Haradinaj: Do ta bëjmë referendumin per bashkim me Shqiperine

haradinaj-750x356.jpg

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shpalosur edhe një herë idenë e tij për organizimin e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ai gjatë një takimi sot me strukturat e partisë në Drenas ka thënë se referendumi për bashkim nuk paraqet kërcënim për askënd.

Shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi.

Opsioni tjetër, do të jetë referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme anëtarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë mandatit tim si kryetar i qeverisë, kam parë rrezikun se Kosova mundohej të paraqitet si e pa zonja për të zgjedhur punët e saj, pa Brukselin e pa negociatat me Serbinë. Ndërtova asokohe strategjinë time, që të pengoja qëllimin kryesor të këtij rreziku, që ishte ndarja e Kosovës.
Ndërtuam murin kinez për Serbinë, respektivisht vendosëm taksën.

Evituam pra, rrezikun e ndarjes së vendit dhe Kosovën e forcuam si partner serioz në rrafshin ndërkombëtar”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se si kandidat për president synon forcimin e sektorit të sigurisë, garantimin e funksionimit të inteligjencës, gjyqësorit, politikës së jashtme e detyra të tjera, në funksion të fuqizimit të atdheut tonë.

Haradinaj duke uruar suksese për kandidatët e Drenasit, ka shpalosur pikat kryesore të programit qeverisës të Aleancës, për vitet 2021 – 2025, me theks të veçantë të fondit një miliardësh, që përfshihet në kuadër të planit ekonomik, e që dita ditës po përkrahet dhe promovohet si ide edhe nga partitë e tjera.

Ai pas takimit me struktura, ka vizituar familjen e mikut të tij, rapsodit të ndjerë Tahir Qorri – Drenica, ku ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” (post-mortem), për kontributin e tij për çështjen kombëtare.

Lajmifundit.al
 
Fushate elektorale, nacionalizem per vota.
Te gjithe e dime qe kjo eshte e parealizueshme. Ste le BEja dhe te tjeret.

Por ama mund te kete bashkim ne kushte te tjera te tipit levizje e lire te njerzve dhe mallrave pa paguar taksa tregti e lire punesim dhe levizje e lire politike lehtesuese programe zhvillimi te perbashketa etj.

Pra mundesi ka plot por deshira e politikaneve eshte vetem sa per sy e faqe.
 
Të bashkohen shqiptarët më parë.
Më vjen në mëndje Fishta: "ma parë mbledh një thes me pleshta se ban bashke dy shqiptar".
Nuk ka nevojë për referendume për një gjë të tillë, askush nuk do ishte kundër.
 
Gjeopolitikisht eshte e pamundur, madje eshte komplet kunder politikave globaliste qe mbreterojne boten.
Zakonisht tezen e Bashkimit kombetar e hedhin si ide mediatikisht kur kane nevoje per vota.
 
Gjeopolitikisht eshte e pamundur, madje eshte komplet kunder politikave globaliste qe mbreterojne boten.
Zakonisht tezen e Bashkimit kombetar e hedhin si ide mediatikisht kur kane nevoje per vota.

Ndersa une Levo mendoj qe gjeopolitikisht eshte shume e mundur...

Amerikanet te vetmin aleat te forte dhe besnik ne ballkan kane shqiptaret, askend tjeter, dhe duke marre parasysh qe Serbia heret a vone do kerkoje te zgjerohet duke u bashkuar me hercegovinen sepse vetem aty mund te gjeje nje xhep te vogel ne Neum per dalje ne det atehere nuk e shoh te pamundur bashkimin e kosoves me shqiperine. Amerikanve ju duhet nje aleat i bashkuar protagonist ne ballkan dhe jo 2 shtete te ndara, te varfra ne ekonomi qe ne te ardhmen mund t'i kthehen kundra amerikanve.

Globalistet duan ti thyejne turinjt Rusise dhe nese Rusia i kercenon me rikrijimin e federates sovjetike duke kerkuar referendum ne bjellorusi kur nderkohe Krimene e mori me force atehere globalistet do kerkojne t'a dobsojne ne ballkan duke forcuar Shqiptaret dhe dobesuar Serbine.

Jam i sigurte qe projekti i pavarsise se kosoves nuk ndalet vetem me pranimin ne OKB, por eshte nje projekt afatgjate qe ka si synim bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Ndersa dekleratat e Hajradinajt jane elektorale sic ndodh rendomte sa here kemi zgjedhje.
 
Uroj te jete e mbi te gjitha te behet si arsyeton ti.
Por gjeopolitikisht eshte jo vetem Rusia me Osetine,Krimene,Krahinen e Donjeckut por edhe Kina me Hong Kongun(nuk e ka problem nje referundum farse).
Sa per globalistet rendesi ka tregu dhe jo kufinjte.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top