Hajduti amator

My Self

Born To Be Happy
hajduti-kamera.jpg
Një hajdut mendjelehtë është regjistruar nga kamera e sigurisë të cilën po mundohej të vidhte.
I armatosur me një thikë të vogël, keqbërësi harxhoi 4 orë për të çmontuar sistemet e sigurisë së një pub-i në Manchester (Angli) duke mos kuptuar se një nga kamerat po regjistronte çdo lëvizje të tijën.

Hajduti, pasi e hoqi kamerën nga muri, e ktheu atë nga vetja dhe vazhdoi përpjekjet e çmontimit me idenë se kamera ishte e fikur në një kohë që ajo po regjistronte normalisht. Duke mos ia dalë dot për ta marrë, hajduti është larguar pa të duke lënë të filmuar të gjithë vjedhjen.

Pronari i pub-it tha: “Kur po shikoja filmimin më erdhi për të qeshur. Ai gati sa nuk po e puthte kamerën.”

Policia tashmë ka pamje të para të shkëlqyera për të kapur hajdutin.

Burimi: Top Channel !
 
Back
Top