Harun Yahya ofron shpërblim multitrilionësh

Kresha

A pretty face can never trick me
Harun Yahya ofron shpërblim multitrilionësh për shkencëtarët të cilët mund ta vërtetojnë evolucionin




Harun Yahya iu ka bërë ftesë evolucionistëve se do të ju jep 10 trilionë lira turke të gjithë atyre të cilët sjellin së paku një fosil të fazës kalimtare të jetës e cila e demonstron evolucionin.

Kreacionisti kontraverz i cili u ballafaqua me sukses që sajti zyrtar i Richarda Dawkinsit të jetë i banuar në Turqi, tani ka ofruar shpërblimin multitrilionësh për shkencëtarët.

Adnan Oktar iu ka dërguar ftesën evolucionistëve se do të jep shpërblimin në kundërvlerë prej 4,4 trilionë funtash për këtë rast.

Shkrimtari musliman, i cili e përdor pseudonimin Harun Yahya është kritik i ashpër i asaj që ai e quan "diktatura darviniste". ثshtë personalitet i popullarizuar në vendin e tij, ku sipas një sondazhi të vitit 2006, vetëm një e katërta e popullatës beson në teorinë e Darvinit.

52 vjeçari, dikur student i arkitekturës, të cilin me të madhe e kritikojnë në Perëndim, këmbëngul se nuk ka fosil që do ta mbështeste teorinë e darvinit. "Evolucionistët e kanë humbur rrugën kur janë në pyetje fosilet", dhe shton " Asnjë fosil nuk iu përket qenieve të çuditshme gjatë procesit të zhvillimit në mënyrën si e paraqesin evolucionistët." Por në anën tjetër, ekzistojnë shkencëtarë që i hedhin poshtë pohimet e tij. Dr. Kevin Padian nga Univerziteti i Kalifornisë për New York Times ka thënë se ztr. Oktar " nuk ka aspak dituri në lidhje me atë që ne dimë për ndërrimet që ndodhin përgjatë kohës. Kur e shikon fosilin e gafores thotë: " Kjo është gafore e rëndomtë, nuk ka evolucion." Po ashtu ai thotë: "Si po shihet zhdukja e llojit atij nuk i intereson."

Ztr. Oktar është bërë i njohur në vitin 2006 kur 10 000 kopje të librit të tij "Atllasi i krijimit" ka shpërndarë anembanë botës. Në 800 faqe ai ka ilustruar se si me miliona vjet qeniet e gjalla nuk janë zhvilluar, duke promovuar idetë e tij islamisto kreacioniste.

Bilogu britanez Richard Dawkins "Atllasin" e ka quajtur "absurd" duke folur për

" përmbajtje të pakuptimta që ia zejnë frymën njeriut. Ztr. Oktar iu është përgjigjur: " Do të bisedonim në nivelin më të lartë shkencor po të kishte mundësi ai të sillte një fosil të fazës kalimtare e cila do të mundte ta dëshmonte evolucionin përkundër qindra fosileve në librin tim".

Adnan Oktar ia ka marrë anën e prof. Michaela Reissit, biologut britanez i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të edukimit në "Royal Society" në fillim të këtij muaji pasi që propozoi që shkencëtarët "duhet ta konsiderojnë kreacionizmin jo si bindje e gabuar por si një këndvështrim botëror".

Ztr. Oktar këtë e quajti "dëshmi konkrete të panikut të cilën po e përjetojnë darvinistët". Në fillim të këtij muaji në një gjykatë turke ai e fitoi rastin kundër Dawkinsit, duke pohuar se sajti i tij përmban përmbajtje blasfemuese dhe nënçmuese.

Pas kësaj, shfrytëzuesit e internetit në Turqi, s'mund të hyjnë në këtë sajt.

The Independent
 
Do t'i ndaloja çdo kund sajtet e bërllogut të njerëzimit. Hallall i qoftë Adnan Oktarit, po kryen një punë të mrekullueshme në sajtin e tij HarunYahya.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top