Harta që do të ndryshojë këndvështrimin për tokën

US Geological Survey ka publikuar një hartë të ekosistemit global, në të cilën tregohet me detaje çdo pjesë e tokës dhe mendohet se deri më tani kjo është harta e realizuar më mirë. Kjo hartë është e formuar nga interaktiviteti i një mozaiku prej 3.5 bilionë qelizave, të cilat detajojnë më shumë se 40 mijë zona ekologjike unike të bazuara në katër faktorë të ndryshëm, të cilat përcaktojnë veçantitë e një ekosistemi, siç janë bioklima, forma e tokës, lloji i gurëve si dhe sipërfaqja e tokës. Nëpërmjet kësaj harte, çdokush ka mundësinë të klikojë në një pikë të caktuar dhe të gjejë informacionin e nevojshëm në atë vend ekzakt si dhe të shikojë vendet që kanë ngjashmëri apo afërsi me të (siç mund ta shikoni në shembujt e mëposhtëm, të paraqitur në foto). Shoqëria e Gjeografëve Amerikanë, e cila ka bërë të mundur krijimin dhe shpërndarjen e hartës bashkë me detajet e hollësishme, shpjegon se kjo hartë është krijuar për të lejuar shkencëtarët dhe studiuesit e tokës, të kenë më të lehtë të identifikojnë zona kombëtare dhe globale, në mënyrë që të mund të menaxhojnë, planifikojnë dhe kontrollojnë më lehtësisht resurset. Pra, e thënë ndryshe, kjo hartë jep një këndvështrim të ri për botën, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shikojmë deri tani. /a.s/noa.al
Shiko fotografinë 1787302
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top