Titulli: Hapja e dosjeve
kam nigjuar nje interviste te NEGJMIJE HOXHES ku ajo vete thote se nuk eshte aspak e vertet dhe se saliun e ka pare nja 2 here ne ditlindje te femive
giovedى 16 ottobre 2008
Nexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik
“Saliu ne shtepine tone eshte futur nga dera e pasme. Ai ishte nje komunist fanatik. Bente te pamunduren edhe atehere qe nepermjet zellit te tepruar te tentonte te vinte ne pushtet”.
Keshtu eshte shprehur per kryeministrin Sali Berisha e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ne nje interviste ekskluzive ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.
“Kur Enveri vajti njehere ne klinike per te takuar nje shokun tone qe ishte semure, mjeket me thane se Saliu mbante doren larte dhe nuk ja jepte njeriut duke thene se kam takuar xhaxhin Enver”, ka rrefyer ajo.
Duke folur me tej per kryeministrin, Hoxha deklaroi se kryeministri Berisha nuk ishte pranuar si doktor personal i Enverit se rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”. “Ai s’ka qene asnjehere doktori i Enver Hoxhes”, eshte shprehur ajo.
Per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit, Hoxha ka deklaruar se eshte dakord me hapjen e tyre. Ajo eshte shprehur kunder vetem me personat qe kerkojne kete gje, duke deklaruar se “nuk jane ata qe kane vuajtur nga ai sistem qe e kerkojne”.
“Ta kerkojne te perndjekurit kete do t’ju jepja te drejte, por e kerkojne persona te tjere. Nuk dua te permend Ismail Kadaren ketu…”, theksoi Hoxha.
Ajo e konsideroi luften e klasave si nje fenomen qe ekziston edhe ne kohen e sotme dhe u shpreh kunder denimit te ketij fenomeni. “Lufta e klasave eshte nje fenomen qe ekziston sot dhe do te ekzistoje gjithmone. Dhe keshtu nuk ka se si te denohet kjo gje. Edhe sot po behet nje lufte klasash, por e eger… Sot nuk te vrasin, por te lene te vdesesh”, thekson Hoxha.
Akuzat se Enver Hoxha ka pasur gisht ne vrasjen e shokeve te tij, Hoxha i hodhi poshte duke deklaruar se “shoket e tij e tradhetuan”. Ajo ka akuzuar se jane “fuqite e jashtme” qe kane punuar gjithmone kunder sistemit. “I thane edhe Mehmetit… ‘u plake’ i thane, ‘vepro!’. Por ai u pergjigj se ‘s’kam se c’bej se ai eshte gjigandi i Shqiperise’”, tha Hoxha. Ajo deklaroi se vdekja e Mehmet Shehut e “derrmoi fizikisht Enverin, sepse nuk e priste”.
Hoxha ka hedhur poshte zerat se ka qene ajo qe ka drejtuar vendin pas vitit ’74, kur Enver Hoxha u semure. “Absurde. Ai ka drejtuar”, tha bashkeshortja e diktatorit. “Edhe kur ishte Enveri mire, nuk ishte vetem ai qe drejtonte, por ishte drejtim kolegjial. Por fjala e tij ishte ligj”, theksoi Hoxha.
Ajo e ka konsideruar veten me fat qe ka qene bashkeshortja e Enver Hoxhes duke e quajtur ate si “bashkeshortin ideal”. “Edhe sot e konsideroj veten si gruaja me e lumtur qe kisha nje bashkeshort ideal. Ka qene shume e bukur”, eshte shprehur Hoxha.
**************