Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Hello” e Adeles thyen rekordin e shitjeve online

Marla

Antarë i Respektuar
Këngëtarja britanike Adele ka thyer rekord me singlin e saj më të ri “Hello”, duke shitur më shumë se 1.1 milion kopje digjitale të këngës në javën e parë të lansimit duke u bërë kështu edhe kënga e parë që arrin 1 milion shkarkime, sipas top-listës së Billboard.

Adele ka rrëzuar këngën që deri më tani ka mbajtur fronin për shitje online e që ka qenë kënga “Sorry” e Justin Bieber që u shit në 276,800 kopje digjitale në javën debutuese, raporton Reuters.

Kështu bëjnë me dije të dhënat e publikuara nga “Nielsen Music” të hënën për javën e kaluar.

“Hello” është kënga e parë e albumit të ardhshëm të Adeles “25”, që pritet të lansohet këtë muaj, dhe vjen pas një pauze katër vjeçare pasi albumi i saj “21” fitoi katër çmime Grammy dhe u shit në më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, transmeton Koha.net.

Edhe klipi i kësaj kënge theu rekord në platformën argëtuese Vevo.com, duke mbledhur më shumë se 27 milionë shikime në 24 orët e para të lansimit.

© KOHA



 
Titulli: “Hello” e Adeles thyen rekordin e shitjeve online

po mendoj cfare komenti te ve ketu???? suksese Adele apo as na plas hic??? dileme e madhe
 
Titulli: “Hello” e Adeles thyen rekordin e shitjeve online

Kjo e dyta , shkon edhe per mua.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top