Hapat që ndihmojnë të rikuperoni veten pas një periudhe të vështirë emocionale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Hapat që ndihmojnë të rikuperoni veten pas një periudhe të vështirë emocionale​

-640-0-613842c723aff.jpg


Rikuperimi pas një periudhe vështirësie është pjesë e natyrës njerëzore, por duket se për disa njerëz është më e thjeshtë dhe për të tjerë jo. Pse shumë prej nesh luftojnë për të përballuar vështirësitë e përditshme, ndërsa të tjerë tërhiqen pothuajse menjëherë?


Ju sjellim një vështrim më të afërt të asaj se çfarë do të thotë elasticitet, çfarë na sugjerojnë studimet për të përforcuar këtë aftësi?

Çfarë do të thotë të jesh elastik?
Në përgjithësi, elasticitet do të thotë “të përballosh mirë situatat e rrezikshme ose fatkeqësitë”, shpjegojnë ekspertët. Cilësitë personale si vetëbesimi, vetëkontrolli dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve një luajnë rol të madh, por sipas studimeve, mbështetja sociale luan një rol edhe më të madh. Edhe pse fëmijëria është periudha më e rëndësishme për ndërtimin e elasticitetit, kjo mund të bëhet edhe në moshë madhore. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, për sa kohë që keni mbështetjen e familjes dhe miqve, mund të filloni të ndërtoni elasticitet edhe në moshë madhore. Ju njohim më poshtë me disa nga këshillat e tyre.


Kërkoni dhe pranoni mbështetje
Sigurohuni që të keni një rrjet miqsh dhe të afërmish të besuar, me të cilët keni marrëdhënie pozitive dhe mund t’iu kërkoni ndihmë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e shëndetit mendor. Për fëmijët e vegjël, kjo kryesisht nënkupton marrëdhënie të mira me kujdestarët parësorë. Ata kanë nevojë për shumë mbështetje pavarësisht nëse e kërkojnë atë apo jo.

Investoni në marrdhëniet tuaja
Çelësi për ndërtimin e elasticitetit është krijimi dhe mirëmbajtja e një rrjeti mbështetës para se të keni nevojë për të. Investoni në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe anëtarët e familjes të cilëve ju i besoni, veçanërisht ata që janë empatikë dhe të dhembshur. Kur goditeni nga fatkeqësitë, një mik mbështetës me aftësi të mira dëgjimi, mund të bëjë një ndryshim të madh. Dhe padyshim që kjo marrëdhënie duhet të jetë reciproke, të jepni dhe të merrni.


Ndërtoni marrëdhënie të reja
Nëse marrëdhëniet ekzistuese nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme, ndërmerrni hapa për të krijuar marrëdhënie të reja më të shëndetshme. Provoni të frekuentoni mjedise ku ju bashkon një interes i përbashkët me njerëzit e tjerë. Për shembull, një klub libri, klasë joge ose një projekt vullnetar.

Vendosni një qëllim në jetën tuaj
Të kesh një qëllimi është një nga elementët kryesorë për të qenë të lumtur. Kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme, kur njerëzit përjetojnë ndryshime të mëdha në jetë, si dalja në pension. Ndjenja e qëllimit mund të vijë nga rolet tona si studentë ose punonjës, por gjithashtu mund të vijë nga hobi ose projekte vullnetare. E tillë mund të jetë rritja e një kopshti perimesh në oborrin e shtëpisë ose pastrimi i mbeturinave në një park lagjeje.

Ndiqni një rutinë të përditshme
Pas një traume ose dështimi, mund të jetë e vështirë të motivojmë veten për të bërë gjërat që mund të na ndihmojnë të përballojmë situatën. Prandaj ndjekja e një rutine që ju jep rehati dhe mendimi që mund të parashikoni ditën, do t’ju ndihmojnë të qëndroni më të motivuar.

Mos u përpiqni të parandaloni çdo të keqe
Doza të vogla të stresit të përditshëm, mund të na ndihmojnë të mësojmë se si t’i trajtojmë sfidat më të mëdha dhe gradualisht se si të adaptohemi më thjeshtë në të tilla situata në të ardhmen. Njerëzit kanë nevojë për një ekspozim ndaj vështirësive në mënyrë që të fitojnë aftësi dhe besim, për të përballuar sfidat e pashmangshme të jetës.

Kujdesuni për veten
Kujdesi për veten mund të ndihmojnë të jeni në formë më të mirë fizike dhe emocionale. Të ushroheni rregullisht, të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm, janë disa nga gjërat që mund të bëni për tu kujdesur për veten tuaj.

Vëzhgoni mënyrën se si mendoni
Duke vëzhguar mendimet tuaja, ju mund të fitoni më shumë kontroll mbi impulset emocionale. Kjo mund të ketë përfitime edhe për të menduarin në mënyrë pozitive dhe për të qenë optimist. Megjithëse është e rëndësishme të shmangni kurthet e pozitivitetit toksik, i cili mund të përfundojë duke zvogëluar elasticitetin tuaj./AgroWeb
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top