“Haremi” i policisë

eGo0sTyle

System Engineer
police_equipment.jpg


Dikur qeshnim me të madhe, kur në skeçet humoristike të fillimviteve 90-të që vinin në lojë ish Sigurimin e Shtetit, dëgjonim që “Bredhi” i thërriste “Gaforres”, apo “Akrepi” komunikonte me “Gjethen”. Megjithatë, është e qartë që kodet janë në natyrën e punës së përditshme të spiunazhit, ashtu dhe të policisë, pavarësisht nga sistemi politik. Por nuk janë të pakta rastet edhe në ditët e sotme, kur emërtimet e operacioneve të koduara të policisë apo forcave speciale, të bëjnë të vësh buzën në gaz. Dhe jo vetëm kaq, por të ngresh disa pikëpyetje. Në filmin e suksesshëm hollivudian, “Lojë Spiunësh”, aktori Robert Redford mashtroi CIA-n me operacionin e koduar “Darka jashtë”.

Titulli rezultoi i pëlqyer edhe për policët gjirokastritë të cilët dy vite më parë, vendosën gjithashtu të “hanin” një darkë jashtë, që u rezultoi e suksesshme. Kapën 500 kilogramë hashash të transportuar me mushka nga fshati Lazarat drejt pikës kufitare me Greqinë. Ndoshta në këtë rast operacioni i huazuar i policisë lokale, e justifikoi emërtimin. Sepse bëhej fjalë për ndalimin e gjysmë toni drogë. Por ka edhe kode operacionesh sa qesharake aq edhe diskriminuese të policisë shqiptare. Një nga rastet ishte ai i zhvilluar në Elbasan që u quajt “Bardhë e Zi”. U kap pak drogë e kuqerremtë (heroinë) në xhepat e 20-vjeçarit Nelson Peqini, i biri i Eduard Peqinit (Mandelës), pjesëtar i komunitetit rom.

Në të vërtetë ishte diskriminues emërtimi “Zi”, sepse edhe droga e kapur nuk ishte kokainë që të justifikonte termin “bardhë”. Kushdo mund të ngrejë argumentin se përballë detyrës themelore, asaj të kapjes së shkelësve të ligjit apo më keq, kriminelëve, një teprim i vogël me kodin e operacionit është çikërrimë. Por në deklaratat për shtyp të uniformave blu, rreshtohen shumë emra operacionesh që mbajnë erë fyerje dhe papërgjegjshmëri jo kundrejt kundërvajtësve, por viktimave. Emra të tillë si “Haremi”, “Leda”, “Balerina”, “Shoqëruesja”, janë lidhur të gjitha me trafikun e prostitucionit. Dhe ndërsa femrat shqiptare trafikoheshin, policia vendoste emra përbuzëse për këtë kategori. Deri në vitin 2001 policia shqiptare zhvillonte shumë operacione, por nuk përdorte kode. Me asistencën e PAMECA-s, por edhe me shfaqjen e filmave aksion, uniformat blu tonat u munduan të fusin këtë praktikë të re.

Mirëpo që në fillesat e saj pati disa stonime. Të paktën ai që njihet zyrtarisht si i pari emërtim operacioni, datohet në vitin 2001, i koduar “Kokaina”. A thua se nuk kuptohej, pasi në të vërtetë pas shumë hetimesh dhe përgjimesh të gjata, u arrestua Sokol Koçiu, Frederik Durda, Arben Përballa, Alfred Nanaj dhe Mentor Hadërgjonaj. Por si operacion i parë, të paktën u mendua se me kalimin e kohës kodet do të ishin me emërtime dinjitoze dhe ç’është më e rëndësishmja, të pakuptueshme nga personat që survejoheshin: Kuptohet që megjithëse radhët e policisë sonë vijnë duke u pastruar dhe forcuar, asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e një dekonspirimi nga brenda, çka ka vijuar të ndodhë edhe së fundmi.

Dhe një operacion që titullohet në mënyrë lehtësisht të zbërthyeshme, lë zbuluar mundësinë që fajtorët të lajmërohen në kohë. Ama kjo nuk ka ndodhur. Sepse ende sot e kësaj dite zyrtarë të lartë të policisë, pasi kryejnë ndonjë aksion nxjerrin zëdhënëset dhe përveçse konfirmojnë lajmin, tregojnë edhe emrin e operacionit. Në mars të 2009-ës policia e kryeqytetit lëvizi për bllokimin e një magazine të madhe ku falsifikoheshin pije alkoolike. Kishte kohë që sektori i antikrimit ekonomik merrej me këtë çështje. Por punës së tyre disamujore i vendosën një emër shumë “të kodifikuar”: “Konjaku i Lirë”!

Një emërtim interesant ishte “Gjuetia e اakejve”. Ky kod metaforik nuk kish të bënte aspak me gjuetarë të paligjshëm, por synonte kapjen e automjeteve moderne të dyshuara si të vjedhura jashtë Shqipërisë. Pak kohë më pas u përdor një emër tjetër për të njëjtin objekt hetimi, e kësaj radhe ishin drejtues të lartë të policisë së shtetit që e ndryshuan duke e kthyer në “Liqeni”. E ndërsa në rrugë u vu përkohësisht qetësia me bllokimin e shumë automjeteve, deti rezultoi problematik. Kur ende nuk kishte dalë “moratoriumi i skafeve”, policia vendosi të kryejë një operacion të detajuar për bllokimin e mjeteve lundruese që dyshoheshin për trafik klandestinësh dhe lëndësh narkotike. Dikush në polici sugjeroi operacionin “Rrjeta e hekurt”.

Një aksion i hepërpashershëm që nuk kishte sukses, pasi trafikantët e çanin rrjetën. Në dhjetor të vitit 2005, kur u ndërrua qeveria, policia ishte në ankth nëse do t’i përfshinte ndonjë reformë, ndaj e nisën vrullshëm. Operacionet “Harem” do të ringjallen, por kësaj radhe iu shtua vetëm viti, u quajt “Harem 2005”. Përfundoi me arrestimin e 7 personave në Tiranë për veprat penale të trafikut të prostitucionit. Po në fundin e muajit dhjetor, një tjetër emër gati si filmat vizatimorë u përdor nga policia, operacioni “Merimanga dhe Bobi”.

Personat që u arrestuan merreshin me tregti të lëndëve narkotike dhe u arrestuan në dy operacione që u zhvillua në Vlorë dhe Tiranë. Ndërkohë që fantazia e efektivave policorë nuk është aq e dobët sa i trajtojnë në barsoleta. Më 9 maj 2006, nga operacioni “Hija e Bardhë”, u arrestua një shofer i Kuvendit të Shqipërisë, ku u kapën 887 gramë kokainë, një pistoletë model 54 dhe 38 copë fishekë. Lista vijon edhe më gjatë, me kode të tilla si “Kokrra e Ullirit”, “Gozhda”, apo “Gabimi i Fundit”. Ekziston edhe operacioni “Pirro”, që synonte kapjen e një grupi trafikantësh droge kreu i të cilit kishte pseudonimin mbretëror… Pirro.



Haremi

Një rast tjetër ka të bëjë me operacionin “Harem”, për të cilin u zhvillua një hetim i gjatë dhe u ndoqën rrjete të cilat trafikonin edhe me dhunë femra drejt Italisë dhe Greqisë. Kuptohet ironia e hidhur e emërtimit “harem” për tre vajza të marra me zor, që ende nuk ishin nisur drejt Italisë. Ato derdhnin lot dhe u dërguan në gjendje të rënduar shpirtërore për rehabilitim në një qendër ku për shumë kohë u mbajtën nën trajtimin e psikologëve. Një rast i ngjashëm ishte edhe ai i koduar “Balerina”, ku “baleti” ishte vërtetë i rëndë, sepse bëhej fjalë për tregtinë e femrave për prostitucion, një pjesë e të cilave ishin të mitura.



“Një emër për kokë”

Cila është procedura e emërtimit të operacioneve, nëse ekziston një e tillë? Sipas burimeve, nëse opera cioni është normal dhe i përket punës rutinë të policisë, ai vendoset nga grupi i hetimit të çështjes. Zakonisht përdoren kode që kanë lidhje me subjektin e hetimit, por gjithsesi shpeshherë i tejkalojnë masat në emërtime. Tashmë është bërë zakon që edhe nëse aksioni i policisë është rutinë, operacionit i vendoset emri pasi personat bien në pranga, qoftë edhe nga një kontroll krejt i paplanifikuar. Megjithatë është ngritur disa herë si shqetësim përdorimi i kodeve. Ndaj në rastet kur angazhohen struktura të shumta të policisë, të drejtën për të vendosur emrat e operacioneve e kanë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Të tilla kanë qenë operacioni “Puna” me bllokimin e disa skafeve, “Gjuetia e اakejve” dhe “Rrjeta e Hekurt”.



E para “kokaina”

Hera e parë kur i vendos një emërtim operacioneve të policisë ishte “Kokaina”. Ky emër i hapin rrugën gjithë atyre që vijnë më pas dhe që shpesh tregojnë fantazinë e uniformave blu. Ishte viti 2001 kur u hap “loja” e operacioneve me emra. Sot pothujes të gjithë identifikohen me një pseudonim që në shumicën e rasteve identifikon llojin e operacionit.



Operacioni i koduar…

“Haremi”

“Gjuetia e اakejve”

“Fastfudi”

“Dokumenti”

“Patkoi”

“Deti i pastër”

“Ombrella”

“Hijet e natës II”

“Rrugicat”

“Las Vegas”

“Përtej kufinjëve”

“Petriti”

“Pa emër”

“Tifozët”

“Kali i Trojës”

“Rafinuesi”

“Tre urat”

“Provim i suksesshëm”

“Gardhi”

“Cikloni”

“Porosia e largët”

“Unaza në errësirë”


Burimi : Shekulli
 
Back
Top