Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terroriste

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova mund të jetë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesin për këto lloj sulmesh
“Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për me e hedh në erë një Pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, tregoi Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Ai tha se sulmi terrorist i Nicës mund të ndodh edhe në Kosovës, duke paralajmëruar se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.

Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”. Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin.

“Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shokë, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai.
68860347-4843755.jpg
 
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

Haha, po as mu s'më ke vëlla, edhepse jam shqipëtar. :lool:
Po Zoti t'i ruajtë mendtë....
 
Harrojeni Turqinë, tronditet Kosova nga shkrimi i ‘Indepedent’ Kosova vendi më i rrez

Grupi këshillues i rrezikut, i cili merret me menaxhimin e rrezikut global, kanë dhënë një statistikë për Indy100 se niveli i kërcënimit të terrorizmit për vendet e botës është në rritje e sipër

Sipas Inteligjencës së Sigurisë dhe Grupit për analiza të Shërbimit të Rreziku (SIAS), thuhet se probabiliteti i veprimtarisë armiqësore nga terroristët, që përcakton terrorizmin si një akt apo kërcënim të dhunës fetare apo ideologjike të motivuar, vlerësojnë se niveli i rrezikshmërisë së sulmeve terroriste është në rritje të madhe në gjithë globin.

Këtu janë nivelet e rrezikshmërisë aktuale të kërcënimit në mbarë botën:

Ndër vendet më të rrezikuara në botë nga sulmet terroriste janë Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Somalia, Jemeni e shumë të tjera, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

LEXO EDHECilat janë problemet seksuale të popullatës në Kosovë?
Agjencia Inteligjente e Sigurisë ka dhënë statistikë edhe për Ballkanin, kështu duke e radhitur Kosovën si njërin ndër vendet më të rrezikuara nga terrorizmi në Ballkan.

Vendin e parë për rrezikshmëri nga sulmet terroriste e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Kosova radhitet e dyta pas saj.

Niveli më i lartë i rrezikshmërisë është shkruar me numrin 6, ndërsa Kosova bartë numrin 3 të shkallës së rrezikshmërisë në gjithë botën.

Pas saj, vjen Shqipëria, Maqedonia, Serbia, ndërsa vendi më pak i rrezikuar në Ballkan nga terrorizmi është Mali i Zi. /GazetaExpress/

Shikoni hartën:
kosova_1468843788-9990770.png
 
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

Hahhaha po i gjore eshte i shkreti ! Edi eshte i krishter dhe e quan vella , kurse ti kete nuk deshiron dhe deshiron te behesh Kryeminister i Kosoves lol
 
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

Duhet te jesh vella i erdogan qe te behesh kryeminister i KS? Apo duhet te jesh patjeter myslyman? Ska.me rendesi nese ke ndonje vlere tjeter apo jo?
 
Titulli: Harrojeni Turqinë, tronditet Kosova nga shkrimi i ‘Indepedent’ Kosova vendi

Kjo puna e terrorizmit, si loto kur të luajnë...
Po flejni rehat more se s'iu ngux askush, se na lodhët.
Kjo është njësoj s'ikur unë me ju treguar se pas disa ditëve një meteor ka me na goditë.
 
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

[MENTION][/MENTION]Me keqkuptove FLy . Kryeminister nuk mund te behet nje i pa shkolle si Ramushi kurre . Per tu bere kryeminister duhet te posedosh vlera akademike , fetare , kulturore . E ne shoqerit tona kryeminister behen vetem ata qe posedojne para apo leke fatkeqesisht .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

un sja di diplomat ramushit dhe spash ndonje "diskutim" diplomash por gjithsesi...
ne ckuptim vlera fetare? psh nje ateist mund te jete kryeminister?
 
Titulli: Haradinaj: Erdoganin s'e kemi vella, në Kosovë mund të ndodhin sulme terrori

Normal qe nuk e ke vella pasi e paske marr per zemre, porse jan disa fjale te bukura:

Miku dihet ne kohe te veshtira.... dhe:

Derisa nuk më gjendesh ne kohe te veshtira, ateherë ne kohe te lumtura smë duhesh....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back