Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hapet Pompei në Itali: Turizmi, më i fortë se virusi

Hapet Pompei në Itali: Turizmi, më i fortë se virusi

1590493801504.png
Siti arkeologjik i Pompeit, i famshëm në mbarë botën, hapet sot për publikun. Destinacioni i dytë turistik më i vizituar në Itali pas Koloseut në Romë, vazhdon të mahnisë me mbetjet e ruajtura në mënyrë gati perfekte të qytetit të lashtë romak të mbuluar prej hirit vullkanik gati 2,000 vjet më parë pas shpërthimit të Vezuvit.
Hapja po bëhet sidoqoftë, me masa të forta kundër koronavirusit: dezinfektim i zonës, vizitorët duhet të qëndrojnë me maska, në hyrje është vendosur një termoskaner, dhe do të ruhet distanca prej një metri në ambjente të hapura.
Biletat do të blihen vetëm online, nuk do të ketë njerëz në radhë, dhe jo grumbullime ne vende të mbyllura. Oferta fillestare është ajo e një shëtitjeje në rruget e qytetit antik përgjatë një itinerari të përcaktuar me kujdes që më parë në bazë të rregullave të distancimit social.
Nga 9 qershori, itinerari mund të zgjerohet me ndalesa edhe brenda banesave të hershme. Nga 28 maji, do të hapet për publikun edhe parku arkeologjik I Koloseut.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back