“Heat Rises”, libri më i shitur i muajit

Aren

Anëtar i Respektuar
heder%202,%202%20tetor%2011_632380_thumb_large.jpg

Nga Express

ثshtë publikuar lista e librave më të shitur gjatë muajit shtator. Befasia më e madhe është pozicioni i parë të cilën e mban autori Richard Castle me librin e tij “Heat Rises”, një rrëfim imagjinar rreth një kapele që udhëton nëpër mendjen e njeriut.

Libri që kushton afër 26 dollarë është shitur në mbi 5 milionë kopje në mbarë botën, ndërsa vetëm në Britani dhe Amerikë është shitur në më shumë se 2 milionë kopje. Në vendin e dytë është pozicionuar libri më i ri i autores Sandra Brown “Lethal”, me një kosto afro 30 dollarë.

Pozicioni i tretë për librin më të shitur është ai i Erin Morgenster “The Night Circus”. Në komunikatën e lëshuar nga autori i librit më të shitur thuhet se “ndihet i lumtur që libri i tij ka arritur të prekë në imagjinatën e njerëzve rreth botës”.

Libri i katërt më i shitur është ai Tuart Woods “Son of Stone”, ndërsa “Reamde” i Neal Stephnson” është renditur në vendin e tretë. Pesëshja tjetër e librave më të shitur është e përbëra nga titujt: “Kill me if u can” nga James Patterson dhe Marshall Karp, “New York to Dallas”, i L.D Robb, “The Art of Fielding” nga Chad Harbach, “The Race” nga Clive Cussler dhe “A dance with Drangons” i George R.R. Martin.
 
Pe: “Heat Rises”, libri më i shitur i muajit

Ai Castle qe shoh une cdo te shtune ne tv , sa tip terheqes qe eshte :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top