PiNkY
Anëtar i Nderuar
Randal Olson, i diplomuar për shkenca kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Michiganit, ka krijuar një hartë interesante duke u shërbyer me kërkuesin më të madh të internetit, Google.
Ai donte të dinte se çfarë njerëzve u intereson për shtetet e Evropës, prandaj ka përdorur funksionin e përfundimit automatik të fjalive nga Google.
Ai p.sh. ka shkruar fillimin e fjalisë, si: “Why is Kosova so...” (pse Kosova është aq...). Gjatë kërkimit ai ndërronte tërë kohën emrin e shtetit, ndërsa Google ofronte përfundimin automatik të pyetjes, sipas asaj që njerëzit më së shumti kanë shkruar në këtë faqe, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë ai e bëri një hartë me mendimet për gjendjen e vendit. P.sh. njerëzit kanë pyetur se “pse Gjermania është aq e pasur”, apo “pse Franca është aq homoseksuale”. Sipas hulumtimit, del se Suedia është e lumtur, Kroacia e bukur, Shqipëria e varfër, Serbia e varfër, Mali i Zi pa përgjigje, Maqedonia e rëndësishme, Sllovenia e vogël...
/Telegrafi/