Harroi në tren valixhen me kursimet e jetës, e gjen sërish

LeVoyageur

Once upon a time...
Mund të ishte një harresë tej mase e kushtueshme, ajo e një burri i cili harroi një tren valixhen në të cilën ndodheshin të gjithë kursimet e tij. Vetëm pasi zbriti në stacionin e Zibo, në Kinën Lindore, 52 vjeçari Wei Chou, u kujtua për valixhen e tij ku ndodheshin 217 mijë yuan, ose thënë ndryshe rreth 25 mijë euro, valixhe të cilën kishte harruar që ta merrte. Menjëherë pas kësaj ai lajmëroi policinë, edhe prej faktit sepse mendonte se i kishte humbur tashmë paratë. Por krejt ndryshe nga sa mendohej, kur agjentët e policisë u ngjitën në tren, valixhja ishte ende aty, e paprekur dhe me të gjitha paratë brenda. I surprizuar dhe i lumturiuar nga gjetja burri shprehet, “Nuk mund ta besoja. Ishin të gjitha kursimet e mia dhe mendoja se i kisha humbur përgjithmonë. Mendoja se askush nuk do ti kthente nëse do ti kishte gjetur”



noa.al
 
Back
Top