdorur zakonisht si nje mjekim alternativ per nje sere semundjesh si azma dhe skleroza e shumefishte.

Megjithate, profesori Alan Silman paralajmeroi qe mund te duhet kohe perpara se te gjendet nje aplikim mjekesor.

infoal
 
Back
Top