Hartimi i nje Plani Investimi

*deliza*

VIP
V.I.P
Hartimi i nje Plani Investimi

Synimet

Percaktimi i synimeve tuaja financiare eshte hapi i pare per te patur nje investim te suksesshem. Ju mund te keni synime immediate, si: pagimi i kestit per huane e shtepise, ose krijimi i nje fondi emergjence. Ju, gjithashtu, mund te keni synime afat-gjata, si: pagesat per arsimimin e femijeve, apo sigurimi i mjeteve monetare per kohen e pensionit. Percaktimi i synimeve do t'ju jape mundesine te llogaritni sa para ju nevojiten per te investuar, sa do te fitoni nga investimet tuaja, dhe kur ju nevojiten keto para.

Hapi tjeter eshte berja e nje projekt plani investimi per te plotesuar qellimet tuaja. Nje plan hartohet duke patur parasysh situaten e tanishme financiare dhe ku ju pretendoni te arrini ne te ardhmen. Pervec kesaj, plani juaj duhet te reflektoje faktorin kohe, situaten financiare dhe qendrimin tuaj ndaj riskut te investimit. Percaktimi i qellimeve tuaja dhe ideja per te hartuar nje plan investimi sa me fitimprures dhe me me pak risk; vendosmeria dhe shpejtesia ne marrjen e vendimit eshte e rendesishme sepse - Sa me shpejt ju te filloni investimin, aq me gjate parate tuaja do te punojne per ju.



Synimet dhe faktori kohe
Pergjithesisht, synimet financiare jane te lidhura me faktorin kohe, pra me faktin se sa kohe eshte ne dispozicion te investimit. P.sh, nese dikush ne moshen 35 vjeç mendon per kohen e pensionit, ai vendos te investoje dhe ka ne dispozicion nje hapsire kohore prej 30 vjetesh, nese mosha e daljes ne pension eshte 65 vjeç. Faktori kohe eshte teper i rendesishme ne procesin e investimit, sepse ndikon ne menyren dhe llojin e investimit qe do te zgjidhet. Veçanerisht, nje afat kohor me i shkurter dikton investime konservatore, ndersa nje periudhe me e gjate ju lejon te merrni persiper me shume risk.



Risku dhe fitimi, lidhja e ndersjellte

Marrja e nje vendimi investimi me synimin per te fituar, mbart me vete edhe risk. Po keshtu, te gjitha fondet e investimit krahas mundesise per te fituar, mbartin riskun e investimit duke perfshire edhe mundesine e humbjes se principalit. Ky parim baze i investimeve njihet si lidhje e ndersjellte mes riskut dhe fitimit. Kur ju hartoni nje plan investimi, parashtroni pikepamjet tuaja personale ne lidhje me qendrimin ndaj riskut te investimit. A eshte me mire nje investim me risk te ulet, apo nje investim me nje fitim te larte, ose a mund te toleroni humbjet afat-shkurtra per nje fitim potencial afat-gjate?

Akumulimi

Investimi afat-gjate eshte i lidhur me procesin e akumulimit.
Akumulimi eshte fitimi mbi fitimin e investuar. Psh. nese ju investoni 1000$ me nje norme interesi 5% ne vit, investimi juaj fillestar vleresohet 1050 $ pas nje viti. Gjate vitit te dyte, supozojme se do te marrim te njejten norme interesi, fitimet bazohen jo mbi investimin fillestar prej 1000 $ por gjithashtu edhe mbi 50$, mbi fitimet e vitit te pare. Me kalimin e kohes, procesi i akumulimit mund te sjelle rritje te rendesishme ne vleren e investimit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top