PiNkY
Anëtar i Nderuar
Një hajdut që vidhte të brendshme femrash në Kinë është zbuluar pas 10 vitesh, kur tavani i shtëpisë së tij ra nga pesha e koleksionit.
Banditi i reçipetave, me emrin Tang, kishte fshehur rreth 2000 të brendshme në apartamentin e tij në Guangxi Zhuang. Ai i vidhte ato në kohën që fqinjët e tij ishin në punë.
Policia tha se Tangu, një burrë rreth të tridhjetave, hynte nëpër apartamente falë një “çelësi kopil”, që nuk dihet ku e kishte gjetur.
Hajduti i të brendshmeve ka pranuar krimin e tij duke shtuar se vuan nga një sëmundje mendore dhe se nuk e di kur i nisi fiksimi për të vjedhur të brendshme femrash.
/ Top Channel /