Hakmerren me dashnorin duke i vendosur lajmerime

elbruna

Anëtar i Respektuar
Sharmanti Paul Marshall për shkak të mbajtjes së dy lidhjeve të dashurisë në të njëjtën kohë ka përfunduar në lajmerimet e rrugëve. Mirëpo teksti nuk ka qenë aspak i këndshëm, pasi që femrat e tradhtuara nga ai kishin vendosur t’i hakmerren.

Në 150 shtylla të rrymës nëpër tërë Southamptonin kanë zbardhur lajmerimet me fotografitë e mashkullit anonim i cili është përshkruar si “pervers gjakftohtë dhe i pashpirt”, së bashku me vërejtjen për të gjitha femrat që të ruhen prej tij. Pak kohë pas kësaj është lajmëruar dyzetvjeçari Paul Marshall, mashkulli nga pllakatet, dhe u ka kërkuar falje të gjitha femrave të cilat i ka lënduar në të kaluarën.

Paul ishte në lidhje tetëmuajshe me 44-vjeçaren Lisa Henessy, po ashtu nga qyteti Southampton, mirëpo në të njëjtën kohë po mbante lidhjen edhe me ish të dashurën e tij. Femrat, natyrisht, nuk e dinin për njëra-tjetrën, e kur e zbuluan këtë muhabet vendosën që t’i bien në qafë.

Marshall u ka kërkuar shumë të falur, e ka pranuar gabimin dhe ka thënë se e ka kuptuar se e ka mësuar mësimin. Sigurisht ka ndikuar edhe porosia nga pllakati: “Kujdes nga ky mashkull. Ai është gjakftohtë dhe pervers i cili bën gjah në femra, i shfrytëzon, i mashtron dhe në fund ua thyen zemrat





webshqip
 
Titulli: Hakmerren me dashnorin duke i vendosur lajmerime

Mir ja kan bere dy kunguj ne 1 sqetull nuk mbahen.
 
Titulli: Hakmerren me dashnorin duke i vendosur lajmerime

hhahahahahhaha e bukur kjo....ate qe mbjell-korr:)
 
Titulli: Hakmerren me dashnorin duke i vendosur lajmerime

Kam pare dhe nje filem te tille ,shume i bukur !
Por keto grate mire ja kane bere ,aq eshte pak :P
 
Titulli: Hakmerren me dashnorin duke i vendosur lajmerime

Siç duket nuk paska arritur ti knaqi te dyja , prandaj kan dal paknaqsit.
Normal , njeri smund te jete ne shume vende ne te njejten kohe.
 
Back
Top