Halime Solmaz njeriu më i moshuar në botë

Kresha

A pretty face can never trick me
125 vjeçarja Halime Solmaz jeton në Dijarbakër dhe ka 7 fëmijë, 54 nipër dhe mbesa dhe rreth 150 stërnipër.




Njeriu më i moshuar në botë është një turke e moshës 125-vjeçare, e cila jeton në Dijarbakër, konfirmuan autoritetet lokale, cituar sot nga shtypi turk.

Halime Solmaz, ekzistenca e së cilës nuk ishte zbuluar deri tani, ka lindur më 1 korrik 1884 dhe akoma jeton'', theksoi Irfan Ertas, zyrtar i lartë në administratën e gjendjes civile në Besiri, ku banon 125-vjeçarja, njoftuan gazetat turke.

Regjistrat e gjendjes civile nuk ishin ruajtur mirë gjatë Perandorisë Osmane, periudhë kur kishte lindur e moshuara.

Njeriu më i moshuar në botë përpara saj, amerikania Gertrude Baines vdiq në Los Anxheles në moshën 115-vjeçare më 11 shtator 2009.

Solmaz ka shtatë fëmijë, 54 nipër dhe mbesa dhe rreth 150 stërnipër./trt/


 
Back
Top