Helena e Trojës dhe misteri i saj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Helena e Trojës dhe misteri i saj

Stavri Trako

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojës, ishte ai që refuzoi t’u jepte shpërblimin për punën e bërë ndërtuesve të Ilionit me kryemjeshtër Aeakun, të atin e Peleut dhe Telamonit, dhe për më tepër i kërcënoi ata se do t’ju priste veshët nëse e mërzisnin prapë me kërkesën e tyre. Kjo grimcë nga legjenda e Ilionit, sa lojë e një mbreti prepotent, fsheh brenda saj edhe zanafillën e një kërcënimi të mundshëm të Trojës, një mbretëri që aso kohe ishte shumë e fuqishme dhe që mbrohej nga një sistem fortifikues tepër i sofistikuar .
Shqetësimi dhe frika nga ndonjë agresion i mundshëm teukro-dardan ishte një arsye e mjaftueshme që 100 mbretër dhe princër nga gjithë gadishulli i Hemit, të mblidheshin nën drejtimin e Agamemnonit të Mikenës, për të ndëshkuar mburravecët trojanë. Ndëshkuesit e këtij rreziku u vetëquajtën Akej, që pak a shumë do të thotë besëtarë të së drejtës së mohuar dhe të sprovës burrërore hakmarrëse. S’do mend që prijësit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte një rrezik i afërt për secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi të merrte pjesë në ekspeditën më të tmerrshme ndëshkuese të kohës, që çoi në shkatërrimin e saj. Të gjithë besëtarët e Aulidës, njëqind mijë frymë dhe njëmijë e njëqind e tetëdhjetë anije, të udhëhequr nga më shumë se njëqind mbretër pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Në ngjarjen epokale të luftës së Trojës protagonistë ishin luftëtarët akeas nga njëra anë dhe ata teukro-dardanë bashkë me qytetarët e Ilionit nga ana tjetër, ndërsa si dëshmitarë të gjitha hyjnitë e Olimpit. Dhe padyshim që nuk mungonte asnjë nga burrat e lashtësisë të shquar për trimëri, të cilët në këtë luftë do të provonin fuqinë e rinisë, mençurinë dhe bujarinë e më të vjetërve, tmerret e luftës, dhembjen e humbjes, dredhinë pellazge për ta shkrumbuar Trojën nga themelet, lavdinë e fitores së akeasve dhe përjetësimin e kësaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimërore që e ktheu në epos përplasjen e akeasve me Trojën dhe që e kurorëzuan Homerin në përjetësinë e universit letrar. Për të fituar besimin e të gjithë akeasve, Agamemnoni, sipas këshillave të orakullit të Delfit flijoi të bijën, Efigjeninë, që kjo fushatë të shkonte mbarë, por Ilioni, për akeasit kishte qenë dhe vazhdonte të mbetej një enigmë madhështie dhe force.
Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont përbënte një rrezik real, që nuk u kalua aq lehtë, as nga brezi pasardhës i kryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndëshkonte arrogancën e Trojës te pasardhësit e Laomedontit, më saktë tek i biri i tij Priami. Rreziku i vërtetë i Trojës vinte para së gjithash nga trimëria teukre me në krye Hektor zëmadhin. Teukrit ishin trima të çartur, dhe nëse një ditë do të mësynin drejt perëndimit, mund t’ju prisnin akeasve jo vetëm veshët, por edhe kokat. Për trimëri mund të krahasoheshin me Hektorin vetëm Akili dhe Ajaksi, të dy nipa të Aeakut. Në këto kushte urtia akease e kishte kuptuar se pa një plan të mirëmenduar, Troja do të vazhdonte të mbetej për ta një yll rrëzëllues sa ndjellës aq dhe i frikshëm. Akeasve nuk u mungonte as rinia, as trimëria, as shpirti i aventurës, por këto nuk mjaftonin për një ndërmarrje kaq marramendëse, ku duheshin llogaritur mirë sakrificat e jetëve njerëzore.
Pra ishte vendosur të shkatërrohej Troja, simboli i fuqisë, pasurisë, mirëqenies, e cila për akeasit ishte një rrezik i vërtetë, mirëpo zbërthimi i misterit trojan, për çdo mendje të thjeshtë të asaj epoke, qe i pamundur, ndaj dukej si një aventurë vrasëse për këdo që do të përpiqej ta arrinte. Kjo bëri që akeasit të mos vlerësonin si faktorë të luftës te armiku vetëm forcën fizike dhe atë numerike, por t’i jepnin përparësi rrahjes dhe mbrujtjes së mendimit në kuvendin e tyre. Ata kuptuan se diferenca në këtë përplasje do të kishte të bënte kryesisht me forcën e të menduarit dhe të gjykuarit. Në rrafshin kohor akeasit mendonin në mënyrë komplekse tre dimensionale dhe i bënin vlerësimet kolegjialisht në kuvendin e burrave, që ishte institucioni më i rëndësishëm i zhvillimit të mendjes dhe i të menduarit abstrakt, i cili drejtohej nga inteligjenca dhe këshilli i të urtëve, ku bënin pjesë Nestori, Odisea e të tjerë. Kuvendi akeas vërtet e respektonte hierarkinë e postit, por nuk përjashtonte pjesëmarrjen në të të asnjë luftëtari e për më tepër të mendimit të tij, si në rastin e Tersidit, i cili pasi morri mbështetjen e Akilit shprehu hapur në këtë kuvend mendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga ku kalohej në vendimmarrje të njëzëshme e të pakundërshtueshme. Nga kjo pikëpamje, akeasit kishin përparësi ndaj trojanëve, te të cilët vendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut i trashëgueshëm nga mbreti te pinjolli i tij më i fortë. Pra akeasit kishin mbërritur në një stad më të lartë të zhvillimit shoqëror se trojanët dhe trikohësia në të menduarit e tyre bashkë me fjalën e kuvendit ishin armët e tyre më të efektshme,
Prej kohësh akeasit ishin përpjekur të depërtonin mendërisht në kështjellën e Ilionit, por ky qytet u fanitej si një mit, ndaj ata duke i dhënë rëndësi rrahjes së mendimit, i hapën udhë emancipimit të tyre. Këtu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe te forma e besimit zeusian, që ata e kishin shpirtëzuar. Madje rolin e femrës jo vetëm në jetën familjare, por edhe shoqërore, ata kishin filluar ta përvetësonin si vlerë emancipuese. Kjo është e kuptueshme po të vëmë re organizimin e hierarkisë në Olimp, ku jo rastësisht ka baraspeshë në raportin e hyjnive me hyjneshat. Të dyja linjat, si mashkullorja dhe femërorja gëzonin adhurim të veçantë ndër akeasit, në besimin e të cilëve një vend të veçantë zinte hyjnesha Hera, që ishte mbrojtësja e jetës familjare, e bashkëshortësisë dhe hyjnesha, të cilën çiftet e besonin si mbrojtësen e fatit të tyre.
Në shoqërinë akease dallohen qartë katër tipe femrash: Penelopa, femra ideale për ruajtjen e shtratit bashkëshortor; Klitemnestra, femra tipike e tradhtisë dhe e krimit bashkëshortor; Cirçea, Briseida dhe Kriseida, bukuroshet e flirteve dashurore që i tundojnë dhunshëm të dashurit e tyre, kujtojmë Akilin për Briseidën dhe Odisenë për Cirçean; dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojmë se për motivin madhor të mbrojtjes së qenies akease, duhet të ketë pranuar marrjen përsipër të misionit për zbulimin e misterit trojan, duke vënë në shërbim të këtij qëllimi hiret dhe bukurinë e saj.
Helena, protagonistja kryesore e luftës 10-vjeçare midis akeasve dhe Trojës, edhe pse na shfaqet përherë e mbështjellë me një tis misteri, nuk është përgojuar nga asnjë mendje e zgjuar për veprimet e saj. Sot, pas afro më shumë se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetëm përmes përshkrimit të saj fizik dhënë nga Homeri, por edhe përmes gjendjes së saj shpirtërore dhënë nga studiuesit, që janë marrë me të e që kanë analizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vlerësimet e saj. Por nga ana tjetër, ajo ndoshta është e vetmja figurë femërore artistike, që është dashur të mishërohet te figura të tjera reale të shfaqura apo të heshtura të historive konspirative, që lidhen me ngjarje të tjera epokale, padyshim duke ruajtur vetëm thelbin e saj. Manteli i Helenës është ngjallur dhe veshur nga mjaft femra të zgjuara që kanë shërbyer në misionet e mistershme të shërbimit inteligjent të të gjitha kohërave duke neutralizuar e deri shkatërruar madhështinë e shumë burrave të shquar e të lavdishëm.
Madhështia e një qyteti qëndron te shpirti i qytetarëve të tij dhe te arkitektura e tij mbrojtëse. E tillë ishte Troja, e cila kishte tërhequr vëmendjen jo vetëm të akeasve, por edhe të hyjnive të Olimpit, të cilat do t’i frymëzonin ata për ta sfiduar Ilionin. Urtia akease duhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa përparësi: ishte një kështjellë e fuqishme mbrojtëse, banorët e tij dalloheshin për shpirtin e paepur luftarak dhe kishin aleatë të shumtë, ndaj largpamësia e tyre e drejtuar nga Odisea është befasuese, kur e fillon përplasjen me trojanët paraprakisht duke u ngritur atyre një grackë shpirtërore. Në rrëfimet e Homerit, protagonisti i shkatërrimit të Trojës, Odise itakasi, është i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku si udhëtar i largët, një model i plotësisë së një burri udhëprijës, kështu që, një sy vëzhgues me lehtësi e kupton se ky ideator mendjemprehtë i bie të jetë themeluesi i armës më të sofistikuar, asaj të shërbimit inteligjent, që edhe pse fillimisht lindi për qëllime mbrojtëse, nën drejtimin ekspansionist u shndërrua në vrasës dhe shkatërrues. Virgjili këtë armë e quante “Dredhia Pellazge”, ”Dredhia e Odisesë” apo “Dredhia Mirmidonase”.
Dihet se në kohë paqeje, burrat, trimërinë e tyre e harxhonin më së shumti pas bukurisë femërore, gjuetisë, ngrënie-pirjeve gazmore dhe tregtisë. Bukuria femërore ua ngaste mendimin të gjithëve kur dëgjonin të flitej për të, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndërsa ca të tjerë duke u trallisur si të marrë pas saj. Mirëpo bukuria që do të mbahej mend në jetë të jetëve, ishte ajo e bukuroshes së Spartës, Helenës marramendëse, e përzgjedhur si më e bukura ndër vdekatarët nga vetë hyjnesha Afroditë, pa misteret e së cilës, shpirtrave njerëzorë do t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishëm, që shënjojnë tërë historinë njerëzore. Helena, e bija e Tindarit, mbretit të Spartës, ishte vërtet aq e bukur, sa edhe vetë Odisea qe marrë mendsh pas saj, por jo si gjithë të tjerët, pasi qëllimi i tij i vërtetë ishte ta dërgonte Helenën si të besuarën e tij në Trojë.
Sipas legjendës, Menelau nuk ishte mëtonjësi i vetëm për shtratin e Helenës, pasi në pallatin e Tindarit, u mblodh e tërë paria akease. Por a thua të ishte dalldia pas kësaj femre, shkaku i luftës së Trojës? Po sipas legjendës dëshirat e këtyre trimave do të qenë kthyer në tragjedi sikur Nestori të mos e kishte këshilluar Tindarin që zgjedhjen ta bënte vetë Helena, e cila zgjodhi për burrë më të druajturin prej tyre, Menelaun, ndërsa të tjerët i njohu si vëllamë. اdokush sot do ta komentonte dasmën e tyre si një rit, ku akeasit më tepër improvizuan një spektakël “mëtonjësish” për të nxitur kureshtjen dhe imagjinatën e kujtdo që e dëgjonte, çka as më pak e as më shumë ishte si një lloj “Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetëm Helena.
Po pse u mblodhën gjithë mbretërit e rinj akeas në Spartë, kur dihej se ishte fjala vetëm për një bukuri? Pse ata u ranë aq fort tamtameve kur vetëm njëri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte atë bukuri hyjnore? Të gjitha hamendjet të çojnë në gjasën se mbretërit dhe princat e rinj akeas kishin rënë në një mendje të kurdisnin një dredhi. Se kush e pati fatin të binte pre e kësaj dredhie, ne sot e dimë të gjithë. ثshtë e thjeshtë për t’u kuptuar se akeasit në atë martesë kishin ardhur jo vetëm si dasmorët, por edhe si ahengxhinjtë e dasmës tragjike të shpirtit trojan. Prej kohësh ata e kishin vlerësuar shpirtin trojan si më të frikshmin, ndaj u mblodhën dhe vendosën të “ofronin” një dhuratë aq të rrallë, që çdo burrë do ta kishte zili, Helenën e Spartës, së cilës përveç ditirambeve, iu thur edhe një legjendë. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqë nuk e kishin ftuar në një martesë hyjnish, vjen në këtë dasmë dhe nga mëria hedh një mollë të artë, në të cilën qenë gdhendur fjalët “më të bukurës”. Kaq ishte dashur që të niste sherri midis Afroditës, Herës dhe Atenës. Hyjneshat, për të zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit të Trojës, dhe Afrodita, për të siguruar mbështetjen e tij, i premtoi si shkëmbim se do t’i jepte gruan më të bukur në botë. Me këtë premtim Afrodita u bë shkak për fillimin e një prej ngjarjeve më epike të lashtësisë.
Troja, sipas Homerit ndoshta do të kishte pasur një fat tjetër po të mos ekzistonin hiret e hyjneshës Afroditë, prej bukurisë së të cilës, Paridi i Trojës, më i vogli djalë i Priamit, u verbua kur iu desh të zgjidhte më të bukurën ndër tre hyjneshat. Për sytë e një djaloshi, por jo vetëm të tij, në këtë botë nuk kishte gjë më të bukur se Afrodita, prandaj krejt pafajësisht, Paridi nuk do të nguronte t’ia jepte mollën asaj. Që nga ai çast, molla e më të bukurës u kthye në “mollën e sherrit”, ngaqë ai mori prej Afroditës premtimin se do ta gëzonte me Helenën e Spartës, gruan më të bukur të gadishullit të Hemit. Para-mithija në këtë rast, nuk është thjesht një përrallë, por një motiv për ta tërhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar të tij që nuk do të binte. Nuk qe e beftë ardhja e Paridit të Trojës në Spartë. Legjenda thotë se Paridi ia kishte ndierë zërin kësaj bukurie edhe atje larg në pyjet e Dardanisë, kur ishte pjekur me tre hyjneshat: Herën, Atenën dhe Afroditën.
Menelau, mbreti i Spartës e priti Paridin sipas sërës, me të gjitha nderimet që i takonin një pinjolli mbretëror. Në gostinë e shtruar për nder të tij, Paridi u takua me zonjën e Spartës, mbretëreshën Helenë, bukuria e së cilës kishte vënë në sprovë dhe tundim edhe pleqtë më të urtë e jo më një adoleshent të pamësuar me kësi sprovash. Gjithsesi, mbetet ende enigmë fakti, pse Menelau e la mikun në pallat me gruan, ndërsa vetë shkoi në Kretë të gjuante për t’i sjellë mbretëreshës qime të Minotaurit, që ajo të lindte djalë. Nga ky fakt marrim shkas të mendojmë se çiftit mbretëror Menela-Helenë, duhet t’i jetë kërkuar sakrifica më sublime, të cilën ata pas një dileme të dhimbshme, e kanë pranuar si detyrën e luftëtarit. Helena duhet ta ketë pranuar këtë vetëflijim si një detyrim ndaj besëlidhjes së madhe akease, e po kështu edhe një burrë e një luftëtar i madh si Menelau, i cili për ta mposhtur dhimbjen që po ndjente nga kjo sakrificë, shkoi në Kretë të humbte mendjen duke gjuajtur Minotaurin. E parë thjesht si tradhëti, për çdokënd që nuk është në brendi të konspiracionit, kjo do të mjaftonte që legjenda e fatit të paracaktuar nga hyjnesha Afroditë, të ishte e besueshme. Gjithmonë sipas Homerit, Paridi u dashurua marrëzisht pas mbretëreshës Helenë dhe me ndihmën e Afroditës i mbushi asaj mendjen të linte Spartën për të shkuar me të në Trojë. Në fakt, Afrodita do ta ndihmonte vërtet Paridin të sillte Helenën në Trojë, duke hapur kështu siparin e konfliktit më të madh të lashtësisë.
Homeri na jep vetëm atë çfarë duket, kur na e sjell këtë konflikt si të shkaktuar nga Paridi dhe si të drejtë për Menelaun dhe vëllamët akeas që të hakmerreshin ndaj Trojës, e cila kurrsesi nuk duhet ta kishte pranuar Paridin, që theu zakonin e mikpritjes dhe prishi bashkëshortësinë e mikpritësit. Pra, akeasit e shfrytëzuan si pretekst ngjarjen e Spartës, ku Menelau humbi Helenën, që sipas mendësisë së kohës përkthehej cënim i të drejtës bashkëshortore, duke i hapur kështu udhën gjithë asaj përplasjeje marramendëse vrastare. Kishte kohë që familja konsiderohej si njësia themelore qytetëruese, prandaj asnjë nga trimat e lashtësisë nuk do të nguronte të merrte pjesë në ekspeditën ndëshkuese kundër Trojës. Ndoshta edhe neve sot do të na pëlqente, që ta ndëshkonim Trojën sipas këtij modeli letrar, por logjika na bën të mendojmë se gjithë ky konflikt, më tepër se për Helenën, u nxit dhe u realizua nisur nga shkaqe dhe motive, që prej kohësh i ndillnin akeasit të mposhtnin Trojën.
Kostas Varnalis na thotë me gojën e Menelaut: Nuk do t’ju vëmë vetëm nderin në vend, por edhe do t’ju ngopim me pasuri, me ara dhe me livadhe pa cak, me ranishte gjithë ar; me shpella me gurë të çmuar, kope lopësh të panumërta, me kuaj dhen dhe dhi. Edhe me gra të bukura e të kolme. Do të kaloni tërë ditën me banjë, sherbete dhe gjellë të zgjedhura. Ato çmenden për të huajt! I ndukin nga mënga dhe i çojnë vetë në shtëpi. Të gjitha këto do të bëhen tonat dhe, për më tepër, edhe ato pesëdhjetë pallatet e Priamit, që janë më të pasura se edhe vetë Olimpi! Sekush nga ju do të bëhet një mbret me pallatin dhe haremin e vet. Dhe kush do të qëndrojë atje përgjithmonë, pastë uratën tonë! Ai që do të kthehet në Atdhe, do të ketë çdo mundësi për të blerë një mbretëri të tërë. Dhe të gjithë ju do të bëheni pasardhës mbretërish dhe perënditë do te jenë pasardhësit tuaj! Kështu do të shpëtojmë kulturën nga rreziku, por edhe veten tonë. Por, po s’i ndëshkuam, atëherë gjer edhe mullixhinjtë do të na sulen të na rrëmbejnë gratë!... Trojanët edhe sikur të mos na kishin turpëruar, prapë nuk duhet të ekzistojnë.
Rroftë pra, lufta e Nderit dhe nderi i luftës, Preja!
Parajsa Ilion duhej të pushtohej patjetër e gjithsekush prej tyre të bënte realitet ëndrrën e tij. Troja qe koka e përbindëshit aziatik që shumë herë më pas do ta tentonte nusen e ujërave të planetit(Hemin).
Si ndërtim Ili-oni, që edhe nga vetë emri do të thotë “Dielli i Gjithësisë”, ishte vërtet arritja më e madhe arkitektonike e kohës dhe mbahej si i papushtueshëm, çka do ta nxiste pellazgun e mençur Odise të vriste mendjen për dredhinë e duhur. Siç thamë më lart, pas shumë dilemave, ai duhet ta ketë ndarë mendjen t’i ofronte si “dhuratë” këtij “Dielli të Gjithësisë” një bukuri si Helena, që vetë hyjnesha Afroditë e kishte aq fort për zemër, e cila me dëshirë pranoi të mbiquhej Helena e Trojës, një cilësor ky, që jo vetëm e largon atë shumë nga Sparta, por e mbulon edhe me mister. Nisur nga këto, i bie të besojmë se: Helena nuk vendosi të arratisej nga marrëzia e dashurisë për Paridin dhe se bashkë me “dhuratën” e dytë, kalin e drunjtë, përbëjnë dyshen vrasëse dhe shkatërruese të shërbimit inteligjent akeas, të cilësuar si “Dredhia e Odisesë”. Nuk është e nevojshme ta risjellim këtu linjën e kalit të drunjtë, i cili gjoja u ndërtua nga akeasit si dhuratë kushtuar Pallada Atenës dhe u bë aq gjigant që trojanët të mos kishin mundësi ta fusnin brenda në qytet përmes portës Skee, duke i paralajmëruar indirekt që nëse, nisur nga dëshira për ta bërë këtë dhuratë të tyren, ata do ta dëmtonin kalin kushtuar hyjneshës, në një mënyrë apo në një tjetër do ta pësonin prej furisë së saj dhe katastrofa e tyre do t’ishte e sigurt.
Deri më sot të gjithë kanë menduar se lufta shpërtheu ngaqë Paridi kishte cenuar besën dhe mikpritjen akease si edhe sedrën e burrave akeas, që nuk mundën t’ia fitonin zemrën Helenës, çka u bë sebepi që nxiti krijimin e “Besëlidhjes Akease”, e cila nuk shihte shpagë tjetër veç luftës kundër Trojës. Por asnjë nuk mund ta marrë si shumë bindës këtë argument, sapo sjell ndërmend dredhitë e panumërta të pellazgëve dhe dinakërinë e Odisesë. Vështirë se ndokush nuk do ta besonte mëkatin e Helenës, e aq më tepër mitin e mollës së artë që paracaktoi fatin e Trojës. Mirëpo dilema që na mundon është: kemi të bëjmë me një lojë dashurie, si rezultat i premtimit që Afrodita hyjnore i bëri Paridit, apo me një vendim të hyjnive për të ndëshkuar sfidën e Trojës ndaj vetë Olimpit, që e parë në planin njerëzor mund të përkthehet si një pranim me dëshirë i Helenës për t’u bërë pjesë e një misioni tepër sekret pellazgo-hyjnor, natyrisht me qëllim ndëshkimin e sfidës trojane. Fundi i Trojës na bën të besojmë se Helena ka mbartur brenda vetes jo vetëm këtë ndëshkim, por edhe misterin e tij të madh.
Një ndër enigmat që jemi përpjekur të sqarojmë në këtë shkrim, është si arriti Helena dhe Paridi të largoheshin aq lehtë dhe pse aq papritur? Thua ajo e bëri këtë e shtyrë nga dashuria apo thjesht nuk priste koha për detyrën që i kishin ngarkuar? Kur Paridi mbërriti si mysafir në Spartë, Helena ishte nëna e Hermionës, ndaj dhe mundësia që ajo të goditej nga shigjetat e Erosit, siç pretendon Gorgia në Lavd Helenës, ishte shumë e vogël. Por më pak i besueshëm është edhe fakti tjetër, që në pallatin mbretëror të Spartës të kishte roje kaq teveqele dhe të pabesa ndaj mbretit Menela. Mirëpo ka edhe diçka që na bën të bindemi se largimi i saj i papritur, ose nxitimi i saj drejt Trojës, nuk kishte të bënte me shpirtin, por vetëm me mendjen. Helena jo vetëm duhet të jetë instruktuar gjerësisht për atë që do të bënte, por ka qenë dhe e vetëdijshme se e fshehur nën petkun e një tradhtie bashkëshortore, askujt prej trojanëve nuk do t’i shkonte ndërmend që kjo bukuri mund të shkrumbonte diellin e tyre, Ilionin. Mirë fshehja e misionit të saj falë hireve femërore, do të bënte të mekej çdo mendje teukre. Homeri nuk harron të na tregojë se gjatë luftës 10-vjeçare, Helena është takuar më se njëherë me Odisenë dhe Diomedin, të cilët kishin hyrë në Trojë të maskuar si tregtarë, zanat që Odisea e ushtronte shpesh gjatë misioneve të tij zbuluese, që sot quhen misione të shërbimeve inteligjente. Labirintin arkitektonik të portës Skee, që ishte një hyrje mbrojtëse e pakalueshme për forcat akease, Odisea duhet ta ketë parë me sytë e tij vetëm falë ndihmës së Helenës dhe pikërisht në këtë kohë atij duhet t’i ketë lindur edhe ideja e kalit të drunjtë. Por përveç dhënies së informatave, thelbi i misionit të saj duhet të ketë qenë zhbërja e shpirtit trojan, duke i dhënë Diomedit të dhëna lidhur me të fshehtat e besimit të tyre. Madje duke qenë se Helena jetoi në Trojë rreth 10 vjet, është e arsyeshme të besojmë se ajo do t’ia këtë shtënë atij ndërmend grabitjen e statujës së Palladës në tempullin e hyjneshës Atena, mbrojtëses së Trojës, që do të sillte te trojanët ndjenjën e fatalitetit dhe rënien e shpirtit të tyre luftarak. E kush mund ta kryente këtë mision më mirë se një e besuar si Helena, me hire femërore aq të lavdëruara.
Por le të kthehemi te statuja e Palladës në tempullin e hyjneshës Atena, e cila si për gjithë qytetet e lashtësisë, ishte edhe mbrojtësja e Trojës. Rrëmbimi nga Diomedi i Palladës së Atenës trojane do t’i jepte menjëherë frytet e veta. ”Vjedhja” e saj mbolli te trojanët pasigurinë dhe ua bjeri atyre shpirtin luftarak. Fakti që Troja përfundoi në flakë e vërteton më së miri ndikimin që kishte te njerëzit e lashtë besimi te hyjnitë dhe në veçanti besimi tek Atena. Ndjenja e fatalitetit duhet ta ketë pushtuar tërësisht jetën e Trojës dhe ndoshta shumë trojanë të përpunuar nga Helena e shitën shpirtin duke pranuar të bashkëpunonin me Odisene dhe Diomedin në vjedhjen e Palladës për ndonjë përfitim tepër të majmë. Pas kësaj vjedhjeje shoqëria trojane nisi të humbte unitetin e saj shpirtëror. Fjalët e vërteta të orakullit Laokoont apo parashikimin e Kasandrës për fatin tragjik që e priste Trojën nuk i besonte më njeri. Hyjnesha Atenë nuk ishte më mbrojtësja e kuvendit dhe e të drejtës, nuk kujdesej më për fëmijët, të sëmurët dhe për mirëqenien e trojanëve. Diomedi u kishte grabitur trojanëve besimin te fitorja dhe kurajon për të luftuar.
Pas kësaj, i kishte ardhur radha dredhisë tjetër pellazge, kalit të drunjtë, që do të shndërrohej në “lodrën” më mashtruese dhe më të frikshme të të gjitha kohërave, me të cilën Odisea do ta mbyllte këtë konflikt kaq të gjatë e të mundimshëm. Kureshtjen për këtë ngrehinë me përmasa gjigante ua fashiti trojanëve një farë Sinoni nga Argosi, ish luftëtar akeas i fshehur diku në një kënetë pranë pyllit të Trojës, i cili gjoja kishte shpëtuar për fat prej të vetëve ngaqë ishte grindur fort me Odisenë. Kur Priami pyeti çfarë të bëjmë me kalin gjigant prej druri, Laokoonti i ndezur prej zemërimit dhe i ndjekur prej një turme të madhe, vrapoi tatëpjetë qytetit duke bërtitur: “O derëzinj, ejani në vete, ç’kujtoni ju se armiku është bujar? Kujtoni se dhuratat e Danajve janë pa dredhi? Kështu e njihni ju Odisenë?” Por mashtrimi funksionoi. Trojanët i shembën vetë me duart e tyre muret e portës Skee, që kjo “lodër” të hynte pa u dëmtuar brenda në qytet, duke u shkatërruar kështu edhe modeli më i shkëlqyer mbrojtës i asaj kohe.
Tani të vijmë edhe njëherë te Helena dhe te fakti domethënës pse ajo nuk u largua pa u shkrumbuar Troja gjer në fund. Kjo mund shpjegohet me statusin e saj si misionare tepër e veçantë e strategjisë akease për shkatërrimin përfundimtar të Trojës, që mendojmë se e mbështet edhe më tepër hipotezën e hedhur në këtë shkrim. Sa më sipër mund të përforcohet edhe nga ngjarja ku Menelau vret Paridin, që sipas një arsyetimi, do ta detyronte Helenën të largohej nga Troja. Mirëpo ajo jo vetëm nuk u largua, por pranoi të martohej me të kunatin, Dejfobin, që sipas një arsyetimi tjetër, na shtyn të mendojmë se e kreu këtë akt ngaqë nuk mund ta linte të pa përfunduar misionin e saj, çka mund të bëhej shkak që akeasit të humbnin burimin e informacionit për gjendjen dhe fuqinë e Ilionit. Ja përse Helena u largua nga Troja vetëm atëherë kur e pa atë të shkrumbuar tërësisht, duke mbetur kështu dëshmitarja më e fundit e fundit të tmerrshëm të Ilionit.
Pas gjithë këtij parashtrimi është e arsyeshme të besojmë se suksesi i gjithë ndërmarrjes akease u arrit falë taktikës brilante të ideatorit të saj, Odise mendimtarit dhe forcës së dinakërisë së tij, që qëndronte te shkathtësia e të menduarit, vlerësimi i situatës në tërë kompleksitetin e saj dhe te besimi që ai kishte te aftësitë e të gjithë besëlidhësve. Si përfundim mund të themi se misteri që vesh triumfin e akeasve mbi Trojën, para së gjithash duhet kërkuar te forca e arsyes.
 
Titulli: Helena e Trojës dhe misteri i saj

Do te deshiroja te njihesha me opinionin e anetareve te tjere per kete shkrim
 
Titulli: Helena e Trojës dhe misteri i saj

Do te deshiroja te njihesha me opinionin e anetareve te tjere per kete shkrim

Nga ana artistike shkrimi rreth Helenes se trojes eshte i arrire.Nuk e di cilat jane burimet e tua te cilat te kane udhehequr per te bere kete tregim.Ne shume pika shkrimi i juaj bie ndesh me ato qe kemi lexuar dhe degjuar rreth kesaj legjende te historise antike.
 
Titulli: Helena e Trojës dhe misteri i saj

jepe ti opinionin i pari zoteri stavro e pastaj neve mbas teje ke qef mesime qyl a
 
[h=3]Kush ishte në të VثRTETث gruaja për të cilën shpërtheu lufta midis grekëve dhe trojanëve? HIPOTEZA të vjetra dhe të reja, midis LEGJENDثS dhe arkeologjisë[/h]​
[IMG2=JSON]{"alt":"Screen Shot 2015-07-06 at 3.57.57 PM","data-align":"none","data-size":"full","height":"464","width":"768","src":"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg"}[/IMG2]

Një pre e bukur, bionde, e zbehtë si mermeri, viktimë delikate e dëshirës së të tjerëve? Jo. Një gërnjare gjysmë-nudo, me një bukuri që ishte çdo gjë, përveçse klasike, e megjithatë me kaq shumë influencë, sa bën të vihen në lëvizje ushtri të tëra. ثshtë ky, sipas historianes angleze Bettany Hughes, portreti më i mundshëm i femrës fatale të lashtësisë: Helena e Trojës, gruaja për të cilën flet Homeri tek Iliada, më shumë sesa 3 mijë vite të shkuara, e cila bëri të shpërthejë lufta midis grekëve dhe trojanëve.

Princeshë pa flokë

“Helena është një personazh mitik, por personazhi i saj mund t’i ketë rrënjët tek njëra prej mbretëreshave spartane të shekullit XIII para Krishtit”, shpjegon studiuesja, autore e një investigimi të gjatë në këtë fushë. Vendi ku duhet të kërkojmë Helenën e vërtetë nuk është pra Troja (vendi që sot ndodhet në Turqi, e që në tregimin e Homerit ishte vendbanimi i saj pas rrëmbimit nga Paridi), por Sparta, ku e reja do të bëhej sovrane në krah të burrit, Menelaut.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"396","width":"681","src":"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg"}[/IMG2]

“Për shumë vite është menduar që pallati i Menelaut duhej kërkuar mbi kodrinën e Terapne-së, jashtë Spartës, ku janë restauruar 300 statuja të lidhura me kultin e Helenës”, tregon Hughes. “Sipas disa arkeologëve grekë, gërmimet e fundit të bënin të mendoje që mbetjet e Lacedemone-s, kryeqytet i Peloponezit jugor në përfundim të epokës mikenase, gjenden në Pellana, 25 km në veri të Spartës”.

Këtu, kur mbushnin moshën 12 vjeç, vajzat e 3.200 viteve të shkuara ishin në moshë për burrë, dhe Helena nuk bënte përjashtim. Vetëm atëherë do të kishte mundësi t’i rritej floku i lëmuar, siç e kanë përshkruar për shekuj të tërë, poetë e piktorë. Fillimisht, kish qenë pa flokë. “Në afresket mikenase, gratë që i përkisnin sërës së lartë, mbanin deri në adoleshencë kokën e rruar, përveç një kaçurreli ose një bisht kali të shkurtër”, tregon studiuesja.

TRADICIONALISTE

“Dimë shumë pak për edukimin e vajzave spartane në vitin 1200 para Krishtit”, thotë Marxiano Melotti, docent i Metodologjisë së kërkimit arkeologjik në Universitetin e Milanos Bicocca, “por mund të merret me mend që disa kostume të Spartës arkaike, shumë tradicionaliste, tregojnë se janë përdorur shumë më herët”. Dimë për shembull që spartanet e shekullit të VII para Krishtit ushtroheshin në luftim si meshkujt, duke luftuar të zhveshura, trup më trup.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"377","width":"528","src":"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg"}[/IMG2]

Fisnike, e destinuar për një karrierë prej priftëreshe, por edhe të bëhej grua e nënë, princesha ishte “iniciuar” në kulte të shfrenuar, që lidheshin me fertilitetin. Të izoluara për periudha të gjata midis pyjeve dhe në male, adoleshentet spartane hynin në kontakt me hyjninë përmes muzikës dhe vallëzimit, ndërkohë që mësonin për përdorimin e bimëve mjekësore, si lulëkuqja e opiumit, e cila rritej spontanisht në Peloponez. “Gratë e epokës së vonë të bronzit ishin ndërmjetëset e privilegjuara nga Zotat. Dhe kulti bëhej i gjithi njësh me çështjet tokësore”, shpjegon Hughes.

Me influencë dhe në moshë pjellorie, vajza ishte një rast i shkëlqyer. Spërkatur me vaj ulliri, me lëkurën e të gjithë trupit të “zbardhur” nga një krem me oksid plumbi, dhe e mbuluar nga tatuazhe me ngjyra të forta, sytë e trukuar rëndë me të zezë e me rozë, dhe me trup të qarkuar nga shtresa të ndryshme linoje blu dhe të purpurt, e mbushur me gurë të çmuar, por me gjoks të zhveshur, kështu do të jetë shfaqur para dhëndrrit të ardhshëm. Menuja e banketit të dasmës? Supë thjerrëzash me kukuma, simite me miell qiqrash, të pjekura me fruta, dhe (vetëm për të ftuarit VIP) derr dhe drer i pjekur.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"365","width":"643","src":"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg"}[/IMG2]

Por çfarë rrëmbimi! Oborret mikenase të shekullit XIII para Krishtit prisnin shpesh të huaj dhe trojani Parid, për të cilin flet Homeri, mund të ishte njëri nga këta. “Të rinjtë aristokratë ishin “mall diplomatik”, vazhdon Hughes, “dhe ndodhte që mikpritja të nënkuptonte edhe shkëmbimin e grave”. Por ka edhe më. Sipas një tradite që daton me poeteshën Saffo (shekulli VII-VI para Krishtit), në Spartën e lashtë ishte përhapur poliandria (korresponduesja femërore e poligamisë), një praktikë origjina e së cilës daton pikërisht me këtë arratisje për dashurinë (dhe jo me rrëmbimin) e Helenës.

Ajo që është e sigurtë, është se shkuarja në luftë për një grua, tre mijëvjeçarë më parë, nuk ishte kaq e rrallë, siç e provojnë edhe shumë dëshmi të shkruara. E dimë për shembull që diku rreth 1230-ës para Krishtit, mbretëritë e Ugarit dhe të Amurru-së (në Sirinë e sotme) rrezikuan të shkatërroheshin për hir të princeshës së Amurru. Kjo jepet për martesë tek mbreti i Ugarit për të forcuar aleancën midis dy qytet-shteteve, por iu dërgua mbrapsht dërguesit, ndoshta duke mos dashur të konsumonte martesën.
 
Autori??
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top