Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Hakan Shykyr, ish-sulmuesi i njohur turk, e ka përsëritur për të disatën herë faktin e origjinës së tij, se nuk është një turk, por një shqiptar.

“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar”, tha Shykyr në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili në fjalën e tij tha: “Le të mos ndahemi në turq, kurdë apo shqiptarë! Ne jemi një qeveri që e pranon çdo lloj nacionaliteti në vendin tonë. Edhe poeti Mehmet Akif, ai që thuri vargjet e himnit turk ishte shqiptar.

Vëllai ynë Hakan Shykyr është një shqiptar, i cili e veshi më shumë se çdokush tjetër fanellën e kombëtares tonë. Ai është një bir i këtij kombi”, tha Erdogan për shënuesin më të mirë në historinë e kombëtares turke.

I njohur me nofkën “Demi i Bosforit”, ai u bë një legjendë te Gallatasaraji ku fitoi 14 tituj.fft99_mf3810157.gif
 

Attachments

  • fft99_mf3810157.gif
    fft99_mf3810157.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Epo kemi shqiptare te shperndare neper bote nder keto 25 vite qe jane bere me grek se greket, me italian se italianet, e kshu me rradhe.....cudi ti linde atje dhe se mohove kurre kush je...c'mbetet te thuhet pervec se bravo!
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Kshu nga emri turk je
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Po ne turqi ka lindur o sensuu
Pastaj ti gjysmen e popullsis me emra turq i ke
Hasan ,hysen, etj
Shyqyr brezat kane filluar te europianizohen disi
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Hakan Shykyr, ish-sulmuesi i njohur turk, e ka përsëritur për të disatën herë faktin e origjinës së tij, se nuk është një turk, por një shqiptar.

“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar”, tha Shykyr në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili në fjalën e tij tha: “Le të mos ndahemi në turq, kurdë apo shqiptarë! Ne jemi një qeveri që e pranon çdo lloj nacionaliteti në vendin tonë. Edhe poeti Mehmet Akif, ai që thuri vargjet e himnit turk ishte shqiptar.

Legjendo mi beje te fala Erdoganit e mi thuaj: Pasi paske aty shqiptare pse su lejon gjuhen shqipe. Rreth 40 mije turq ka krejt Kosova dhe ne dy qytete e ke gjuhe zyrtare gjuhen Turke.
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Erdogani eshte diktator....pavaresisht brockullave ai kurre si ka dhene te drejta shqiptareve atje.
Vetem ne Tirane sa kolegje turke ke....nderkohe qe shqiptarve ia ka mohuar te drejten te mesojne gjuhen e te pareve te tyre...kjo dihet boterisht
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Tani qe doli ne pensjon u kujtua qe eshte shqiptar ky !!!
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Tani qe doli ne pensjon u kujtua qe eshte shqiptar ky !!!

Ne fakt pyti keshilltaret per pohomin por i siguruan qe po ju nderpre pensioni ne turqi shqitaret do e e benin mit e mbase do i jenin ndonje celes qyteti...sh vone , i ka mbarur celsat rama. ... Apo jo...
Pa ironi tani ,mua me behet qefi kur thone jam shqiptar....ndjejne ate forcen qe ky pohim zgjon!!!
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Tani qe doli ne pensjon u kujtua qe eshte shqiptar ky !!!

PO ai eshte deputet mo, si doli ne pension?
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

PO ai eshte deputet mo, si doli ne pension?


Kur u bo deputet ky se dhe une per futbollist te pensionuar e dija :D
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Kur u bo deputet ky se dhe une per futbollist te pensionuar e dija :D

Diku nga 2013 me duket...ja ta hulumtoj cik

Zgjimi shqiptar: Krimbi është kthyer!
Deklaratat e artikuluara javën e kaluar nga Hakan Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi jetojnë shqiptarë etnikë.
Şükür deklaroi: “Për hir të unitetit kombëtar, diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim. Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i parë (nëse do të marrim etninë si faktorin primar që përcakton kombësinë), unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë. Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”
Me sa duket ajo çfarë ai tha është në përputhje me vijën politike të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe debatet se deklarata e Hakan Şükür do të thoshte se ai po refuzon pjesën turke të identitetit të tij, është tërësisht një marrëzi e medias. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi është përpjekur gjatë për të lënë identitetin etnik jashtë vijës politike, për hir të unitetit kombëtar. Pas raportimeve mashtruese të mediave, Şükür doli për të konfirmuar qëndrimin e tij dhe vendosi theksin mbi “një komb, një atdhe, një flamur dhe një gjuhë” në fjalimin e tij shpjegues.
Konkluzioni që del nuk është njëanshmëria e medias kundër partisë që është në pushtet, ose qasja ndaj etnisë dhe diversitetit etnik. Përfundimi i vërtetë i këtij incidenti është se kjo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar, identiteti etnik i të cilit ka mbetur nën sipërfaqen e shoqërisë për më shumë se gjashtë dekada në Turqi.


E shkeputa nga diku!
 
Titulli: Hakan Shykyr: Jam shqiptar, jo turk

Neve na u ben shqipetaret Greeker,na mbeti ky turku te quhet shqipetar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back