Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës. Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë çuar mandej në hapjen e portave të hidrocentraleve. Ndërkohë, raportohet edhe për një baticë deti në Shëngjin.
Përmbytjet
Rreth 35 ha tokë bujqësore në zonën e Nënshkodrës është nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe hapjes së portave shkarkuese të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Fshatra të komunave Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Velipojë etj., janë më të prekurit, pasi toka bujqësore është mbuluar nga uji. Fryrja e lumenjve Drin e Bunë dhe hapja e tunelit të shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ose ajo që njihet me emrin porta e Zadejës ka sjellë situatë emergjence në zonën e Nënshkodrës. Gjatë natës së të hënës dhe dje gjatë gjithë ditës, Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturë dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli kanë qenë të pranishëm në zonën e Nënshkodrës, ku kanë monitoruar situatën dhe marrë masat e nevojshme në rast se përmbytjet do përfshinin dhe banesat. Gjatë paradites së të hënës ato kanë inspektuar të gjitha zonat që konsiderohen si pika të rrezikshme dhe janë takuar me banorët që kan shprehur kërkesat e tyre lidhur me sigurinë nga mos përmbytjet.
Banorët
Banorët e fshatit Mushan në komunën e Dajçit, i kanë kërkuar autoriteteve një fadrome në fshatit të tyre, për të ndërhyrë në rast nevoje, pasi argjinatura e lumit Buna ka probleme amortizimi. "Kjo argjinaturë është ndërtuar më 1964 dhe ka pasur rikonstruksione të pjesshme. Më 2004 e pranverë 2005 kemi pasur shumë përmbytje", thonë ata. Sipas banorëve të zonës së Nënshkodrës, ata lajmërohen kur hapen portat, por sugjerojnë që shkarkimet e ujit të bëhen pjesë-pjesë e jo të gjitha njëherësh. Dëmet në këto zona ishin shumë të mëdha. Aktualisht, porta e shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës është e mbyllur dhe mëgjithatë nën zonat e banuara në brigjet e lumit Drin janë të shumta banesat e përmbytura bashkë me disa qindra hektarë tokë të futur nën ujë.


Lezhë, deti u hyn në shtëpi banorëve


Problematike për sa i përket përmbytjeve mbetet edhe zona e Lezhës, ku ditët e fundit qindra shtëpi e mijëra hektarë janë nën ujë. Mësojmë se hapja e portave të hidrocentralit të Ulzës dhe të Shkopetit ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit, por nuk ka qenë ky shkaktari i përmbytjeve. Sipas banorëve uji që ka vërshuar në banesat dhe tokat e tyre ka qenë ujë me kripë, pra ujë deti. Sipas emergjencave civile, përmbytjet në zonën e Lezhës kanë ardhur si pasojë e baticës së detit, mbrëmjen e së dielës. Uji që ka vërshuar në tokat e mbjella i ka shkatërruar totalisht ato, pasi aktualisht ka rreth një metër ujë mbi tokë në gjithë këtë ultësirë. Nëpër banesa disa pajisje janë prishur, ndërkohë që sipas fshatarëve mjaft problem janë edhe bagëtitë që kanë mbetur pa ushqim, pasi janë kalbur grazhdet që ata kishin grumbulluar për to. Ndërkohë prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar shtyllat elektrike, të cilat furnizonin me energji hidrovorin, që është jashtë funksionit, duke bërë më problematike situatën në zonën e plazhit të Tales. Zyra e Shtypit pranë Kryeministrit Berisha deklaron se situata është emergjente dhe thotë se janë marrë këto masa:
Reagon Kryeministria
"Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë sjellë rritje shumë të madhe dhe të shpejtë të nivelit të ujit në digat e kaskadës së Drinit, por edhe të Matit. Kështu, dje gjatë ditës, prurjet më kaskadën e Drinit po shkojnë në rreth 4 mijë metër kub në sekondë. Vau i Dejës dhe Koman po shkojnë drejt niveleve maksimale. Kjo situatë ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurisë në Koman, Vaun e Dejës, por edhe në Ulzë", thuhet në njoftim. Duke vijuar se "Kryeministri Berisha po ndjek vazhdimisht situatën, si me Ministrinë e linjës, ashtu edhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka përmbytje. Kryeministri ka urdhëruar Ministrin e Brendshëm që të dërgojë drejt zonave të rrezikuara emergjencën civile, si dhe Ministrin e Mbrojtjes për dërgimin në këto zona të reparteve të Xhenjos. Kryeministri ka kërkuar hartimin e planeve për evakuimin e banorëve në rast nevoje. Situata është nën vëzhgim të pandërprerë dhe në kontroll të plotë".


Ministria e Mbrojtjes:
“Ushtria në gatishmëri”

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar kalimin e ushtrisë në gatishmëri, ndërkohë që për shkak të tejmbushjes nga ujërat dhe rrezikun e shpërthimit të kaskadave mbi lumin Drin, Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar dje hapjen e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit. Po për shkak të prurjeve ujore janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke, si dhe disa akse rrugore (autostrada Kukës-Tiranë dhe Qafë-Shllak - Kukës), janë bllokuar përkohësisht nga shkarjet masive.Gazeta Ballkan
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Përmbytjet, flet projektuesi i portave të hidrocentraleve: Kujdes!


Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. "Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë"!
Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. "Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku", - thotë inxhinier Cico.
Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. "Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore", - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico.
Në këtë intervistë ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për "sabotime" të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë.
****
INTERVISTE
Kush është inxhinieri Dhimitër Cico?
E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme.
Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni.
اfarë janë këto porta?

ثshtë e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë.

Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja?

Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.

Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë?

Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. ثshtë një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë.

Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë?

Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!SHEKULLI
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Koment Koha Jone

ANALIZE : Aftesia shkatrruese vertete ne nivele te larta e komunistit Sali Berisha eshte me pasoja tronditese. Per te zbatuar urdherat per shkatrrimin e institucionit me te larte shkencor ne Shqiperi Akademine e Shkencave Kryeministri pat ngarkuar Keshilltarin e Tij z. Myqerem Tafaj qe shkatrroi perfundimisht ate strukture te sfilitur gjate periudhes se gjate te gjuajtjeve papushim si ne nje poligon lufte nga ana e lobit anti – Shqiptar te kryesuar nga Prof. Honoris Camorra Janullatos. Pasi kreu me devotshmeri kete detyre z. Tafaj u be minister i MASH, natyrisht per ta shkatrruar dhe ate … Nder institutet qe u paten shkatrruar menjehere ne fillim te viteve ’90 nga supershkatrruesi Sali Berisha ishte dhe Instituti i Hidroenergjitikes. Cdo gje ka kufirin e saj. Nje shoqri nje komb mund te transormohet ne nazist, komunist, … ujit mund ti nderrohet rruga … por gjerat duhet te behen sipas rregullave te natures perndryshe natyra rebelohet dhe nuk i bindet me askujt dhe ndjek rrugen e saj ne menyre te pakontrullueshme. Kombet hedhin poshte diktatoret … uji merr perpara çfare gjen perpara … Per aq kohe qe nje shtet qe energjine elektrike e siguron mbi 70 % nga energjia ujore dhe ka nje Institut Hidroenergjie gjerat jane nen kontroll. Por kur nje Qeveria shkatrron Institutin e Hidroenergjitikes ketu s’ka me asnje garanci shkencore se gjerat jane nen kontroll !!! Personi qe ka shkatrruar Institutin e Hidroenergjitikes duhet te denoncohet ne Gjykate.
Stef Staku
03/01/2010 ora 10:44
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Epo Salua duhet denuar me gurezim publik sepse prishi paktin me Zotin dhe ai tani ka denuar Shqiperin dhe Shqipetaret me vershime. O njeres, hapini TV-t e shikoni, edhe, shtete mjafte te fuqishme si Australia e Brazili sot kishin probleme me vershima, madje kishte edhe viktima. Emergjencat jane emergjenca, kushtet e jashtzakonshme jane kushte te jashtzakonshme, dhe me to vitin qe shkoi por edhe kete vite po perballet mbare bota. Ne funde te vitit te kaluar ne superfuqine boterore SHBA vdiqen hiq me pak se 20 persona nga te ftohtit. :ciaoo::gjujpeshk:
Ndal politizimit te gjithckaje. :lexim::lexim:Stop politizimit te cdo pore te jetes shqiptare, madje edhe frymarjes:lexim::lexim:.
Ju lutem, ne raste emergjente kombi ka nevoje per ndihme dhe per ti dale zot e jo per kukuvajka. :lexim:
Pergjegjesia duhet te egzistoje gjithnje ama per te eshte vendi ku kerkohet. :ciaoo:
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Porosite e serbit e te grekut per te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptaret, jane zbatuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare.
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Eh ç'gjynah qe eshte. Kane punuar e jane lodhur duke i mbjell ato toka se me to rrojne e ndodh dicka e tille. :(

Po shteti? Shteti si gjithnji, nuk do t'ia dije.
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Ky eshte fillimi... UDB-ja ka projekte...
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

shume mire e thua ti KITRRA qe te mos politizohen gjerat aqe me keqe kur flitet per fatekeqesi por me aqe sa kame pare ne TV dhe lexuare ne gazeta mendimet e specialisteve se si kane arritur deri ketu gjendja shtohet nje pyetje e madhe
NA ERDHI NGA MOTI APO KEQE MANAXHIMI?

Kur sot thuhej se qeveria shqipetare deri me 25 dhjetor blinte energji ndersa niveli i ujit ne liqenin e fjerzes kishte arritur maksimumin dhe portat e shkarkimit qendonin mbyllur

mjere populli i shkrete se matrapazet kete duan
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

vitk,

Blihej energji apo vetem sa shkembeheshin letra...?!!!

Blerja behej nga Serbia!!!!!
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

shume mire e thua ti KITRRA qe te mos politizohen gjerat aqe me keqe kur flitet per fatekeqesi por me aqe sa kame pare ne TV dhe lexuare ne gazeta mendimet e specialisteve se si kane arritur deri ketu gjendja shtohet nje pyetje e madhe
NA ERDHI NGA MOTI APO KEQE MANAXHIMI?

Pajtohem plotesishte qe situaat duhet te sqarohet deri ne imtesin e fundit dhe nese ka patur fajtore faktroi njeri duhet te denohet. Por, ne nje situate te tille, keto site gjenden edhe shume vende tjera. Kjo eshte nje situate e cila nuk paraqitet shpeshe. Une jam befasuar nga ndryshimet klimatike keto dite. Brenda 4 ditesh ka rene shi pa mase, ka rene debore qe variron nga 15 - 50 centimetra varesisht nga lartesia mbidetare dhe sot ne mengjes nuk ka asnje shenje bore asku madje as ne lartesit deri ne 2000. Te gjithe lumejte jane fryre, madje jane fryre me uje edhe lumenjet qe skan patur uje me vite te tera. E tera kjo qe po them ka ndodhur ne komunen e Suharekes ne Kosoves. Fatmirsisht tereni qe ka kjo komune nuk ka lejuar vershime edhe pse ne disa vende ne Kosove edhe ka. Ne nje situate te tille gjendja ne Shkoder e rrethuar me tere ata lumej, e rrethuar me tere ato bjeshke qe mbledhin me qindramijera metra kub uje rrjedhje e gjendur ne nje situate reshje te panderprera edhe munde te jete edhe me e veshtire, por, eshte cnjerzore dhe e pakuptueshme, tentimet e ca politikuceve ( qe fatkeqesisht kto dite treguan fytyren e tyre te vertete) per thirrje dhe lutje kukuvajkash per tu shembur Shqiperia. Kesaj i thone: ''Per inat te nuses me vdekt djali''.
Une mbreme kam percjelle situaten drejtperdrejt nga TCH dhe Klan dhe kush ka dashur te nxjerre konkluzione edhe ka mundur te nxjerre. Ne ora 23:00, ministrat dhe qeveria ishin prane popullates ne Shkoder duke bere te pamunduren e ca gazetaruce dhe analiste qe deri dje kan shitur djath ne tezga nga bodrumet e tyre te ngrohta te Tiranes, benin vaje dhe luteshin per nate ogurzeza. Kjo eshte e patolerueshme.
Nuk jam ketu per te mbrojtur aske, as ju e as une ne keto dite nuk duhet sulmuar e as mbrojtur aske. Sot, me shume se kurre ajo popullate e Shkodres ka nevoje per ndihme dhe mbrojtje. Sot me shume se kurre te gjitha objektivat duhet ti drejtojme per atje. Atje mbrohet Shqiperia. :gjujpeshk:
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Situata ne shkoder eshte shume e tmerrshme ..un skam pa nojhere permbytje ma t madhe
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

O Shqiperi moj e mjera Shqiperi.....
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Drejtori i KESH-it: Ja si u rrezikua hidrocentrali i Fierzës


TIRANث- Kaosi në veri të vendit dhe situata e rrezikshme që e ka shpënë Shqipërinë në prag të një katastrofe kombëtare ka ardhur si pasojë e neglizhencës të institucioneve me rastin e festave të fundvitit. Kjo është pranuar nga vetë drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata në basenin e Fierzës është përkeqësuar që më 25 dhjetor të vitit të kaluar kur edhe prurjet kanë qenë maksimale e në mënyrë të menjëhershme, askush nuk ka marrë masa për parandalimin e situatës.
Përgjatë gjithë natës së 25 dhjetorit baseni i Fierzës është mbushur duke iu afruar frikshëm normave të përcaktuara nga rregullorja e miratuar për funksionimin e hidrocentraleve. Por as ditët në vijim askush nuk ka marrë mundimin që të shohë situatën që sa vinte e përkeqësohej.
"Përkeqësimi i situatës në Fierzë është bërë në mënyrë të menjëhershme. Ka qenë nata e 25 dhjetorit kur niveli i prurjeve ka qenë 1350 metra kub në sekondë dhe ne e kemi pasur të pamundur për të hapur portat shkarkuese të kaskadës së Drinit. Për të vendosur mbi hapjen e portave duhet të mblidhet komisioni i menaxhimit dhe atë ditë, por për shkak të festës, ka qenë pothuajse e pamundur". Kështu ka deklaruar dje për gazetën "Shekulli", drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Por ai justifikohet duke thënë se vonesa e hapjes së portave të hidrocentraleve nuk ka qenë shkaktare e përmbytjes së zonës së nën Shkodrës dhe Lezhës.
Nga ajo sa deklaron drejtori i KESH-it, që më 25 dhjetor niveli i basenit të Fierzës i është afruar frikshëm nivelit absolut të kuotave të përcaktuar në rregullore. Që në këtë natë niveli i Fierzës ka arritur 288 metra dhe me tendencë rritjeje në një kohë kur vetëm një metër e ndante nga niveli kur duhet të niste shkarkimi masiv i ujit. Megjithatë, sipas Stojkut, askush nuk ka ndërhyrë, çka duket se ka sjellë përkeqësimin e situatës edhe për shkak të reshjeve të shumta që kanë vijuar gjatë gjithë këtyre ditëve.
Megjithëse kuotat e nivelit të Fierzës janë ende mbi normat e lejuara, Stojku thotë se situata është drejt përmirësimit. Prurjet e reshjeve janë më të ulëta ndërkohë që vazhdohet nivele të larta të shkarkimit nga portat e kaskadës së Drinit. "Në fakt niveli është pak mbi normalet dhe ne jemi drejt stabilizimit të situatës. Për këtë arsye po bëjmë shkarkime të pandërprera të ujit nga baseni i Fierzës"- thotë Stoiku. Drejtori i KESH-it ka mohuar akuzat e ekspertëve që gjatë menaxhimit të situatës nuk është zbatuar rregullorja për funksionimin dhe shkarkimin e hidrocentraleve. Sipas, Stojkut nuk ka pasur asnjë pikë të shkeljes së kësaj rregulloreje dhe se gjithçka ka ndodhur për shkak të reshjeve të shumta që kanë shoqëruar vendin gjatë kësaj periudhe. "Mua nuk më interesojnë se çfarë thonë specialistët. Unë them çfarë thotë rregullorja.
Ajo është zbatuar pikë për pikë. Megjithatë, referuar të dhënave që janë aktualisht ndodhemi brenda nivelit të sigurisë, 296 metra, megjithëse ky nivel i ujit që ndodhet aktualisht në basenin e Fierzës duhet të jetë pak më i ulët në sezonin që jemi"- tha dje për gazetën "Shekulli", drejtori i Korporatës Elektroenergjitike, Muharrem Stojku. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, niveli i Fierzës vazhdon të rritet pavarësisht shkarkimeve dhe nivelit të lartë të energjisë. Niveli i ujit në liqen ka arritur në 292.4 metra. Fierza tani rritet me një deri në dy centimetra në orë, duke pasur ende një sasi të konsiderueshme prurjesh prej 1500 metër/kub në sekondë, pra janë thuajse dyfishi me mesataren e ditës së djeshme.
****




Menaxhimi i digave, pika ku duhet të nisë hetimet prokuroria

7 janar

Pse ndodhi kjo qe po ndodh ne veri te vendit. Rreshjet jane normale per kete sitne. Sipas sinoptikes jane ne ato nivele qe kane qene edhe ne vite te tjere. Perse kete vit, hidrocentralet u kthyen ne nje rrezik kombetar? Cfare ka ndodhur dhe kush e ka pergjegjesine?

Eshte e qarte qe tanimë rruga e vetme për të ulur koston e kësaj katastrofe është të shpëtojmë jetët e njerëzve. Permbytja e zones eshte e pashmangshme, dy opsionet jane:
1 - Permbytje e kontrolluar nepermjet zbrazjes se ujit nga portat
2 - Permbytje kaotike (uji me miliarda metra kub, do merrte perpara gjithcka ne rast se shkarkimi nga portat plus prodhimi me kapacitet te plote nuk do mjaftojne qe uji te ulet nen nivelin kritik - ate qe quhet nivel i Sigurise Kombetare)

Fakti që Diga e Fierzës vazhdon të jetë mbi nivelin e lejuar të Sigurisë Kombëtare, do të thotë se e keqja më e vogël që mund të ndodhë është të vazhdojë përmbytja e zonës, në mënyrë të kontrolluar, e cila është një pasojë shumë më e vogël se mbytja e zonës nga një vërshim jashtë kontrolli prej Digave, që do të ishte një Cunam për Shqipërinë Veriperëndimore.

Në këto kushte ka shumë rëndësi të rritet solidariteti për zonat e dëmtuara, të rritet presioni mbi qeverinë për transparencë si për shkaqet që çuan në katastrofë ashtu dhe për mënyrën se si po menaxhohet situata dhe mbi të gjitha t'u gjendemi pranë të gjithë qytetarëve që janë nën terrorin e ujit dhe humbjes së shpresave për të ardhmen e tyre.

Por që debati publik të mos zhurmojë debatin për planin e shpëtimit, duhet që drejtësia paralelisht të nisë vendosjen e sekuestros mbi gjithë dokumentacionin e menaxhimit të digave dhe të fillojë urgjentisht hetimin e shkaqeve që çuan në këtë katastrofë nga moszbatimi i rregullores së Digave të Larta, i cili është një dokument ligjor, shkelja e të cilit përbën vepër penale.
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, duhet të shfaqet me doemos në zonën e përmbytur, por jo me çizme dhe çadër, por me pranga në duar për ata zyrtarë të papërgjegjshëm që çuan në këtë situatë. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, duhet t'i dorëzohet drejtësisë, për të shpjeguar arsyet që kanë çuar mbimbushjen e digës së Fierzës duke krijuar një situatë të kërcënimit të sigurisë kombëtare.
Hapja e Portave të Shkarkimit është një proces teknik, i cili është jo vetëm i parashikueshëm, por i detyrueshëm me rigorozitet, në kohën e duhur për të shmangur katastrofa të tilla. Ai shoqërohet me kapacitet maksimal prodhues të digave dhe me një grafik që rregullon regjimin hidrik të Liqeneve të Drinit. Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht të gjithë këtë procedurë dhe të shikojë se ku është shkelur rregullorja e menaxhimit të Kaskadave dhe ajo e shkarkimit të digave. Ky hetim ka rëndësi për të kuptuar nëse gjendemi para një situate korruptive, apo para një situate të prodhuar nga papërgjegjshmëria.
Në të gjitha rastet, kjo është një katastrofë e shkaktuar nga mungesa e menaxhimit njerëzor të situatës dhe vepra penale është e prekshme. Mijëra hektarë janë nën ujë dhe qindra mijëra shtëpi janë përmbytur. Fatura financiare e kësaj katastrofe është shumë e lartë dhe prokuroria nuk mund të neglizhojë fillimin e hetimeve.

Duke iu bashkuar dhe një herë thirrjes së qeverisë për evakuim të banorëve të zonës, duhet të shpjegohet qartë situata, se rruga e vetme për të shpëtuar nga katastrofa e madhe është hapja e portave të shkarkimit për të ulur nivelin e ujit në Digë. Pa u ulur ky nivel, nuk ka më asnjë siguri se nuk do të vijë katastrofa e madhe. Që ky bilanc të përfundojë vetëm me përmbytje te kontrolluar dhe dëme materiale, evakuimi i banorëve duhet të bëhet urgjent. Po kaq urgjent drejtësia duhet të nisë çështjen penale për të çuar fajtorët para drejtësisë, pasi nuk mund të ketë solidaritet real me viktimat, pa u vendosur drejtësia ndaj fajtorëve të kësaj katastrofe.
Ing.Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, (Foto nr.4 ne GALERI-FOTO) ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.
Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.
Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.
"Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe", u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.
Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.
Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.
Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.
Inxhinier, ku është problemi? اfarë po ndodh realisht?

I bëj thirrje fillimisht popullatës që ta marrë seriozisht. Të largohet, derisa të stabilizohet situata që është atje. Vetëm Fierza qëndron në nivelin 293.5 sipas ministrit të Energjitikës, dhe këtu fillon përgjegjësia. Ky nivel duhet të jetë në minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit të sigurisë. Kjo ngarkesë në rezervuarët e digave ka sjellë këtë anomali që këta nuk po e menaxhojnë dot, sepse prurjet janë shumë të mëdha. Dje (pardje) kanë hapur portën numër 4, e cila, sipas ministrit që e deklaroi në një emision, kishte një defekt, u hap gjysmë dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk është problemi i kësaj porte, se ka disa të tjera që nuk janë hapur asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve. Janë portat e Komanit dhe Fierzës që janë portat e shkarkimit.
Portat janë në digë apo në tunele?
Ato janë anës digës. Në Fierzë ka dy tunele të mëdha, ku në kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. ثshtë rregullorja absolute, që në këtë kuotë porta e tunelit hapet. Nuk ka të drejtë askush që ta ndalë këtë.
اfarë janë portat?
Aty ka dy palë porta, portë segment, që është prodhuar në Francë dhe portë e remont-avarisë, që janë prodhuar në vend. Porta segment ndan rezervuarët dhe, nëse ajo hapet dhe ngel përgjysmë, duhet të veprojë porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di unë gjatë gjithë vitit qëndrojnë nën ujë. Ndërkohë ato duhet të qëndrojnë lart ujit gjatë periudhës maj-shtator. Ato duhet të ngrihen lart dhe gjatë kësaj kohe jam shumë i sigurt që nuk janë vënë në punë këto porta.
Tani që jemi në këto kushte, cilat porta janë hapur?
Tani janë hapur portat segmente në tunelin numër 4 në Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës.
A mund të themi se kemi rrezik tani nga mënyra se si shkarkohet?
Rreziku më i madh do të ishte, nëse vijnë prurje të mëdha dhe është niveli 293.5 dhe me shkrirjen e borës, që është situatë shumë e rënduar, dhe tentohet të hapet porta numër 3, njëra nga këto porta, po të ngelej hapur, do të mblidheshin njësoj dy mijë metra kub ujë poshtë në fusha. Rasti më katastrofik është nëse nuk hapen këto porta, nuk funksionojnë ato. Siç nuk funksionoi kjo që tha vetë ministri, që është hapur vetëm deri në gjysmë dhe është mbyllur prapë. Ajo duhet të ishte hapur komplet dhe të mbyllej. Duhej bërë prova e portës remont-avari. Ato janë porta me rrota që duhen grasatuar një herë në 6 muaj, por kanë 20 vite që nuk grasatohen. Ato kanë përmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 tonë një portë me një mekanizëm ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë.
Kemi një deklaratë verbale të ministrit, i cili pranon se jemi në kuotat e palejueshme të digës. Ka përgjegjësi penale për këtë?
Sigurisht që ka. Përgjegjësia shkon zinxhir.
اfarë mund të bëhet në këtë situatë emergjente? Cila është këshilla e mirë për të shmangur katastrofën?
Këshilla më e mirë tani është që të largohen të gjithë banorët dhe të bëhen shkarkimet e detyrueshme. Banorët doemos duhet të largohen dhe të vazhdojnë shkarkimet për shkak të prurjeve të shumta që mund të vijnë nga shirat apo shkrirja e borës.
A ka mundësi që të parandalohet fatkeqësia, nëse nuk funksionon ndonjë portë?
Absolutisht, tani nuk ka mundësi. Jemi të gjithë në mëshirë të fatit.

Shekulli
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Zgjerohet harta e përmbytjes, 2205 banesa janë nën ujë


UPDATE- Situata shqetesuese ne Shkodër për shkak të përmbytjeve, ku aktualisht gjenden nen uje 2205 banesa. Kalimi në rrugën hyrëse për në komunën e Dajçit ka qenë i pamundur. Kjo pasi sasia e ujit të pranishëm në këtë rrugë, nga segmenti kthesa e Dajcit në aksin rrugor Shkodër - Velipojë dhe deri në fshatin Shirq i ka kaluar 50 cm dhe rruga nuk dallohet nga kanalet, fushat e shkurret anës tyre.

Kamionë të ushtrisë, të ndihmuar dhe me varka e gomone po bëjmë evakuim të atyre banorëve që akoma janë në këtë komunë . Niveli i ujit është rritur dhe në hyrje të qytetit tek Harku i Berdicës dhe këtu policia nuk lejon kalimin drejt Tiranës dhe anasjelltas të autoveturave.
Në lagjen Bahçallek niveli i ujit ka qëndruar njëlloj si një ditë më parë dhe banorët vazhdojnë të evakuohen.



Të dhënat e qendrës operacionale deri në orën 18.00
Bashkia Shkodër 250 ha 148 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 248 180
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1800 ha 370 130
Komuna Guri Zi 650 ha 730 200
Komuna Bushat 1700 ha 312 130
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 10270 ha 3850 persona 2205 shtëpi


Më poshtë tabela me të dhënat e mesditës


Bashkia Shkodër 250 ha 148 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 230 180
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1800 ha 350 130
Komuna Guri Zi 650 ha 689 200
Komuna Bushat 1700 ha 300 100
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 10270 ha 3752 persona 2175 shtëpi



Të dhënat e mëngjesit mbi shkarkimet dhe përmbytjet


Sot në orën 09:00 Ministria e Brendshme informoi mbi gjendjen më të fundit në kaskadën e Drinit dhe situatën e krijuar në ultësirën e Shkodrës. Nga shkarkimet e 3 hidrocentraleve aktualisht janë 10 200 hektarë tokë nën ujë dhe plot 2110 shtëpi të përmbytura totalisht.
Përsa i përket shkarkimeve në HEC-e shihet qartë se ato janë rritur krahasuar me ditën e djeshme.
Fierza po shkarkon aktualisht 665 m3/s nga porta, dhe 451 m3/s nga turbinat. Në total nga liqeni i Fierzës aktualisht po derdhen 1116 metër kub ujë në sekond. Shifra më e lartë kjo e raportuar deri më tani nga KESH-i.
Nga Komani po shkarkohet në total 1960 m3/s dhe nga Vau i Dejës 2300 m3/s. Si pasojë e rritjes së shkarkimeve niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka filluar të ulet.


Tabela me te dhenat e KESH-it për tre hidrocentralet:

data 8 janar, ora 9:00


kuota max / kuota aktuale / shkarkimet / prurjet
Fierza / 296 m / 292.5 m / 1116 m3/s / 1200 m3/s
Koman / 175 m / 173 m / 1960 m3/s / 530 m3/s
V. Dejës / 76 m / 75 m / 2300 m3/s / 230 m3/s

Tabela me të dhënat e Emergjencave mbi përmbytjet në Shkodër



Data 8 janar ora 09:00

Tokë e përmb / të evakuar / shtëpi të përmb
Bashkia Shkodër 250 ha 148 persona 320 shtëpi

Komuna Dajç 2000 ha 2000 persona 1187 shtëpi

Ana e Malit 1370 ha 230 persona 180 shtëpi

Velipojë 2000 ha 25 persona 50 shtëpi

Bërdicë 1700 ha 350 persona 65 shtëpi

Guri i Zi 650 ha 689 persona 200 shtëpi

Bushat 1700 ha 300 persona 100 shtëpi

Kom.Qendër 500 ha 10 persona 8 shtëpi



*****

Berisha: 'I pamoralshëm', kush shqetësohet për digat


Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë, që u mbaj këtë mbrëmje se digat janë të sigurta dhe i quajti "të pamoralshëm" ata që sipas tij kanë "përhapur panik" për çarjen e tyre.
Si per ironi te fatit qeveria e sotme po ndjek te njejten rruge qe ndoqen ne vitin 2004, socialistet. Ne ate kohe Berisha kryetar i opozites akuzonte drejtorin e koporates elektroenergjetike shqiptare Harasani per korrupsion me importin e energjise elektrike. Sipas Berishes atehere, permbytjet ishin te qellimishme, pasi KESH vijoi importin e energjise elektrike dhe korrupsionin permes tij.
Sot pas rreth 6 viteve Berisha ne qeveri ka realizuar jo vetem hapjen e Vaut te Dejes, si qeveria Nano ne 2004-en, por ka hapur edhe Komanin e Fierzen. Argumenti i tij eshte i njejte me ate qe perdorte ne ate kohe drejtori i KESH Harasani.
Me sa duket kreu i qeverise e ndjen dhe vete paralelizmin, pasi ai i lejoi vetes edhe krahasime me 2004 ne mbledhjen e sotme te qeverise.
"Sistemi i digave është në sigurinë më të plotë dhe u kujtoj atyre që përhapin panik se shkarkimet e deritanishme, edhe ato më kulmoret nuk janë as gjysma e më kulmoreve të 2004-ës"- ka thënë Berisha.
Berisha ka kujtuar edhe takimin me projektuesin e digave të Italisë, që sipas tij e dërgoi me urgjencë nga SHBA, kryeministri i Italisë, Berluskoni.
Ai ka kërkuar hapjen e një llogarie nga autoritetet duke theksuar se edhe një rrogë e tij do të shkojë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura dhe ka bere nje sere falenderimesh per banoret.


Berisha: S'mund të ndalojmë shkarkimet, banorët të ikin
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sërish sot se situate është emergjente në Shkodër dhe se shkarkimet nga liqenet e HEC-eve nuk mund të ndalen, pasi prurjet janë shumë të mëdha.

Ai përsërti apelin për largimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. "Argjinatura e Dajtit
funksionon por nuk mund të rrihet kurrë banzuar në funksionim e saj", u shpreh Berisha, duke iu bërë thirrje gjithë banorëve të Komunës së Dajçit, Bushatit dhe Anës së Malit të largohen sa më parë.


Më tej Berisha shtoi se PS po spekullon me shifrat dhe rregolloren e HEC-eve. "Spekullimi në një kohë të tillë dëshmon amoralitet. اdo politikan, çdo qytetar është i lirë të shkojë të kontrollojë të gjithë regjistrin e kaskadës së Drinit, të prurjeve, të shkarkimeve dhe ti krahasojë me rregulloren e vitit 1998. Prurjet në Koman janëe mbidyfishuar, reshjet do të vazhdojnë. KESH ka zbatuar me përpikëmëri rregulloren e 98, deklarat e kundërta janë amorale", deklaroi Berisha.


Ai foli edhe për kompensimet, duke u shprehur se "cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Do i kompensojmë një nga një. Kjo është vërtet një fatkeqësi natyrore", tha ai.
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Rama dhe Berisha njëkohësisht në Shkodër


SHKODER - Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS-së, Edi Rama kanë shkuar njëkohësisht sot në Shkodër, por kanë shmangur përmballjen në qytet.
Ndërsa Berisha bëri intenerarin Tiranë-qytet i Shkodrës-Bushat, Rama u ndal fillimisht në zonat e përmbytura në Nënshkodrës dhe më pas hyri në qytet kur Berisha ishte në të dalë.
Rama tha se "e gjitha kjo nuk erdhi si pasojë e kapricove të motit por nga keqmanaxhimi i situaës dhe nga korrupsioni i qeverisë. Ai tha se kemi prova të mjaftueshme për të këtë dhe ftoj prokurorinë të hetojë.
"Prifti dhe gjithë priftat e tjerë të korruptuar duhet të japin dorëheqje për dëmet e mëdha që i sollën vendit", vijoi ai.
I pyetur për parashikimin që i bën ai kësaj situate, u shpreh se "unë nuk dua të përhap panik tek këta banorë që janë në pikë të hallit. Unë bashkë me socialistët në gjithë vendin do të hapim një rrjet ndihmash për t'ua sjellë këtyrë banorëve".
Pra në pikat që do hapë PS në çdo qytet kushdo mund të kontribuojë për banorët e prekur nga përmbytja në Shkodër.


Shekulli
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

TIRANث- Kaosi në veri të vendit dhe situata e rrezikshme që e ka shpënë Shqipërinë në prag të një katastrofe kombëtare ka ardhur si pasojë e neglizhencës të institucioneve me rastin e festave të fundvitit. Kjo është pranuar nga vetë drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku.
Kjo deklarate sa e vertete aq edhe qesharake duket.Qeveria nuk eshte per te shijuar pushimet dhe festat.Qeveria duhet te jete e gateshme ne cdo ore minute apo sekonde kur e kerkon situata.Te tilla paradokse vetem ne shqiperi ndodhin.
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Hoxha apel politikës: Situatën në Drin lërjani në dorë ekspertëve
Inxhinieri Farudin Hoxha, personi që ka projektuar Hidrocentralin e Fierzës në kaskadën e Drinit i bën apel politikës shqiptare që të mos ndërhyjnë në përballimin e kësaj situate, por t’ia lejnë në dorën ekspertëve. Në një intervistë dhënë për “News 24”, inxhinier Hoxha shprehet se “dua të them se situata në kaskadën e Drinit është nga më të rëndat që unë njoh deri më sot në Shqipëri. Prurjet janë të jashtëzakonshme”. “Unë si një ndër projektuesit e kësaj kaskave, kam besim të plotë se veprat e parashikuara në të, jo vetëm që do t’i rezistojnë këtyre plotave kaq të mëdha që po vijnë në Drin, por edhe mënyra e shkarkimit të tyre në anën e poshtme duhet të bëhet me mënyrën teknikisht më të mirë dhe më të zgjuar, me humbjet më të pakta që mund të jenë në këta rast. Unë do të bashkohesha me thirrjen e gjithë shqiptarëve pa përjashtim, që t’i binden urdhrit për t’u larguar nga vendbanimet e tyre, sepse e tashmja dihet, e ardhmja padyshim që nuk dihet, por ka një perceptim për të, i cili është shumë i zymtë. Dhe që kjo të mos realizohet, që ky perceptim të mos bëhet, të ikin, të largohen”, thekson Hoxha. Projektuesi i këtyre hidrocentraleve thekson se ndoshta mund të ketë pasur ndonjë devijim, por që nuk kanë ndikuar në këtë situatë aktuale. “Ndikimi i tyre nuk është kaq katastrofik, sa vërehet sot. Sot këto prurje kaq të jashtëzakonshme dhe kaq të mëdha, do të duhet të kalohen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse në bazë të Rregullores që ka kaskada e Drinit, për shkarkimin e prurjeve të mëdha”. “Absolutisht s’bëhet fjalë për çarjen e digave. اarja e tyre mund të bëhet vetëm në qoftë se kalohet uji mbi të. Në qoftë se respektohen këto që unë fola më sipër (Rregullorja) të jeni të sigurt dhe aty ku jeni dhe sot se nuk ju gjen gjë, do të jeni përjetë aty ku banoni dhe sot. Por mos ndërhyni. Hiqni dorë, largohuni nga këto, ndiqni punën e organizmave të tjera, që secili të bëjë detyrën e tij. Këtë detyrë e ka KESH-i dhe lërjani në dorë këtij institucioni”, thekson inxhinier Hoxha.
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Kujdes se kane per ti shperthyer digat me dinamit.

Do t'ju vrasin ne gjume....
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Situata ne shkoder eshte shume e tmerrshme ..un skam pa nojhere permbytje ma t madhe

Eshte fillimi... ka edhe disa faqe nga libri i UDB-se per Shqiperine.

Ja edhe fakti...


Ambasada USA në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

E se mbaruan shyqyr po halli i atyre te shkreteve qe ngelen pa shtepia e pa gje ..
Edhe megjithe kto permbytjet qe ska nevoje ti pershkruaj une se i keni pare ne tv te gjitha akoma se kam marre vesh shkakun per te cilin ndodhi..
Po kur doli ky ministri e tha qe nga 1 mkub bore dalin 5 meterkub uje ose qe kishte ndiku eklipsi??!?!!?!? car budalliqesh aman
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

He mo akoma nuk i shpertheu digat UDB-ja? :ciaoo:
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

E se mbaruan shyqyr po halli i atyre te shkreteve qe ngelen pa shtepia e pa gje ..
Edhe megjithe kto permbytjet qe ska nevoje ti pershkruaj une se i keni pare ne tv te gjitha akoma se kam marre vesh shkakun per te cilin ndodhi..
Po kur doli ky ministri e tha qe nga 1 mkub bore dalin 5 meterkub uje ose qe kishte ndiku eklipsi??!?!!?!? car budalliqesh aman

Sjan budalliqe eshte njeri me shkolle ai i din mire fjalet qe flet, po pati then ashtu besoje:):):):.Me vjen keq per kto shtepi e njerez por skemi asgje ne dore .Po 1 pytje kisha shtepite lejohen te ndertohen tek portat e hidrocentralit????
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Kitrra,

Do te veprohet sipas urdherit...
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

E se mbaruan shyqyr po halli i atyre te shkreteve qe ngelen pa shtepia e pa gje ..
Edhe megjithe kto permbytjet qe ska nevoje ti pershkruaj une se i keni pare ne tv te gjitha akoma se kam marre vesh shkakun per te cilin ndodhi..
Po kur doli ky ministri e tha qe nga 1 mkub bore dalin 5 meterkub uje ose qe kishte ndiku eklipsi??!?!!?!? car budalliqesh aman

Sjan budalliqe eshte njeri me shkolle ai i din mire fjalet qe flet, po pati then ashtu besoje:):):):.Me vjen keq per kto shtepi e njerez por skemi asgje ne dore .Po 1 pytje kisha shtepite lejohen te ndertohen tek portat e hidrocentralit????

Eri

Ska gje qe mua ma mbush mendjen qe nga 1mkub bore te dale 5 mkub uje e kupton?? eshte e pamundur
Cdokush qe ka bere fizike ne gjimnaz ka studiuar per formulen si gjendet masa m=d x v
dendesia e akullit eshte 900 kg/m3 kurse e ujit 1000 kg/m3. Eshte normale qe uji ze vellim me te madh sepse tek akulli molekulat jane te sistemuara edhe zene me pak vellim.

Edhe ne baze te ligjit te 3 te njutonit kur rritet dendesia => eshte ul medoemos vellimi.
Ne kete rast qe ka permendur ai Genc Ruli kemi kthim te bores me dendesi te vogel ne uje me dendesi me te madhe edhe prandaj i bie qe vellimi te ulet.eshte thjesht e anasjellta.
Nuk e mohoj qe ai gjersa eshte deputet te jete i paafte por ndoshta eshte bere ne kete rast sepse i leverdiste!

Pastaj eklipsi eshte edhe me qesharak.Eklipsi nuk eshte gje tjeter vecse hija e tokes mbi hene!
Kjo gje ndikon tek baticat edhe zbaticat por sbesoj tejete kjo arsyeja e permbytjeve apo jo?
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Eri

Ska gje qe mua ma mbush mendjen qe nga 1mkub bore te dale 5 mkub uje e kupton?? eshte e pamundur
Cdokush qe ka bere fizike ne gjimnaz ka studiuar per formulen si gjendet masa m=d x v
dendesia e akullit eshte 900 kg/m3 kurse e ujit 1000 kg/m3. Eshte normale qe uji ze vellim me te madh sepse tek akulli molekulat jane te sistemuara edhe zene me pak vellim.

Edhe ne baze te ligjit te 3 te njutonit kur rritet dendesia => eshte ul medoemos vellimi.
Ne kete rast qe ka permendur ai Genc Ruli kemi kthim te bores me dendesi te vogel ne uje me dendesi me te madhe edhe prandaj i bie qe vellimi te ulet.eshte thjesht e anasjellta.
Nuk e mohoj qe ai gjersa eshte deputet te jete i paafte por ndoshta eshte bere ne kete rast sepse i leverdiste!

Pastaj eklipsi eshte edhe me qesharak.Eklipsi nuk eshte gje tjeter vecse hija e tokes mbi hene!
Kjo gje ndikon tek baticat edhe zbaticat por sbesoj tejete kjo arsyeja e permbytjeve apo jo?


HAHAHAHAH sa seriozisht e ke mare mi po me shaka e thashe o ajsi hahaha se dihet qe saliu smush fare e thash me ironi ate qe din mire se cfelt hahah .Km thene dhe pas po pati then ashtu besoje hahahah .
Eklipsi ka te beje me rritjen e livelit te detit jo te lumit ,po aq tru ka ai sa sdi ti beje dallimet.

Perseri pyes kto shtepi qe jan bere afer dyerve te digave duheshin ndertuar apo jo ne ate vend???
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

Ore akoma se keni kuptuar juve , qe Bastard Sali berisha gjer sa ta bej shkrum e hi shqiperine ska me ik prej atij kolltuku , ai bahske me zagaret e tij qe ka pas vetes ..
Situata e mbushjes se diges i iku nga duart sepse kan ver neper drejtime njerez incompetent qe as te mesmen se kan, as sa porta ka hidocentrali nuk dinin, kur i intervistuan , por nje gje e kan , jan PD-ista te flakte e prandaj ky popull do eci vetem mbrapa e me mbrapa gjer sa te mos egzistoj meritokrazia ..
Por ajo cka esht per tu habit , qe ne te gjithe boten , kur qeveira gabon gjene me te vogel , vihet ne banken e gjykimit e ndersa ne shqiperi , ndodhi ca ndodhi pas ca javesh gjithcka do harrohet , sic u harrua per gerdecin , per 97 etj etj e do i falet ketyre plerave qe bejn gjasme qe po drejtojn vendin , kur ne fund te fundit drejton vetem xhepat e tyre me shitjen e energjise e kan dhe ftyre e thone qe esht shkaku i motit qe ka ren shum shi , vetem njerzit e semure me PD-ne do i hanin keto brockulla se nje njeri qe ka dy pare mend , mendon me thelle sepse ajo dige aty ka shum vjet e mot i keq ka ber cdo dimer ;) e jan hapur portat me kohe , sic duheshin hapur dhe tani , por ja qe tafmaja ja nxorri nga hundet , mjer per popullin qe humben gjithcka cka kishin , por sdo isha merzitur aspak sikur te ishin shpiat e qeveritareve ato e jo te fshatareve te shkret ..
Turp turp
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

questo è l'inizo della fine:( fiillmi x fundin e shq:(
 
Titulli: Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës

vetem njerzit e semure me PD-ne do i hanin keto brockulla se nje njeri qe ka dy pare mend , mendon me thelle sepse ajo dige aty ka shum vjet e mot i keq ka ber cdo dimer ;) e jan hapur portat me kohe , sic duheshin hapur dhe tani ,
Turp turp

Kur dhe nga kush eshte zbuluar se gjysma e Shqiperise vuan nga kjo sindrom apo kur dhe nga kush eshte vertetuar se radhitja pas PS-se i bene njerezit me te menqur. Konkludime shume interesante keni nxjerruar, madje konkludimet e qastit mua ma ndreqin diten duke me bere te qeshe. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back