Harvey, maçoku që ecën “në këmbë”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
harvey.jpg

Harvey është maçoku që ka mësuar të ecë vetëm mbi gjymtyrët e pasme dhe kjo falë lindjes me një problem gjenetik të ku në dy gjymtyrët e para i mungonin kockat.

Por ky nuk ishte një handikap i madh për Harvey-n që duke u rritur mësoi të ecë “në këmbë”. Ai është në gjendje të luajë pa e vënë re mungesën e gjymtyrëve të parme.

“Harvey ka lindur me këtë problem dhe nuk e di se dicka nuk shkon me të. Ai luan i lumtur me qenin dhe macen tjetër timen”, thotë pronarja e maçokut.

Harvey është 4 muajsh dhe për momentin ecja me dy gjymtyrët e pasme nuk i shkakton probleme, por me rritjen dhe shtimin e masës trupore, ai mund të dëmtojë shtyllën kurrizore, ndaj shoqata të mbrojtjes së kafshëve kanë rënë dakort ta operojnë atë duke i vendosur dy pjesëza metalike në vend të kockave të munguara. /tch


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top