Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Harun Yahya u ofron shpërblim multitrilionësh shkencëtarëve

Harun Yahya u ofron shpërblim multitrilionësh shkencëtarëve që mund ta vërtetojnë evolucionin​


Harun Yahya u ka ofruar evolucionistëve një shp ërblim prej 10 trilionë lira turke n ëse do të sjellin një fosil të fazës kalimtare të jetës që demonstron evolucionin. Kreacionisti kontrovers i cili pati sukses ta bllokoj në Turqi sajtin zyrtar të Richard Dawkinsit, tani ofron shpërblimin multitrilionësh për shkencëtarët.

Adnan Oktar tha se këtë ofert ë u bënë të gjithë evolucionistëve, dhe se do t'u jep 10 trilionë lira turke ( në kundërvlerë prej 4,4 trilionë funte) çdo njërit që do të sjell një fosil të fazës kalimtare të jetës që demonstron evolucionin .
Autori musliman, i cili njihet me pseudonimin Harun Yahya është kritik i ashpër i asaj që ai e quan "diktaturë darviniste". ثshtë personalitet i popullarizuar në vendin e tij, ku sipas sondazhit të vitit 2006, vetëm një e katërta e popullatës beson në teorinë e Darvinit.
52 vjeçari, dikur student i arkitekturës, të cilin Perëndimi e kritikon me madhe, pohon se nuk ka fosil që do t'i përkrah teoritë e darvinit. "Evolucionistët janë gjetur në " qorrsokak" kur bëhet fjalë për fosile", tha ai dhe shton " Asnjë fosil nuk i përket qenieve të çuditshme gjatë procesit të zhvillimit në mënyrën që e paraqesin evolucionistët." Por, ka shkencëtarë që i hedhin poshtë pohimet e tij. Dr. Kevin Padian nga Universiteti i Kalifornisë në 'New York Times' ka thënë se "z. Oktar nuk ka dituri për atë që ne dimë për ndryshimin e gjërave që ndodhin gjatë kohës. Kur e shikon fosilin e gaforres do të thotë: " Kjo është gaforre e thjeshtë, nuk ka evolucion." Gjithashtu thotë: "Siç duket shuarja e llojit nuk i intereson."
Popullariteti i z. Oktar arriti në vitin 2006 pasi që 10 000 kopje të librit të tij "Atllasi i krijimit" janë shpërndarë anembanë botës. Në 800 faqet e këtij libri ai ka ilustruar moszhvillimin e qenieve të gjalla me miliona vjet, duke promovuar idetë e veta islamiko- kreacioniste.
Biologu britanik Richard Dawkins "Atllasin" e quajti "absurd" dhe thotë se ai ka "përmbajtje të pakuptimtë që e ngufat njeriun. Por, z. Oktar është përgjigjur: "Do të bisedonim në nivelin më të lartë shkencor sikur të kishte mundësi të sillte një fosil të fazës kalimtare i cili do të dëshmonte evolucionin përkundër qindra fosileve në librin tim".
z. Adnan Oktar qëndroi në anën e prof. Michael Reissit, biologut britanik i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të edukimit në "Royal Society" në fillim të këtij muaji pas propozimit që shkencëtarët nuk duhet ta konsiderojnë kreacionizmin si bindje të gabuar, por si një këndvështrim botëror".
Këtë z. Oktar e quajti "dëshmi konkrete të panikut që darvinistët po e përjetojnë". Në fillim të këtij muaji pranë një gjykatë të Turqisë ai e fitoi rastin kundër Dawkinsit, duke pohuar se sajti i tij përmban përmbajtje blasfemuese dhe fyese. Pas kësaj, shfrytëzuesit e internetit në Turqi nuk kanë mundësi të hyjnë në këtë sajt.

islamgjakova.net
 
Bravo Haruni
 
Harun Yahya njeri me vler te madhe eshte
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back