Harta e botës e krijuar me copa xhamash

Arfenilla

Themelues i Forumit
[video=youtube;bgcc3w0-9X0]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=bgcc3w0-9X0[/video]

Një ekspert kompjuterash ka shpenzuar më shumë se 2 vjet për të krijuar hartën e botës me mijëra copa xhamash. 49-vjeçari, Chris Chamberlain thotë se përdori 333 mijë copa të bëra me dorë, për të krijuar deri në detaje hartën e tokës. Mozaiku titullohet “Xhevahiri i Universit”, pasi eksperti është siguruar që të ndriçojë qytete si Londra, New Yorku e Hong Kongu me gurë të veçantë, citon albanianscreen. Tani, pasi çdo gjë ka përfunduar, Chamberlain shpreson që ta shesë në eBay, ku çmimi që kërkohet është 250 mijë paund. “Kjo është vepra ime e parë e artit dhe është diçka tejet e rëndësihme në jetën time. Kam qenë gjithmonë i interesuar në art dhe nuk mund të pikturoj, por mund të pres xhamin dhe mendoj se kam shpikur një mënyrë të re të të bërit art që shpresoj se do ta vazhdojnë të tjerët”,-tha ai.I.COM
 
Last edited by a moderator:
Back
Top